NJË TAKIM ME MAJOREN E FAIRVIEW, NEW JERSEY, PUKJANEN VIOLETTA BERISHA
LEONORA LAÇI
Nju York- Nentor 2023
Teksa lamë në të majten tonë Manhattan-in rrezëllues, ishim zhytur në kujtimet e së kaluarës për njerëzit e mëdhenj që mergimi i përpiu, sa hap e mbyll sytë u gjetëm në qytetin e Fairview të Nju Jersey-it.
Së bashku me miqtë e mij; Zef Berishen dhe të afërmin e familjes sonë Faik Pemaj udhetuam drejt Nju Jersey per te takuar Majoren e sapo emëruar pukjanen Violetta Berishen në qytetin e Fairview, NJ.
Thjeshtësija e saj ishte e admirueshme, të njëjtën thjeshtësi e kam gjetur dhe tek shqiptarë të tjerë që kanë arritur në pozita shtetërore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mendova më vete,- ah sikur të njejtën thjeshtësi dhe përgjegjësi të kishin kryebashkiakët në Shqipëri dhe te kuptonin drejt pozicionin e tyre shtetërore, e të mos abuzonin me detyrat shtetërore, vendi ynë do të kishte përparuar shumë më tepër.
Ajo na priti së bashku me familjen e saj, djalin Valentinon dhe motren e saj Antoneten.
Pasi i shprehëm urimet tona dhe krenarinë e jehonen që ajo kishte marrë anëmbanë si kryebashkiake në këtë zonë të Nju Jersey na tregoi detaje rreth rrugëtimit të saj politik dhe shprehi deshirën për të vizituar edhe Pukën si qytet në një të ardhme të afërt.
Betimi do të bëhej në fillim te janarit të vitit të ardhshem ku na ftoi përsonalisht.
Shqipja e saj ishte e pastër dhe e qartë ndonëse e kishte mësuar atë nga prindërit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shfaqi kurioizitet për vendorigjinen e saj Pukën, ku i thash që me kënaqësi do jem unë ajo që do ta shoqëroja në udhëtimin e saj drejt vendit të të parëve të saj.
I dhurova edhe librin tim të fundit “Skender Imer Thaçi mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit te Zi” dhe i bëra një hyrje se pse zgjodha t’i dhuroj pikërisht këtë libër që lidhet me vendorigjinën e saj Pukën.
POR KUSH ËSHTË VIOLETTA BERISHA?!
Familja e saj e madhe kishte lënë Shqipërinë ne fundin e dhjetorit te vitit 1952 për të mbërritur në fillim të janarit në vitin 1953 në Podujeve të Kosovës në Ish Jugosllavinë e asaj kohe, të detyruar për shkak të regjimit komunist dhe për t’i shpëtuar persekucionit të pushtetit që shume të tjerëve u kishte ngrënë kokat.
Arratisja e familjes Berisha nga Puke ishte e domosdoshme dhe shpëtuese për ta. Arratisjes i priu Gjokë Ded Prelaj (Berisha), gjyshi i Violettes, ky vendim ishte tepër i vështirë por i pashmangshëm.
Violeta lindi në Roma të Italisë dhe nga aty që foshnje familja e saj emigruan një pjesë drejt vendeve të ndryshme të Europës e një pjesë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Familja e saj babai Palë Berisha dhe nana Mili nga familja Camaj e Malësisë sapo shkelën në token e premtuar në vitin 1970, u përpoqen t’i siguronin 4 femijëve të tyre, te ardhmen, atë të ardhme që Shqipëria ia kishte mohuar.
Përpara se t’i futej politikes ajo kishte punuar si bookkeeper dhe ekonomiste. Rrugëtimi i saj politik filloi në maj të vitit 2017, ku Këshilli i Borough-it zgjodhi per herë të parë një shqiptare si anëtare të Këshillit Bashkiak.
Violetta ishte dhe një nënë e përkushtuar ku dy fëmijëve të saj Valentino dhe Sophia ishin shkolluar dhe punonin në profilet e tyre.
BASHKIA QE DO TE DREJTOI
FAIRVIEW
Fairview u formua në 19 Dhjetor 1894, nga pjesë e Ridgefield Township, bazuar në rezultatet e një referendumi të mbajtur një ditë më parë se të fitonte referendumin. Bashkia u formua gjatë fenomenit “Boroughitis”, më pas, duke përshkuar Qarkun Bergen, në të cilin e formuan me 26 bashki në qark në vitin 1894.
Fairview është një mini-bashki e vendosur në Bergen County, Nju Jersey, Shtetet e Bashkuara. Ndërsa në Regjistrimin e Shteteve të Bashkuara të vitit 2010, bashkia kishte një popullsi totale prej 13.835, duke reflektuar një rritje prej 580 (+ 4.4%) nga 13,255 të numëruara në Regjistrimin e vitit 2000, e cila nga ana e saj ishte rritur me 2.522 (+ 23.5%) nga 10.733 të numëruara në Regjistrimin e vitit 1990.
Që nga viti 2019, Kryetari i Bashkise së Fairview ishte Demokrati Vincent A. Bellucci Jr., mandati i të cilit përfundon më 31 Dhjetor 2023.
Average Rating