Nëse Shqipëria e duron dhe e mban në pushtet Ramën , Kosova nuk ka pse mos t’i thotë atij të paktën ndal, stop
Nga Skëndër Sadri KAPITI
KOSOVA 15 VJET PAVARËSI, KURSE SHQIPËRIA NUK E KA DITË FESTE ZYRTARE 17 SHKURTIN?!
A MOS DUHET QE TIRANA T’U MARRË LEJE SERBISË DHE SHTETEVE QË SE KANË NJOHUR KOSOVËN?!
Ky shkrim kritik është për Edi Ramën sepse ai sot po keqqeveris Shqipërinë, por jo se paraardhësit e tij kanë qenë shquar për të mirë, pasi edhe ata kanë zullumet dhe të këqijat e tyre. Nuk është se Shqipëria në 100 vite ka pasur ndonjëhërë pushtet për popull e për shtet, dhe nuk ka pasur ndonjë politikë patriotike e kombëtare, dhe as politikë për interesa gjithkombëtare.Tiranës kurrë , asnjë regjim i saj nuk është interesuar për Kosovën. Por Rama do të mbahent mend si miku dhe aleat haptazi i Serbisë.Pse Rama është në pushtet akoma sot ,për këtë kanë faj edhe paraardhësit të tij , pasi prej keqqeverisjes së tyre erdhi Rama në pushtet.
Pra, duhet dhe dakord që Rama të ikë, por jo që të riciklohen e të vijnë përsëri Meta e Berisha të cilët edhe ata kanë zullume e kusure, megjithse jo sa ky Edi Ramai cili mbart dhe që i ka vënë kapak të gjitha të këqijave.
Duhet tjetër alternativë, duhet një alternativë e re politike kombëtare, demokratike ,besnike dhe proSHBA-ve; një alternativë e pakapur nga korrupsioni,tradhtia e hajnija.Kjo alternativë sot është Basha dhe elita e re politike e PD-sëe cila njihet si Partia Demokratike institucionale e ndarë nga politika e vjetër dështake e tranzicionit, dhe e cila realisht është dhe ka atributet e një Lëvizjeje reformacioni dhe evolucioni demokratik e patriotik.
Ajo që më shtyu për ta shkruar këtë shkrim është një bisedë që kisha me disa shokë në Durrës me 17 Shkurt 2023, Ditën e Pavarësisë së Kosovës, kur këtë si bisedë ua kujtova unë. Dhe konkluduan në bisedë se si ka mundësi që gazetat as nuk e përmëndënkëtë DITË KOMBËTARE ,por as nuk ka askund asnjë shenjë festive për Pavarësinë e Kosovës. Njëri nga shokët e mi më tha se” ae din ti Skënder që je me origjinë nga Kosova se për cfarëi duan në Shqipëri kosovarët; I duan tre muajt e verës që të vinë për pushime për t’ua marrë eurot; i duan që të vinë me 28 Nëntor për ta gjallëruar festën e Pavarësisë së Shqipërisë; i duanqë të vijmë e të na mbushinstadiumet kur luan kombetarja e Shqipërisë, si dhe i duan për të paguar gjobën, taksen për “Rrugën e Kombit”. Dhe kjo më solli në kujtesë edhe një gjë të cilën ma kishte thënë një i afërm i imi se; sidomos që kur Edi Rama ka marrë pushtetin në Shqipëri nuk mbahen ceremony festive për Pavarësinë e Kosovës, dhe pse nuk shkojnë nga Shqipëria në Prishtinë për ta mbështetur ekipin e përfaqësueses së Kosovës kur ai luan futboll sic bëjnë kosovarët kur luan Shqipëria që marshojnë dhe e mbushin stadiumin në Tiranë.Edi Rama në shenjë kosovarofobizmi te hapur, ai edhe vendosi traun ndarës dhe gjobën kundër kosovarëve për të kaluar në “Rrugën e Kombit”
Edi Ramës pamundësi për ta shpallur “non grata”, atij duhet t’i kërkohet që të mos flasë për Kosovën
Shërbimi më i mirë i Edi Ramës do kishte qenë që ai asnjëherë të mosangazhohej dhe të mos lejohej që tëangazhohej përKosovën , pasi ai tashmëpoltikisht,mediatikisht, ndërkombëtarisht dhe publikisht është perceptuar si negativ , proSerbise dhe në dëm të Kosovës. A thua se ky në pushtet në Shqipëri paska ardhur vetëm me mision antiKosovë . them se misioni i tij është antiKOSOVËpasi ai asnjëherë nuk është dakordësuar as me politikën dhe as me pushtetin nëPrishtinë për strategjinë dhe për mbështetjen dhe as për dakordësi e për një qëndrim tëpërbashkët gjithshqiptar në lidhje me Kosovën.
Që të ketë dorë të lirë dhe as opozitë e as shoqëroi civile dhe as media në Shqipëri që ta kundërshtojëRamen për qëndrimin e tij ndaj Kosovës ai luan mjaft mirë me propagandën dhe helmin mediatik pasi mediat në Tiranë e hanë paranë për agjenda antishqiptare e antiKosovë. Rama i mirëpërdor këto media kundër politikanëve të Kosovës me qëllim që ata të mos dëgjohen dhe as të mos respektohen, por përkundrazi që ata të urrehen në Shqipëri, sic bën e sic sillet kundër Albin Kurtit dhe me Vjosa Osmanin, Dhe në këtë synimtë tij Edi Ramën e mbështesinedhe injorantë dhe një llum komentuesish e intelektualësh serbo-grekofilë nga Shqipëria e Kosova si dhe po një llum politikanësh të tillë, por edhe asish egoistësh e inatcorë që urrejnë Albinin e Vjosën.
Rama gjatë gjithë kohës si kryeministër ështëpërpjekur që ta rehabilitojë e minimizojë deri në harresë genocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës, dhe më keq akoma është edhe mbështetësi kryesor e mos edhe ideatori sic e deklaron edhe vetë të projekteve për ndarjen e Kosovës dhe për Minishengenin antishqiptar të Open Balkanit. Vucic as në Serbi nuk ka aleat të tillë të madh kundër Kosovës se sa Edi Ramën e Shqipërisë ku për cudi pro Rama-Vucicit janë shumë në Shqipëri.
Edi Rama arrin që edhe të tallet me shqiptarët e Kosovës ,dhe deklarohet se është dhe mbron komandantët e UCK-së që gjykohen nëGjykatën Speciale, por qëai e përdor këtësa për mashtrim sikur ai respekton luftën e UCK-së, në një kohë ku ai gjeti aleat të vetin dhe të Vucicit pikërisht ishPresidentin Thaci për të ndarë Kosovën.
Pra, Rama dhe Thaci për interesa personale kryeninagjenda serbe antiKosovë.
Atij tashmë askush nuk ibeson ,pasi ai arriti deri atje kohe më parë që dhe Vucicit ia delegoi të drejtën të fliste me presidentin francez Makron për projektin antiKosovë e antishqiptar të Ballkanit të Hapur.
Kur ai edhe hapur i quante gomar politikanet e Kosovës që kundërshtonin projektin për coptimine Kosovës, a merret me mend se cfare ai bisedon nën rrogoz?
Rama nuk ka ndjesi humane e jo më kombetare për vuajtjet dhe ato se cfare kanë pësuar shqiptaret e Kosovës nga genocidi serb.
Do ishte mirë që Albini dhe Vjosa t’i thonin e t’i kërkonin drtejtpërdrejt Edi Ramës që të mos përzihet fare në punët e Kosovës, në pamundesi që ta shpallin atë non grata.
Nuk rezulton askund që Rama të ketë bërë përpjekjen më të vogël për njohje të shtetit të Kosovës.Edhe nëse deklarohet dicka për në të mirë të Kosovës, atë e bën sa për mashtrim dhe si retorikë sepse tjetër gjë djallëzisht ka dhe përgatit kundër Kosovës.
Jo vetëm kaq por Serbia duke parë karakterin e dobët , pa sens e ndjesi kombetare dhe thellësisht të një kosovarofobi të madh, kryeministrja e Serbisë edhe si tallje karshi Edi Ramës i dërgonte atij një letër ku ajo i kërkon që Edi Rama ta tërheqë njohjen për Kosovën.
Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, i ka dërguar dy letra homologut të saj shqiptar. Top Channel raporton se Brnabiq kërkonte nga Rama që shteti shqiptar ta rishikojë qëndrimin ndaj pavarësisë së Kosovës dhe po ashtu të heqë dorë nga ushtria dhe taksa 100%.
Letra mban datën 16 nëntor 2018
“Po jua kërkoj meqenëse keni njohur të ashtuquajturën ‘Republikë të Kosovës’ si një shtet të pavarur, në mënyrë që ju të përdorni ndikimin tuaj ndaj Prishtinës, që t’iu bindet marrëveshjeve dhe ligjeve ndërkombëtare. Në rast se, në kundërshti me ndikimin tuaj, ata vazhdojnë të shkelin marrëveshjet dhe paktet ndërkombëtare, ju kërkoj të rishikoni pozicionin tuaj në mbështetje të Pavarësisë”, shkruhet në letrën e parë të Brnabiç, 16 nëntor 2018.
Pra shikoje se cfarë vertetonkjo leter, verteton atë se Edi Ramën Serbia donte ta përdorte si një njerk të lig e urrejtës tëKosovës , që ai ta përdorë ndikimin e tij kundër dhe në dëm të Kosovës, pra deri këtu arrin besnikërie e Ramës ndaj Serbisë kundër Kosovës.
Edi Rama është përdorur si kukull nga Beogradi kundër Kosovës ,Këtë e vertetonmë së miri ajo se cfarë ka deklaruar Sonja Biserko se” “Ndonëse nisma për ndarje doli së fundi në sipërfaqe, ajo është zier së paku dy vite. Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë: është kryeministri shqiptar Edi Rama. Ato bisedime (për ndarjen) filluan para dy vitesh kur Rama ishte në Nish, por këto atëbotë e zbuluan Ëashingtoni dhe Londra», deklaroi Biserko. Më vonë, shtoi Biserko, idesë për ndarjen e Kosovës iu bashkuan dhe një sërë figurash prominente nga Perëndimi, siç është Ëolfgang Petritschi, i cili punon për një zyrë avokatore që lobon për qeverinë serbe, pastaj Tony Blair, ish-ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Munter, Aleks Soros, por edhe Ivan Vejvoda, Jelena Miliq, Ivan Krastev… Të gjithë këta emra tërhoqën vëmendjen te projekti i ndarjes. Kjo tani nuk është më marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiçit , përkatësisht Vuçiçit dhe Ramës, por ka edhe konotacion të ri ndërkombëtar” dekraron Biserko.
Mos zbatimin e këtijplani e pengoi kancelarja Merkel dhe Largimi si President i Kosovës i Thacit dhe arrestimi i tij nga Gjykata Speciale, si dhe për faktin se në Kosovë në pushtet erdhën Albin Kurti dhe Vjosa Osmani , dy kundërshtarët më të mëdhej të projekteve antiKosovë të Rama-Vucic -Thaci.
Rama dhe Thaci ishin gati që të sakrifikonin gjithcka nga Kosova vetëm e vetëm që ata tëdy rrinin në pushtet.‘Open Ballkan nuk njihet as nga procesi i Berlinit as nga SHBA dhe nga ky projekt fiton ekonomikisht vetëm Serbia, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duan ti bëjnë presion Bashkimit Evropian për negociatat’. Ky qëndrim u mbajt nga Sonja Biserko, kryetare e Komisionit të Helsinkit në Serbi në një intervistë ekskluzive për gazetarin Bledian Koka në SYRI TV. Biserko pohoi se ishte Berlini që ndali planin e treshes Rama-Vuçiç-Thaçi për ndarjen e Kosovës.
Inciativa e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, dhe Kryeministrit shqiptar Edi Rama për Ballkanin e hapur nuk njihet nga Procesi I Berlinit as nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
, Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit në Serbi: shprehet kështu për OPEN BALLKANIN .
‘”… kjo nismë favorizon sidomos Serbinë që është edhe vendi më i madh në rajon dhe mendoj se si Shqipëria ashtu dhe Maqedonia e Veriut i janë bashkuar kësaj iniciative në tentativë për të ushtruar presion ndaj BE-së që ajo t’iu japë statusin kandidat si Maqedonisë së Veriut ashtu edhe Shqipërisë që presin prej shumë kohësh për të bërë këtë hap të rradhës drejt BE-së. Prandaj mendoj se kjo nuk do të jetë një iniciativë jetëgjatë, sepse është thjeshtë vetëm një nga presionet që po ushtrohet nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duke qëndruar krah Serbisë’.
Ja se cfarë loje e pabesë luhet kundër Kosovës, vetëme vetëmpër të fituar pikë politike personale, Edi Rama i cili kërkon mbështetje edhe nga Serbia duke sakrifikuar interesin kombetar dhe Kosovën.Pra, Edi Rama i bën kështu me demek presion BE-së për integrimin , pasi ai nuk ka plotësuar asnjë kriter e as detyrë, por përkundrazi ka instaluar një sistem narkoshteti e kriminal korrupsioni gjithinstitucional të pashëmbullt, prej të cilit shqiptarët vetëm sa po e boshatisin dhe braktisin Shqipërinë.
Rama nuk e ka për gjë që t’a sakrifikojë Kosovën për intersine tij personal; që të bëjë matrapaazlliqe me trojet e Kosovës duke qenë dakord që t’i japë gjithcka cfarë kërkon Serbia dhe që ai të jetë“lider”i Ballkanit dhe i shqiptarëve duke falur e dhuruar trojet e shqiptarëve.Me qëllim që të qëndrojë në pushtet në Shqipëri ai bën gjithcka deri edhe te instalimi i korrupsionit në sistem , deri edhe në ndërtimin e një narkoshteti , e deri edhe duke ua imponuar shqiptarëve largimindhe boshatisjen e Shqipërisë; deri duke e falimentuar financiarisht shtetin me borxhe, deri në pastrimin dhe aministinë fiskale të parasë së pisët; shkon deri atje sa korrupton per intersiun e vet edhe të huan , si në rastin e korruptimit të një oficeri të lartë të CIA-s duke fabrikuar shpifje, akuza e sajesa kundër ishkryeatrit të PD-së ,Lulzim Basha.. Ai ka “meritën” edhe për atë se ai të gjitha pasuritë dhe paranë publlike ua jep oligarkëve; paraja që vidhet e supervidhet në tendera sinë rastin e incerenatorëve dhe të investimeve publike sidomos në rrugë ku një kilometer rruge ka kushtuar deri në afro 20 milion euro, kurse për shpronesimin e atyre që preken nga incvestimi publikata I dëmshpërblen i shpërblen me 500-1 000 mijë lekë të reje per m2.
Nese Shqipëria e duron dhe e mban në pushtet Edi Ramën, nuk ka pse Kosova të mos ia tregojë atij kufijt dhe t’i thotë të ndal, dhe mos I fut turijtë në punët tona!
Average Rating