Si të regjistroheni edhe nëse nuk jetoni në Luginë të Preshevës

Read Time:1 Minute, 24 Second

Nga dje ka filluar regjistrimi i popullsisë në Luginën e Preshevës e që, bazuar nga informacionet, po vijon në rregull.

Regjistruesit po vizitojnë çdo shtëpi të qytetarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ndërsa procedura e regjistrimit është mjaftë e lehtë.

Këto janë procedurat e regjistrimit:

1. Qytetarët që jetojnë në Preshevë, Bujanoc apo Medvegjë që kanë anëtar të familjes jasht vendit, i kërkohet një dokument (pasaportën, letërnjoftimin apo çfardo dokumenti ku figuron numri personal i personit) edhe nëse dokumenti nuk ka afat;
2. Qytetarët që jetojnë jasht vendit, duhet ta fotografojnë një dokument të tyre dhe të familjarëve dhe i dërgojnë te familjarët, respektivisht atyre që i njohin të cilët jetojnë në Luginë për ta kryer regjistrimin pa marr parasysh se nuk ndodhen në Luginë të Preshevës;
3. Pas kompletimit të dokumenteve të familjarëve në diasporë, në shtëpinë e tyre do të vjen regjistrusi i cili për një kohë prej 10 minutash do ta kryej tërë proceduren e regjistrimit;
4. Askush nuk do te mundet të regjistrohet vet në platformën online, sepse kjo është e pamundur. Regjistrimi mund te bëhet vetëm përmes regjistruesit të autorizuar.

Prandaj, procedura është tepër e thjeshtë, vetëm duhet vullnet dhe vetëdije kombëtare.

Secili person që regjistrohet, qoftë në Luginë apo në diasporë, lirisht mund të themi se kryen një akt patriotik për vendin e tij. Ata që për një arsye nuk regjistrohen duhet të dinë se me ligj pason dënimi për mosregjistrim.

Nëse nuk regjistroheni, nuk duhet të habiteni që një ditë ta shohin veten të pasivizuar.

Andaj, të regjistrohemi të gjith, mos të na mbetet as edhe një qytetar që jeton në Luginë, diasporë, Kosovë, Shqipëri apo kudo tjetër i pa regjstruar.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Petar Petkoviq, Sveçlës dhe Kurtit: Serbët nuk do t’i ndërrojnë tabelat
Next post Si duhet ta kuptojmë ambasadoren amerikane në Tiranë?