Rusishtja dhe anglishtja: a janё vallё gjuhё pakicash nё Europё?

Read Time:30 Minute, 56 Second

TOMASZ KAMUSELLA

Universiteti i St Andrews, Scotland

Rusishtja dhe anglishtja: a janё vallё gjuhё pakicash nё Europё?

Abstrakt

Termi ‘pakicё’ pёr njё grup etno-gjuhёsor qё banon nё njё shtet kombёtar etno-gjuhёsor ёshtё futurnё leksikun e marrёdhёnieve ndёrkombёtare dhe nё ligjin ndёrkombёtar, pas Luftёs sё Dytё Botёrore. Termi ka qenё kufizuar me Europёn Qendrore, ku u zbatua parimi wilsonian i njё vetёvendosjeje kombёtare etno-gjuhёsore. Nga ana e vet, ky term u pёrdor pёr ‘gjuhёn e pakicace’ ligjore. Pas rёnies sё komunizmit, tё dy termat u bёnё bazё pёr formulimin dhe pёrmbushjen e tё drejtave tё pakicave nё hapёsirёn e Kёshillit tё Europёs, qё nga Groenlanda dhe Lisbona deri nё Vladivostok dhe Kamҫatkё. Megjithatё, pёrdorimi i termave “pakicё” dhe “gjuhё pakicash” pёr tё karakterizuar grupet rusofone qё jetojnё jashtё Rusisё duket se nuk ka shumё kuptim. Pёrndryshe, do tё flisnim gjithashtu pёr anglishten si gjuhё pakicash dhe bashkёsitё anglofone nё mbarё Europёn e sotme si pakica. Por nuk e bёjmё kёtё, sepse anglishtja nuk lidhet me njё shtet kombёtar tё vetёm, dhe karakteri i saj (pas) imperialist dhe hegjemon nuk mund tё pёrshkruhet vёrtet si “pakice” nё karakterin e vet.E njёjta ёshtё e vёrtetё me rusishten, ndonёse statusi i saj hegjemonik ёshtё i kufizuar gjerёsisht nё shtetet pas-sovjetike (qё nga Mongolia dhe Izraeli).

Fjalёt kyҫe: Kёshilli i Europёs, anglishtja, politika gjuhёsore, pakica, gjuha, rusishtja

  • Europa qendrore e vёrtetёёshtё ngritur mbi pakicat

Koncepti i ‘pakicёs’ ka hyrё nё politikёn dhe ligjin europian pas Luftёs sё Dytё Botёrore. Nё thelb, termi i referohet njё popullsie q, nё numra,ёshtё mё e vogёl se grupi mbizotёrues (titullar) i qytetarёve. Njё pakicё, tipikisht, ndryshon nga ky grup mbizotёrues nga njёkёndvёshtrim etno-gjuhёsor (ose etnofetar). Duke e pёrceptuar kёtё ndryshim, grupi mbizotёrues “qё sundon shtetin”, e margjenalizoi dhe e diskriminoiose edhe e pёrjashtoi pakicёn nga trupi politik i shtetit. Kjo dukuri u bё e qartё me shkatёrrimin e Austro-Hungarisё, Gjermanisё Perandorake, Rusisё Cariste dhe Perandorisё Otomane dhe ngritjen rishtazi tё shteteve pasuese, tё pёrcaktuarmbi baza etnogjuhёsore (ose etnofetare). Gjuha (ose feja) fshin ҫdo traditё tё vendosur prej kohёsh tё shtetёsisё dhe kufijtё historikё. Ishin aleatёt perёndimorё- Britania, Franca, Italia dhe SHBA- qё futёn nё Europёn Qendrore nacionalizmin etno-gjuhёsor (etno-fetar) si normё pёr ndёrtimin, ligjёrimin dhe mbajtjen e shtetёsisё. Padyshim, ata shkuan pas lёvizjeve kombёtare etno-gjuhёsore- qoftё kёto tё ҫekёve, lituanёve apo polakёve- qё aspironin pёr shtetet kombёtare tёveta.

Duke pёrmbushur kёto dёshira kombёtare, aleatёt mund tёҫligjёronin fuqitё qendrore tё

mposhtura(Austro-Hungarinё, Perandorinё Gjermane ose Perandorinё Otomane) dhe tё justifikonin copёtimin e tyre pas 1918 (Preece, 1998).

Nga kёndvёshtrimi i periudhёs ndёrmjet luftrave termi Europё Qendrore i referohet rajonit qё shtrihet nga kufiri lindor i Francёs deri nё kufijtё perёndimore sovjetikё dhe nga Finlanda deri nё Turqi. Harta politike e saj ёshtё e tёra nё pёrputhje me vijёn e nacionalizmit etno-gjuhёsor. Nё mёnyrё domethёnёse dhe prekёse, asnjё shtet kombёtar nuk u formua pёr 9 milionё hebrejtё, qё flisnin kryesisht Yidisht dhe qё nё atё kohё pёrbёnin 4/5 e 11 milionё hebrejve gjithsej nё botё. Antisemitistёt thonin se, ndonёse hebrejtё kanё qenё pёr dy mijё vjet nё Europё, kjo nuk i bёn ata tё jenё europianё. Por “mёrgimtarё inferiorё si racё”, qё duhen dёbuar nga kontinenti

(Rabinovitch, 2019, pp. 48–61).

Shumё shtete kombёtare etno-gjuhёsore  tё Europёs Qendrore mbёshteteshin nё antisemitizёm. Aleatёt ranё dakord dhe Londra, sipas shprehjes lakonike tё Deklaratёs sё Balfour mё 1917, premtuan njё shtet kombёtar pёr hebrejtё nё Perandorinё Otomane, tё sapo pushtuar nga forcat britanike. Antisemitistёt europianё e mirёpritёn kёtё deklaratё, si njё “provё” e bindjes sё tyre qё hebrejtё nuk i pёrkasin Europёs.

(Mendelsohn, 1983, p. 33; Mendelsohn, 1977, p. 110).

Aleatёt iu shmangёn zbatimit tё konceptit etno-gjuhёsor (etno-fetar) tё shtetёsisё kombёtare nё shtetet e veta, ose kudo tjetёr nё botё (dmth nё kolonitё e veta). Nё Britani askushnuk e mendoi atё si diҫka e ndjeshme apo praktike qё folёsit e Welshit tё fitonin shtetin e tyrekombёtar, vetёm mbi bazёn e faktit se ata flisnin njё Celtikishte tё vet (Hechter, 1999, pp. 213–214).

Franca nuk e mori nё konsideratё tё lejonte shtetet kombёtare etno-gjuhёsore  pёr folёsit baskё dhe bretonё. Nё mёnyrё tё ngjashme, me njё pёrbuzje raciale pёr “vendasit”, shumёsia e gjuhёve indigjene nё koloninё britanike tё Kenias u la mёnjanё si “inferiore”. Pёrkundrazi gjuha imperiale europiane iu imponua popullsisё, qё nuk fliste anglisht, si medium i vetёm i adminsitratёs dhe arsimit tё kёsaj kolonie. (Manela, 2009, pp. 19–34).

Futja,paslufte, e nacionalizmit etno-gjuhёsor nё Europёn Qendrore vuri nё pyetje tё gjithё kufijtё dhe shtetet historike rajonale. Ҫfarёdo qendrueshmёrie politike e vendosur nё mёnyrё imediate u shkri mё 1918 ose shpejt pas 1918. Konfliktet ushtarake kufitare etno-gjuhёsore  (dhe etno-fetare), kryengritjet dhe luftrat civile ndoqёn shpejt pas, duke dёrguar miliona refugjatё nё mbarё kontinentin dhe jashtё Europёs. Nuk ёshtё pёr t’u befasuar, qё nё pёrpjekjet pёr ta kufizuar dёmin e shkaktuar dhe mosqendrueshmёrinё qё erdhi, pas 1923 aleatёt e frenuan nё mёnyrё drastike pёrdorimin e nacionalizmit etno-gjuhёsor (zyrtarisht tё shprehur si “vetёvendosje kombёtare”) pёr formimin e shteteve.(Magocsi, 2002, pp. 118–119).

Megjithatё, Bashkimi Sovjetik, i themeluar formalisht njё vit mё parё, vijoi me kёtё veprimtari nёn emrin e “politikёs kombёtare”. Mosqendrueshmёria politike punoi nё favor tё programit bolshevik pёr “eksportimin” e revolucionit komunist nё mbarё botёn, ose tё paktёn nё Europёn Qendrore dhe Lindore. Me fillimin e viteve 1930, autoritetet sovjetike kishin ngritur mbi 17000 territore autonome etno-gjuhёsore me larmi shkallёsh administrative, pёrfshi edhe Krahinёn Autonome Hebreje, me kryeqytetnё Birobixhan, me Yidishten si gjuhё zyrtare krahas rusishtes. (Martin, 2001, p. 413).

Kremlini e pёrmbylli politikёn e vet nacionaliste nga viti 1938, duke lёnё vetёm 51 republika kombёtare dhe autonome pёrfundimisht. Megjithatё, politika e vetёvendsojeskombёtare “e shfrenuar”,nёn kontrollin e rreptё totalitar tё Moskёs, pёr njё kohё, krijoi njё truall tё fortё moral pёr pёrhapjen e komunizmit te lёvizjet antikolonialiste

(Gupta, 2017, pp. 212–231).

Propaganda sovjetike antikoloniale mbёshtetej nё tezёn e vetёvdendosjes pёr ta dёmtuar Perёndimin. Njёtjetёr trashёgimi jetёgjatё e politikёs sё kombёsive sovjetike ka qenёparaqitja e shtetit kombёtar etno-gjuhĉsor si modeli i vetёm i shtetёsisё pёr Azinё Qendrore dhe Kaukazin.

(Landau and Kellner-Heinkle, 2001).

Nga ana tjetёr, disa aspekte tё politikёs sovjetike tё kombёsive janё adoptuar nga Kina Komuniste, nga shtetet komuniste pas Indokinёs, ai i Kamboxhias, Laosit dhe Vietnamit dhe nё Indi.

(Bernstein, 2011).

  • Ҫdo pakicё duhet tё ketё “gjuhёn e vet tё pakicёs”

Pёrkundёr pranisё sё disa konsideratave etno-fetare, shtetet dhe pakicat e pas 1918 u pёrkufizuan kryesisht pёrmes gjuhёve tё tyre, dmth, mbi truallin etno-gjuhёsor. Mbrojtja e tё drejtave tё pakicёs nga Lidhja e Kombeve, sikurse u vendos nga aleatёt, vatёrzohej mё sё shumti te gjuha, si njё ndarёse e madhe e grupeve njerёzore dhe si gardh i tё drejtave tё tyre politike dhe kulturore. (Skutnabb-Kangas, 2010, p. 212).

Prandaj, koncepti ligjor i pakicёs merrte me vete edhe konceptin e “gjuhёs sё pakicёs”.Ndёrmjet dy luftrave botёrore, mbrojtja e tё drejtave tё pakicёs nё Europёn Qendrore u vatёrzua nё pёrdorimin e gjuhёve tё pakicave si njё medium pёr arsimin deh administratёn (rajonale).(Horak, 1961).

Nga ana tjetёr, nё Bashkimin Sovjetik midis dy luftrave, gjuhё tё tilla tё pakicave e zёvёndёsuan, de facto, rusishten nё territoret autonome tёgrupeve tё tyre pёrkatёse si media kryeore e arsimit, administratёs dhe kulturёs. Pas 1938, megjithatё, kёto gjuhё u bёnё dytёsore ndaj rusishtes, e cila u konsiderua si “gjuha pёrparimtre komuniste e komunikimit ndёretnik” nё Bashkimin Sovjetik dhe potencialisht nё mbarё botёn.(Sinitsyn, 2018).

Pas Luftёs sё Dytё Botёrore, pakicat kanё qenё shpesh tё kallёzuara pёr shpёrthimin e kёtij konflikti tё pёrgjakshёm. Ndonёse, nё vend tё parё, ka qenё perёndimi, qё pas 1918 pati krijuar konceptin e pakicёs dhe e futi atё nё Europёn Qendrore, kёshtu duke u dhёnё pakicave njё bashkёekzistencё politike, si pakica tё pёrkufizuara etno-gjuhёsisht. Kur Lufta e Ftohtё ndёrmjet Bllokut Sovjetik dhe Perёndimit, tё prirё nga SHBA, vijoi shpejt e shpejt, tema e tё drejtave tё pakicave u la disi mёnjanё. Pas 1945, nuk u krye asnjё mbikqyerje pёr tё nga OKB. Pakicat dhe tё drejtat e tyre ua lanё maturisё sĉ shteteve kombёtare europiano-qendrore. Gjatё periudhёs nё fjalё, vetёm Austria dhe Italia bёnё marrёveshje mё 1969 pёr tё mbrojtё tё drejtat e pakicёs gjermane (austriake)(Volkmer, 2016, pp. 48–64)nё Itali nё rajonin autonom tё Trentinos. -Alto Adige (Tiroli i Jugut) (Alcock, 1982; Procesi u pёrmbush nё…1988.

Nё vitin 1955, Danimarka dhe Gjermania Perёndimore u ndalёn nё gjysmё tё rrugёs pёr njё traktat dypalёsh lidhur me kёtё, por nё tё vёrtetё mbetёn me deklarata tё ndёrsjella dhe paralele ku Kopenhaga garantonte tё drejtat e pakicёs gjermane nё Danimarkёn jugore (Jutlanda jugore) ndёrsa Bonni garantonte tё drejatt e pakicёs daneze nё Gjermaninё veriore.

(Schles­wig-Holstein) (Kühl, 2005).

Fundi i komunizmit, i ndjekur nga shkatёrrimi i Bllokut Sovjetik, ribashkimi i Gjermanisё dhe copёtimi i federatave komuniste shumёetnike jo kombёtare tё Bashkimit Sovjetik, Ҫekosllovakisё dhe Jugosllavisё, e solli temёn e pakicave sёrisht nё plan tё parё.Shkatёrrimet e pёrmendura dhe ribashkimi e rikonfirmuan nacionalizmin etno-gjuhёsor nё rolinevet, si e vetmja ideologji e krijimit tё shtetёsisё, ligjёsisё dhe mbajtjes sё shtetit nё Europёn qendrore (dhe lindore). Mё parё, monopoli i nacionalizmit etno-gjuhёsor nё kёtё funksion u sfidua nga komunizmi dhe ekzistenca e federatave shumёkombёtare dhe poliglote tё sipёrpermendura. Tani, pas zhdukjes sё Ҫekosllovakisё, BRSS dhe ish Jugosllavisё, ҫdo shtet I vetёm nё Europёn qendrore dhe lindore pas komuniste (me pёrjashtim tё cilёsuar tё Bosnjes dhe Kosovёs) ёshtё shtet kombёtar etno-gjuhёsor.

Pёrsёri ishte Perёndimi i cili u la i vetёm për të trajtuar çështjen që pasoi të paqëndrueshmërisë politike në Evropën qendrore e lindore, siç u gjenerua nga shkatërrimet dhe ndarjet shtetërore, pasuar nga themelimi i shteteve- kombe etno- gjuhësore krejt të reja apo të përtërira. Nё kuadёr tё Paktit tё Stabilitetit nё Europё, sikurse u propozua nga kryeministri francez Eduard Balladur ndёrmjet viteve 1993 dhe 1995, mbi njё qind traktate dypalёshe miqёsie dhe bashkёpunimi u nёnshkruan ndёrmjet shteteve kombёtare tё Europёs qendrore dhe lindore. (Gallis, 1994, pp. 199–206).

Pas shpёrthimit tё luftrave tё pasuesve tё Jugosllavisё, u krye njё Pakt Stabiliteti pёr Europёn Juglindore midis viteve 1999-2008(Busek and Kühne, 2010).

Pothuaj secili nga traktatet dypalёshe qё rezultuan pёrfshin klauzola pёr plotёsimin e tё drejtave tё pakicёs (zakonisht tё ndёrsjella). Duke i dhёnё rёndёsi gjuhёs pёr pёrkufizimin e pakicave dhe sigurimin e tё drejtave tё tyre nё Europёn qendrore (dhe lindore) tё shekullit 20, nё vitin 1992, Kёshilli i Europёs shtroi pёr firmosje Kartёn Europiane pёr Gjuhёt rajonale dhe tё pakicave. Kjo hyri nё fuqi gjashtё vjet mё vonё, nё 1998. Me qёllim pёr tё shmangur ҫfarёdo akuzё pёr imponim, palёt nё kёtё Kartё janё tё lira tё zgjedhin fushёveprimin e mbrojtjes sё ofruar dhe gjuhёn e pakicёc aktuale (ose rajonale) qё mbulojnё.(Woehrling, 2008).

Shpesh herё kjo nuk ёshtё mё shumё se njё lojёfjalёsh. Pёr shembull, me termat e Kartёs, Polonia mbron gjuhёt e armenёve dhe tatarёve, qё nuk fliten nё kёtё vend dhe nuk janё pёrdorur nё territorinePolonisё qё nё Mesjetё(Ustawa…, 2005).

Nga ana tjetёr, Polonia nuk e njeh gjuhёn sileziane, ndonёse ajo ёshtё gjuha e dytё mё e madhe e vendit (duke pasur paarsysh numrinefolёsve), pas polonishtes vetё. Rreth gjysёm milioni njerёz e flasin silezishten, ose 1.5 % e popullsisё sё Polonisё. (Kamusella, 2012, pp. 42–74).

Njё shembull tjetёr pёr t’u treguar ёshtё kёmbёngulja e Parisit qё gjuhёt qё mbulon kjo Kartё nuk duhet pёrjashtimisht tё referohen si “gjuhё pakicash”. Nё njё vijё me bindjet dhe parimet politike tё Francёs, nuk ka pakica etno-gjuhёsore  (apo etno-fetare) nё Francё. Sepse cilido ёshtё qytetar francez, dhe si i tillё i pёrket kombit francez.

Por ky nacionalizёm qytetar francez fsheh politikën etno-gjuhësore të padeklaruar të shtypjes tё gjuhёve të tjera, veҫ frёngjishtes, e cila solli një reagim, vështirë për ta frenuar, nga ana e qytetarëve francezë alsasianё-, baskë-, bretonё-, katalunas-, flamisht-ose oçitan-folës.

Në kohët e vështira, menjëherë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, Parisi u pendua ndaj kërkesave të tyre dhe e nënshkroi Kartёn mё 1999. Megjithatё firmosja nga ky vend kёrkonte qё gjuhёt nё fjalё tё konsideroheshin si “rajonale” dhe jo si “tё pakicave”. Por, në fund, lёshimet e Këshillit të Evropës ndaj dëshirave të Parisit nuk dhanё ndonjë fryt, sepse Franca vendosi të mos e ratifikonte këtë Kartë (Żelazny, 2000).

Figure 1. Shtetet anёtare qё kanё firmosur dhe ratifikuar Kartёn Europiane pёr Gjuhёt rajonale dhe tё Pakicave janё shёnuar me ngjyrё tё blertё, ata qё nuk e kanё firmosur ose ratifikuar me ngjyrё tё bardhё, ndёrsa shtetet jo anёtare tё Kёshillit tё Europёs me ngjyrё gri.

Burimi: Fuseau…, 2013.

Jashtё Europёs qendrore dhe lindore, gjuhёt e mbuluara nga kjo Kartё referohen si “rajonale”. Etiketa e “gjuhёve tё pakicёs” rezervohet pёr Europёn qendrore dhe lindore, ku mbrojtja e tё drejtave tё pakicёs ndёrmjet luftrave dhe politika e kombёsive sovjetikeёshtё pёrmbushur, pёrkatёisht

Nё Europёn perёndimore, ku mbizotёron nacionalizmi qytetar (i qendёrzuar te shteti) gjuhёt zakonisht nuk pёrbёjnё ndonjё bazё ligjore pёr projektet politike, qё mund tё prekin tёrёsinё territoriale tё shtetit. Shteti ёshtё parёsor ndёrsa kombi ёshtё dytёsor. Nga ana tjetёr, nё Europёn qendrore dhe lindore shteti besohet si dytёsor ndaj kombit (grupit tё njerёzve) tё pёrkufizuar etno-gjuhёsisht. Prandaj ka njё mosbesim nga ana e shtetit ndaj folёsve tё gjuhёs sё pakicёs, qё priren tё trajtohen si jo besnikё, nё kёtё kёndveshtrim.

Megjithatё, kjo ndarje skematike ndёrmjet Europёs perёndimore nga njёra anё dhe Europёs qendrore dhe lindore nga ana tjetёr, e kushtёzuar nga zhvillimet dhe praktikat politike tё shekullit 20, nuk ёshtё kaq e shtrёnguar, sikusre zakonisht e besojnё. Kёrkesat e fundit tё katalunasve pёr pavarёsi nga Spanja, bёheshin me kёrcёnime retorike etno-gjuhёsore, ato janё me karakter mjaft ‘europiano qendror”.(Walsh, 2017).

Pёrkundrazi, folёsit polakё tё silezishtes nuk bёjnё thirrje pёr ndonjё shtet kombёtar tё vetin, por vetёm duan tё jenё tё lirё nё pёrdorimin e gjuhёs sё tyre nё Poloni. Prandaj, kёrkesat e tyre janё mё tepёr –europiano perёndimore (qytetare) nё kёtё vёshtrim.(Musiał, 2018).

  • Gjuhёt imperiale apo tё pakicave?

Qё nё fillim tё shekullit 19, bretonёt dhe amerikanёt anglishtfolёs qenё vendosur nё njё numёr tё konsiderueshёm nё Paris, Firence, Romё apo Berlin(Conolly, 2020; Ludovici, Pisapia, 1984, The British…, 2016; Wagner-Martin, 1995).

Por as ata, as vendet e tyre mёmёsore nuk kanё bёrё thirrje pёr t’i pranuar ata si pakica kombёtare dhe anglishten si gjuhё pakice. E njёjta gjёёshtё e vёrtetё sot pёr rreth dy milionё bretonё qё jetojnё nё Spanjё dhe Francё, ose kudo tjetёr nё Bashkimin Europian (BE). Ata perceptohen dhe e shohin veten si ‘të dëbuar’ (shkurt ‘të çatdhesuar’), ose si individё qё banojnё jashtё atdheut (shtetit kombёtar)(Brit­ish…, 2019; O’Reilly, 2018).

Tё ҫatdhesuarit nё BE janё mё tё shumtё se i gjithё kombi slloven dhe, si tё tillё, nga kёndvёshtrimi europiano qendror i nacionalizmit etno-gjuhёsor, atyre u duhet dhёnё njё status i merituar si pakicё kombёtare, e pёrkufizuar etno-gjuhёsisht. Por kёta tё ҫatdhesuar nё fjalё nuk interesohen pёr kёtё.Ata nuk e vlerёsojnё kёtё ҫёshtje pёr dy arsye.

Sё pari, pёrkufizimi i tyre vetiak i kombitёshtё i bazuarte shteti (qytetari), qё do tё thotё se ata gёzojnё tё drejta tё plota sikurse qytetarёt, anёtarёt e kombit britanik nё Mbretёrinё e Bashkuar.

Prandaj, jashtё shtetit tё tyre kombёtar ata mbeten qytetarё britanikё. Por,nё se ata duan tё gёzojnё tё drejta qytetare tё ngjashme jashtё shtetit, ata e kuptojnёse kanё nevojё tё marrin qytetarinё spanjolle ose francize, duke u natyralizuar. Nga ana tjetёr, njё natyralizim i tillё, do kishte nevojё pёr ta nxёnё spanjishten dhe frёngjishten, si gjuhё e shtetit tё tyre tё ri (kombёtar).

Sё dyti, anglishtja ka qenё njё gjuhё imperiale dhe ёshtё ende botёrore sot. Vlera e ngritur e saj ёshtё arritur pёrmes fuqisё ushtarake, ekonomike dhe kulturore tё Britanisё, SHBA dhe vendeve anglishtfolёse, qё nga Zelanda e re dhe Australia, nё Indi, Afrikё e Jugut dhe Kanada.

Nё praktikё, njohja e mirё e anglishtes krijon mundёsi tё mёdha punёsimi, shoqёrore, ekonomike dhe kulturore mё shumё se njohja e frёngjishets, gjermanishtes e jo mё sllovenishtes.

Prandaj, qytetrёt britanikё nё Spanjё e Francё nuk i shohin dhe nuk ndjehen si pakicё. Nё sytё e tyre dhe nё sytё e spanjollёve dhe francezёve, ata janё fuqizuar plotёsisht si “qytetarё tё botёs”. Pёr mё tepёr, logjika e nacionalizmit etno-gjuhёsor dhe e pakicave nuk ka fituar, nё shekujt 20 dhe 21, nё Europёn perёndimores sikurse nё atё qendrore dhe lindore. Si rezultat, ky fuqizim i ndjeshёm (krahas nacionalizmit tё tyre qytetar), i shmang anglisht- folёsit e shteteve tё ndryshme kombёtare nga tё pёrceptuarit e tyre si pakicё, edhe nёse ata numёrojnё dhjetёra mijёra nё disa kryeqytete tё shteteve kombёtare pas komuniste nё Europёn qendrore, qoftё nё Berlin, Budapest, apo Pragё.

Dukuria mund tё shpjegohet lehtёsisht me nocionin e “shumicёs apo pakicёs sociologjike”. Tipikisht, kur njё grup i ndryshёm etno-gjuhёsor (apo etno-fetar) ёshtё mё i vogёl nё terma numerike se njё popullsi titullare (komb) e shtetit kombёtar (shumica), ai shikohet si “pakicё”. Por nё Afrikёn Jugore tё aparteidit, ndonёse “popullsia jo e bardhё” (e zezё, me ngjyrё, aziatike) numёronte 90% tё banorёve tё vendit, aktualisht ajo pёrbёnte njё “pakicё sociologjike”.Kjo do tё thotё se ajo ishte shfuqizuar nёpёrmjet diskriminimitdhe anashkalimit social dhe ekonomik. Ishin “ tё bardhёt” ose njё e dhjeta e banorёve tё vendit, (Census…, 2012) “shumica sociologjike”, falё fuqisё sё tyre politike, ekonomike dhe sociale. Padyshim, vetёm gjuhёt e kёsaj shumice tё fuqizuar (dmth afrikanishtja dhe anglishttja) shёrbenin si media zyrtare e Afrikёs jugore tё aparteidit pёr administratёn. Nga ana tjetёr, gjuhёt indigjene tё pakicёs tё shfuqizuar sociologjike (tё zezё afriakane, aziatike) injoroheshin gjerёsisht sipas mёnyrёs koloniale.

Prandaj, pakicat numerike tё folёsve tё gjuhёve botёrore pas imperiale, kur banojnё jashtё vendeve tё tyre tё qytetarisё, mё sё shpeshti nuk pёrbёjnё shumica tё fuqizuara sociologjike. S’ёshtё pёr t’u habitur, sipas Kartёs Europiane tё Gjuhёve Rajonale dhe tё Pakicave, as njё “pakicё” anglisht-folёse ose spanjisht-folёse nuk njihet apo mbrohet, kudoqoftё nё Europё. E njёjta ёshtё e vёrtetё pёr folёsit e frёngjishtes, me njё pёrjashtim tё hollё tё kantoneve dygjuhёsore tё Zvicrёs, ku frёngjisht-folёsit pёrbёjnё njё pakicё numerike tё banorёve. Tё drejtat e tyre gjuhёsore (jo kombёtare ose etnike) garantohen nga Karta. Tё gjithё kёta frёngjisht- folёs pёrceptohen dhe shikohen si zviceranё, dmth qytetarё zviceranё.

Ata nuk e konsiderojnё fare Francёn si shtetin e tyre kombёtar etnik (States…, 2018, pp. 4, 7).

Megjithatё, gjuha “e re” botёrore e freskёt pas imperiale e rusishtes paraqet njё rast tё ҫuditshёm tё “njё gjuhe rajonale apo pakice” (pa nevojё), e mbrojtur nga nenet e Kartёs nё Armeni, Finlandё, Poloni, Rumani dhe Ukrainё. Pёr mё tepёr, pas referendumit tё 1995, rusishtja u bё e barabartё dhe bashkёzyrtare nё Bjellorusi, krahas gjuhёs kombёtare tё vendit, bjellorusishtes.

(1995–2005…, 2005).

Njё lёvizje e ngjashme u tentua nё vitin 2012 me referendumin e gjuhёs nё Letoni, por dёshtoi

(Lubin, 2013, pp. 385–387).

Nga ana tjetёr, ashtu si Franca, Federata Ruse e nёnshkroi Kartёn nё 2001, por nuk e ratifikoi atё. Si rezultat, asnjё gjuhё nuk mbrohet nga Karta brenda nё Federatёn Ruse.

(Chart…, 2019).

Rusёt etnikё pёrbёjne mё pak se njё tё dhjetёn e banorёve tё Bjellorusisё. Kёshtu, nё terma numerike, ata pёrbёjnё njё pakicё. Por fuqia politike, ushtarake dhe ekonomike, sikurse simbolizohet nga gjuha zyrtare (dhe kombёtare?) e ringritur ruse i bёn ata njё shumicё sociologjike. Pёr mё tepёr, kujtesa qё vijon e Bashkimit Sovjetik si superfuqi, i ngre prestigjin rusishtes. Gjatё dy dhjetёvjeҫarёve tё fundit, shembulli i rusёve etnikё u pёrceptua kaq lart, sa e ka bёrё shumicёn e bjellorusёve ta braktisin gjuhёn e tyre bjelloruse nё favor tё rusishtes. Prandaj, nga vёshtrimi i praktikёs etno-gjuhёsore, shumica numerike e bjellorusёve (84 %) janё njё pakicё sociologjike nё shtetin e tyre kombёtar. Si rezultat, nё kohёn e tashme, mё pak se njё e dhjeta e bjellorusёve e flasin, e lexojnё dhe e shkruajnё bjellorusishten nё jetёn e pёrditёshme. (Natsional’nyi…, 2018).

Njё skenar i ngjashёm ishte mbjellё nё Ukrainё me adoptimin e ligjit tё gjuhёs tё 2012, njё ligj kundёrthёnёs, qё e njihte rusishten si “gjuhё rajonale” nё shumicёn e rajoneve lindore dhe jugore tё vendit. Po tё pёrsёritej ky ligj nё 2014nё prag tё Revolucionit tё Dinjitetit, me shumё gjasё, shumicat sociologjike rusofone (dmth rusёt etnikё- ose mё saktёsisht, pakicat rusofone- qё numuroheshin si shumicё banorёsh vetёm nё Krime [Pro kil’kist’…, 2004]) do ta zёvёndёsonin ukrainishten me rusishten si njё gjuhё pёrmbytёse e jetёs publike, e shtetit, e administratёs dhe e arsimit.(Moser, 2014).

Vetёm sot, nё 2019, kjo mundёsi ёshtё shmangur (pёrfundimisht?) nga pёrmbushja e njё ligji tё ri tё gjuhёs. Ky e bёn, pa mёdyshje, ukrainishten si gjuhёn e vetme zyrtare shtetёrore.

(Prozabezpechennia… 2019).

Rreziku i qartёёshtё se duke aplikuar nenet e Kartёs Europiane pёr gjuhёt rajonale dhe tё pakicave pёr gjuhёn botёrore ruse pas imperiale, nё fakt mund tё shpjerё nё njёanashkalim tё shpejtё dhe pёrjashtim tё njё gjuhe zyrtare (kombёtare) pas sovjetike nga pёrdorimi publik dhe privat. Frika, e vёrtetuar mirёnga zhvillimet nё sferёn e politikёs dhe praktikёs gjuhёsore nё Bjellorusi dhe nё Ukrainёn e para 2014, i ka bindur republikat baltike tё Estonisё, Letonisё dhe Lituanisё tё mos e firmosin Kartёn Europiane pёr Gjuhёt Rajonale dhe tё Pakicave. Pёr kёtё arsye, Moska vijon tё qortojё republikat baltike dhe Ukrainёn si vende “jo demokratike” (Russia…, 2018).

Njёkohёsisht, Kremlini ka adoptuar nacionalizmin etno-gjuhёsor sipjesё dhe paketё e ideologjisё neo-imperialiste tё Botёs Ruse. Nё thelb, mbi bazёn e gjuhёs, kjo ideologji i barazon tё gjithё rusisht -folёsit “e lindur”, pavarёsisht nga vendi i tyre i banimit apo shtetёsia, me kombin rus.

Prandaj, Kremlini ngulmon qё Rusia ka tё drejtё tё kontrollojё, madje t’i aneksojё vendet pёrqark kufijve tёsa,j qё banohen nё mёnyrё kompakte nga rusё etnikё

(Kravchenko, 2018).

Duke vepruar sipas kёtij parimi, Rusia bёri marrёveshje bashkimi (krejt tё pabarabartё) me Bjellorusinё nё vitin 2000, e aneksoi Krimenё mё 2014, dhe e kontrollon nё fakt politikisht Republikёn Popullore tё Luhanskut dhe Republikёn Popullore tё Doneckut nё Ukrainёn lindore.

Nё mes tё vitit 2019, duke e kuptuar etno-gjuhёsisht, me qenё se ata banorё tё kёtyre dy republikave, flasin rusisht dhe duhet tё jenё rusё, Rusia nisi t’u lёshojё pasaporta atyre.

(Russia…, 2019).

Por ashtu sikurse anglishtja, spanjishtja apo frёngjishtja, rusishtja nuk ёshtё njё gjuhё rajonale apo pakice. Duke e etiketuar atё tё tillё bёhet njё gabim i pastёr klasifikimi dhe gjykimi politik.(Kamusella, 2018b, pp. 153–196).

Hutimi terminologjik qё vjen nga kjo tregon qё Rusia e rishfaqur nuk e ka lёnё pa shfrytёzuar Kartёn pёr pёrparёsitё e veta ideologjike dhe strategjike, ndёrsa hedh poshtё standardet e tjera demokratike, qё janё shtruar dhe mbrojtur nga Kёshilli i Europёs.(Gessen, 2017).

Kremlini i ka bёrё udhёzimet e Kartёs pёr rusishten si “gjuhё pakice dhe rajonale” njё armё tjetёr sulmuese brenda kuadrit tё armatimit tё vendit pёr ‘luftёn hibride’, kaq fort e mbёshtetur nga ideologjia etno-gjuhёsore  e Botёs Ruse.(Kamusella, 2018a).

Njёkohёsisht, Kremlini- ashtu sikurse Parisi- e ka nёnshkruar Kartёn, por nuk ka ndёrmend ta ratifikojё atё. Pavarёsisht retorikёs zyrtare tё Moskёs pёr mbёshtetjen e gjuhёve zyrtare dhe jo zyrtare tё Federatёs Ruse nё republikat dhe rajonet autonome tё vendit, politika de facto ёshtё ta shkurajojё dhe ta shtypё kёtё pёrdorim, dukeҫuar te zёvёndёsimi i shpejtё me mono-linguizmin rus. (Babushkin, 2019).

Nga ana tjetёr, nё se do ta aneksonte Britania Pragёn, Budapestin apo Spanjёn jugore dhe ishujt Canarie mbi bazёn etno-gjuhёsore  tё ҫatdhetarёve britanikё qё jetojnё atje, e gjithë Evropa dhe bota do të protestonin të bashkuar me zemёrim.

Aktualisht, shumica dёrmuese e britanikёve do e mendonte atё si njё akt tё pajustifikuar agresioni dhe njё marrёzi tё madhe.Prandaj, njё zhvillim i tillёёshtё (tani) njё pamundёsi e madhe.Askush nuk mendon seriozisht qё fakti se flasin anglisht e bёn dikё me tё drejtё tё marrё shtetёsinё britanike apo amerikane, ose e bёn njё britanik, amerikan ose anglez. Ngjashmёrisht, fakti qё nё Belgjikёn jugore valonёt flasin frёngjisht dhe shkruajnё frёngjisht si gjuhё e tyre zyrtare dhe etnike, nuk pёrkthehet nё ndonjё propozim irredentist nё Paris qё Valonia ёshtё njё “pjesё e pandarё” e “kombit tё vёrtetё francez” tё frёngjisht-folёsve, dhe qё duhet tё aneksohet nga Franca.

Gjuhёt botёrore pas-imperiale tё anglishets, frёngjishets apo spanjishtes asnjёherё nuk janё konsideruar si gjuhё pakice dhe rajonale, qё duan mbrojtje. Prandaj, nё Europё( e kudo tjetёr) nuk ёshtё kёrkuar ndonjё mbrojtje pёr folёsit e tyre sipas dispozitave tё Kartёs sё Europёs pёr Gjuhёt e Pakicёs dhe Rajonale.

Anglishtja, frёngjishtja apo spanjishtja janё punёsuar si gjuhё zyrtare nё shumё shtete nё mbarё botёn. Ky fakt nuk ёshtё interpretuar si njё bazё ligjore pёr thirrje pёr krijimin e njё shteti kombёtar tёvetёm pёr tё gjithё folёsit e anglishtes, frёngjishtes apo spanjishtes. Pёr folёsit e kёtyre tri gjuhёve botёrore, ёshtё shteti -vendi parёsor pёr identitetin e tyre dhe jo gjuha.

Nё Rusinё e sapo dalё nga komunizmi, nё fillim nacionalizmi qytetar sundoi fort (ndonёse Moska tёrёsisht nuk hoqi dorё nga ambiciet imperiale, sikurse kishte shenjame shprehjen “pranёnesh jashtё shtetit” pёr shtetet pas sovjetike(Ellison, 2006).

Nga kёndvёshtrimi ideologjik, ky ishte njё zёvёndёsim i lehtё dhe i kuptueshёm i komunizmit sovjetik jo nacional. Komunizmi ishte hedhur tutje, por njё ideologji tjetёr jo nacionale (jo etno-gjuhёsore ) u duk tё ishte zgjedhja mё e pёrshtatshme pёr tё ruajtur njёsinё e lёkundur tё Federatёs Ruse shumёetnike, veҫanёrisht pas shpёrbёrjes sё Bashkimit Sovjetik. Më vonë, elita politike e Rusisë u pёrfshi nga brenga pёr rёnien e pasurisë së naftës dhe nga ëndrra për të rikrijuar Bashkimin Sovjetik si një shtet kombёtar rus. Pёr kёtё qёllim, qё nё fillim tё viteve 2010, Moska adoptoi nacionalizmin etno-gjuhёsor pёr ta shpёnё pёrpara ndikimin e vetnё mbarё Europёn qendrore dhe lindore, ku ky lloj nacionalizmi ishte pranuar si ideologjia e vetme pёr krijimin e shtetёsisё, ligjёsisё dhe mbajtjes sё shtetit.

Nga ana tjetёr, Europa perёndimore dёshtoi krejtёsisht pёr ta parё Rusinё dhe rusishten ashtu sikurse ato ishin, pёrkatёsisht njё perandori e pёrtrirё dhe njё gjuhё botёrore pas-imperiale.(Herpen van, 2015; Kushnir, 2018).

Perёndimi, me dritёshkurtёsi, e perceptoi Federatёn Ruse sinjё shtet kombёtar tipik i Europёs qendrore dhe lindore, ndonёse pak “tё madh”. Por ky ёshtё njё gabim themelor gjykimi, pёr tё cilin Europa qendrore dhe lindore do paguajё njё ҫmim, ajo dhe jo Perёndimi apo Europa perёndimore. Problemi ёshtё se nё Europёn qendrore dhe lindore, shumica e politikanёve nuk janё nё gjendje tё shohin prapa nacionalizmit rajonal etno-gjuhёsor. Prandaj, ata nuk protestojnë kundër propozimit të gabuar të Këshillit të Evropës pёr ta trajtuar rusishten e “njё gjuhё tё pakicёs dhe rajonale” kur ajo flitet nga bashkёsitё jashtё Rusisё, dmth nё shtetet pёr rreth Europёs qendrore dhe lindore.

Sipas kёtyre privilegjeve ligjore, sipas Kartës, në gjuhën tashmë të fuqizuar botërore post-perandorake të turbo-ngarkesave ruse, kjo gjuhë bёhet një instrument i frikshëm i imperializmit rus dhe i ekspansionizmit, siç është ilustruar aktualisht nga ideologjia neo-perandorake e Botёs Ruse.

Nё majё tё gjithё kёsaj, si Perёndimi ashtu edhe Europa qendrore dhe lindore e shohin kёtё zhvillim si diҫka “tё ligjёshme dhe tё lavdёrueshme”, duke besuar gabimisht qё rusishtjaёshtё vёrtet “njё gjuhё rajonale dhe e pakicave” nё shumё shtete pas sovjetike. Pёr Europёn lindore ky ёshtё thjesht njё gabim gjykimi qё mund tё shkaktojё shumё trazira politike, nё fund. Sidoqoftё, gabimi i Europёs qendrore dhe lindore nё kёtё vёshtrim e mundёson Rusinё tё zgjerojё ndikimin (jo kaq tё butё) dhe (mbase) mbizotёrimin eventual nёpёr rajon, sikurse ilustrohet nga një mori e vërtetë imponimesh, ndërhyrjesh dhe aneksimesh ruse të kohëve të fundit në Bjellorusi, Gjeorgji, Moldavi ose Ukrainë. Këto cënime flagrante nuk janë vёrejtur nё republikat baltike tё Estonisё, Letonisё dhe Lituanisё vetёm sepse kёto i pёrkasin BE dhe NATO-s dhe nuk janё palё nё Kartёn Europiane tё Gjuhёve Rajonale dhe tё Pakicave. Megjithatё ekzistenca e bashkёsive rusofone qё pёrbёjnё njё tё katёrtёn nё Estoni dhe Letoni tashmё i jep Rusisё njё truall moral mё tё lartё nga pozitat qё Moska i kritikon tё dy vendet si jo “demokratike”

(Karmazin, 2019).

Keqleximi nga Perёndimi i situatёs e bёn mё tё mundёshme pёr Kremlinin ta shtrojё ҫёshtjen e tё drejtave tё pakicave qё flasin rusisht me qёllim destabilizimin e republikave baltike dhe tё gjysmёs lindor tё BE.

Referencat

1995–2005: Dziesiacihodździe referendumu pra status rasiejskaj movy, da čaho my pryjšli? (2005). Radyjo Svaboda, 21.05. Retrieved from: https://www.svaboda.org/a/795766.html (accessed: 20.6.2019).

Alcock, A. E. (1982). The South Tyrol Package Agreement of 1969 and Its Effect on Ethnic Rela­tions in the Province of Bolzano. Irish Studies in International Affairs, 1, no. 3, pp. 47–54.

Babushkin, A. (2019). V Rossii proiskhodit vymiraniie i utrata natsional’nykh iazykov. Sem’ na sem’,6.09. Retrieved from: https://www.7×7-journal.ru/posts/2019/09/06/sovet-po-pravam-cheloveka-provel-soveshanie-po-sohraneniyu-korennyh-yazykov-narodov-rossii (accessed: 20.6.2019).

Bernstein, T. P., Li, H-y (eds.). (2011). China Learns from the Soviet Union, 1949–Present. Lanham MD: Lexington Books.

British in Europe (2019). Retrieved from: https://britishineurope.org/expats/ (accessed: 20.6.2019).

The British in Europe — and Vice Versa (2016). Migration Watch UK, 23.03. Retrieved from: https://www.migrationwatchuk.org/briefing-paper/354 (accessed: 20.6.2019).

Busek, E., Kühne, B. (2010). From Stabilisation to Integration: The Stability Pact for South Eastern Europe. Vienna: Böhlau.

Census 2011: Census in Brief (2012). Pretoria. Retrieved from: www.statssa.gov.za/census/cen­sus_2011/census_products/Census_2011_Census_in_brief.pdf (accessed: 20.6.2019).

Charpentier, J. (1995). Le Pacte de stabilité en Europe. Annuaire français de droit international, 41, pp. 199–206.

Chart of Signatures and Ratifications of Treaty 148: European Charter for Regional or Minority Languages (2019). Strasbourg, 4.08. Retrieved from: https://www.coe.int/en/web/conven­tions/full-list/-/conventions/treaty/148/signatures (accessed: 20.6.2019).

Connolly, K. (2020). Wir sind Deutschbriten: How We Made a Life in Germany. BBC News. Re­trieved from: https://www.bbc.co.uk/news/extra/DXCo3FIuNz/we_are_british_germans (ac­cessed: 21.7.2020).

Ellison, H. J. (2006). Boris Yeltsin and Russia’s Democratic Transformation. Seattle, WA: Univer­sity of Washington Press.

Fuseau and Alphathon, European Charter for Regional or Minority Languages membership, state as of January 2010 [map] (2013). Wikipedia. Retrieved from: https://en.wikipedia.org/wiki/European_Charter_for_Regional_or_Minority_Languages#/media/File:European_Charter_for_Regional_or_Minority_Languages_membership.svg (accessed: 20.6.2019).

Gallis, P. E. (1994). European Security Conference: The Balladur Plan. Washington: Congressional Research Service, Library of Congress.

Slavica Wratislaviensia 174, 2021 © for this edition by CNS Russian and English: Minority languages in Europe? • 149

Gessen, M. (2017). The Future is History: How Totalitarianism Reclaimed Russia. New York: Ri­verhead Books.

Graziosi, A. (2016). India and the Soviet Model: the Linguistic State Reorganization and the Prob­lem of Hindi. In: M. S. Flier and A. Graziosi (eds.), The Battle for Ukrainian: A Comparative Perspective (pp. 527–562). Cambridge, MA: Ukrainian Research Institute.

Gupta, S. (2017). Communism and the Crisis of the Colonial System. In: S. Pons and S. Smith (eds.), The Cambridge History of Communism (pp. 212–231). Cambridge: Cambridge Uni­versity Press.

Hechter, M. (1999). Internal Colonialism: The Celtic Fringe in British National Development. New Brunswick, NJ: Transaction Publishers.

Herpen, M. H. van (2015). Putin’s Wars: The Rise of Russia’s New Imperialism. Lanham, MD: Rowman & Littlefield.

Horak, S. (1961). Poland and Her National Minorities, 1919–39: A Case Study. New York: Vantage Press.

Implementation of the 1946 Paris Agreement Between Italy and Austria and the 1969 ‘Package’ Concerning Autonomy in the South Tyrol (1988). Washington: The Procedural Aspects of Inter­national Law Institute.

Kamusella, T. (2012). Poland and the Silesians: Minority Rights à la Carte? Journal on Ethnopolitics and Minority Issues in Europe, 11, no. 2, pp. 42–74.

Kamusella, T. (2018a). Hybrid War: Real Casualties in Ukraine. Sprawy Narodowościowe, 50. Retrieved from: https://ispan.waw.pl/journals/index.php/sn/article/view/sn.1637 (accessed: 20.6.2019).

Kamusella, T. (2018b). Russian: A Monocentric or Pluricentric Language? Colloquia Humanistica, 7, pp. 153–196.

Karmazin, I. (2019). Podtianuli iazyk: kak Latviia zapretila russkiie shkoly. Izvestiia, 27.04. Re­trieved from: https://iz.ru/872825/igor-karmazin/podtianuli-iazyk-kak-latviia-zapretila-russkie-shkoly (accessed: 20.6.2019).

Kravchenko, S. (2018). Putin Promises ‘Decisive’ Protection for Ethnic Russians Abroad, Bloomb­erg, 31.10. Retrieved from: https://www.bloomberg.com/news/articles/2018-10-31/putin-pro mises-decisive-protection-for-ethnic-russians-abroad (accessed: 20.6.2019).

Kushnir, O. (2018). Ukraine and Russian Neo-Imperialism: The Divergent Break. Lanham, MD: Lexington Books.

Kühl, J., Weller, M., Lloyd, M. (eds.). (2005). Minority Policy in Action: The Bonn-Copenhagen Declarations in a European Context 1955–2005. Flensburg: European Centre for Minority Issues.

Landau, J. M., Kellner-Heinkele, B. (2001). Politics of Language in the Ex-Soviet Muslim States: Azerbaijan, Uzbekistan, Kazakhstan, Kyrgystan, Turkmenistan, Tajikistan. Ann Arbor, MI: University of Michigan Press.

Lubin, D. (2013). The 2012 Latvia Language Referendum. Electoral Studies, 32, no. 2, pp. 385–387.

Ludovici, P., Pisapia, B. (1984). Americans in Rome, 1764–1870: Rome with Hawthorne and James. Rome: Failli.

Magocsi, P. R. (2002). Historical Atlas of Central Europe. Seattle, WA: University of Washington Press.

Manela, E. (2009). The Wilsonian Moment: Self-Determination and the International Origins of Anticolonial Nationalism. Oxford: Oxford University Press.

Martin, T. (2001). The Affirmative Action Empire: Nations and Nationalism in the Soviet Union, 1923–1939. Ithaca, NY: Cornell University Press.

Mendelsohn, E. (1983). The Jews of East Central Europe Between the World Wars. Bloomington, IN: Indiana University Press.

Slavica Wratislaviensia 174, 2021 © for this edition by CNS 150 • Tomasz Kamusella

Moser, M. (2014). Language Policy and the Discourse on Languages in Ukraine Under President Viktor Yanukovych (25 February 2010–28 October 2012). Stuttgart: Ibidem-Verlag.

Mullaney, T. S. (2012). Coming to Terms with the Nation: Ethnic Classification in Modern China. Berkeley, CA: University of California Press.

Musiał, M. (2018). Niech nam żyje język śląski. Polacy czują śląską odrębność. Gazeta Wyborcza, 19.01. Retrieved from: https://katowice.wyborcza.pl/katowice/7,35055,22916840,niech-nam -zyje-jezyk-slaski.html (accessed: 20.6.2019).

Natsional’nyi sostav naseleniia Respubliki Belarus’, Upolnomochennyi po delam religii i nat-sional’nostei (2018). Minsk. Retrieved from: https://belarus21.by/Articles/1458134839 (ac­cessed: 20.6.2019).

O’Reilly, K. (2018). Far More British Citizens Live in EU Than Government Statistics Suggest. Independent, 7.05. Retrieved from: https://www.independent.co.uk/travel/british-citizens-eu­rope-residents-eu-brexit-a8332986.html (accessed: 20.6.2019).

Preece, J. J. (1998). National Minorities and the European Nation-states System. Oxford: Clarendon Press.

Pro kil’kist’ ta sklad naselennia Ukrainy za pidsumkamy Vseukrainskoho perepysu naselennia 2001 roku (2004). Retrieved from: http://2001.ukrcensus.gov.ua/results/general/nationality/ (acces­sed: 20.6.2019).

Pro zabezpechennia funktsionuvannia ukrains’koi movy iak derzhavnoi (2019). Zakonodavstvo Ukrainy, 25.04. Retrieved from: https://zakon.rada.gov.ua/laws/show/2704-19 (accessed: 20.6.2019).

Rabinovitch, G. (2019). Nauki płynące z Zagłady. Warszawa: Wydawnictwo Akademickie Dialog.

Russia Starts Giving Passports to Ukrainians from Donetsk, Luhansk (2019). DW, 14.01. Retrie­ved from: https://www.dw.com/en/russia-starts-giving-passports-to-ukrainians-from-donetsk­-luhansk/a-49207353 (accessed: 20.6.2019).

Russia Threatens Sanctions over Latvian Language in Schools (2018). BBC News, 3.04. Retrieved from: https://www.bbc.co.uk/news/world-europe-43626368 (accessed: 20.6.2019).

Selzer, M. (1967). The Aryanization of the Jewish State. New York: Black Star Publishing.

Sinitsyn, F. (2018). Sovetskaia natsiia i voina. Natsionalnyi vopros v SSSR, 1933–1945. Moscow: Tsentropoligraf.

Skutnabb-Kangas, T. (2010). Language Rights. In: J. Jaspers, J. Verschueren and J. O. Östmanpp (eds.), Society and Language Use (pp. 212–232). Amsterdam: Benjamins.

States Parties to the European Charter for Regional or Minority Languages and Their Regional or Minority Languages (2018). Strasbourg, 1.01. Retrieved from: https://rm.coe.int/states-parties­-to-the-european-charter-for-regional-or-minority-langua/168077098c (accessed: 20.6.2019).

Ustawa o mniejszościach narodowych i etnicznych oraz o języku regionalnym (2005). Warsaw. Re­trieved from: http://mniejszosci.narodowe.mswia.gov.pl/mne/prawo/ustawa-o-mniejszosciac/ 6492,Ustawa-o-mniejszosciach-narodowych-i-etnicznych-oraz-o-jezyku-regionalnym.html (accessed: 20.6.2019).

Volkmer, M. J. E. (2016). No Austrians in South Tyrol? Why the German-speaking Community in Italy’s South Tyrol (Alto Adige) Province is Not Usually Called an Austrian Minority. Sprawy Narodowościowe, 48, pp. 48–64.

Wagner-Martin, L. (1995). Favored Strangers: Gertrude Stein and Her Family. New Brunswick, NJ: Rutgers University Press.

Walsh, J. (2017). The Catalan Language is Key to Catalonia’s Political Crisis. RTE, 27.11. Re­trieved from: https://www.rte.ie/brainstorm/2017/1127/923110-the-catalan-language-is-key-to -catalonias-political-crisis/ (accessed: 20.6.2019).

Woehrling, J. M. (2008). The European Charter for Regional or Minority Languages: A Critical Commentary. Strasbourg: Council of Europe.

Żelazny, W. (2000). Mniejszości narodowe we Francji. Etniczność, etnopolityka, etnosocjologia. Tyczyn: Wydawnictwo Wyższej Szkoła Społeczno-Gospodarczej w Tyczynie.

Slavica Wratislaviensia 174, 2021 © for this edition by CNS

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Besni Bislimi: Shtyrja e zgjedhjeve do ta paraqiste veriun si zonë të menaxhimit të krizave
Next post PD-ja, Elita e re Politike e saj dhe reformatori Lulzim Basha janë partnerë të SHBA-ve