Skënder Kapiti “shpall” kryeministrin Kurti si “Njeriun e vitit 2023”
Nga av. Ilir Malindi
Kosovë, Gëzuar Vitin e Ri 2024 dhe suksese në rrugëtimin për konsolidimin dhe forcimi e e shtetit ligjor e demokratik.
Unë Ilir Malindi lexova ne internet një shkrim të Skënder KAPITIT, ku ai kishte “shpallur” si njeriun e vitit 2023 Kryeministrin e Kosovës ALBIN KURTI. Jemi të dy banorë të Lagjes Plazh-Durrës dhe e ftova në takim për ta uruar për këtë shkrim të tij ,pasi ishte një vlerësim më se i saktë. Edhe unë vlerësoj se njeriu i vitit 2023 meritonte të shpallej Albin Kurti nisur nga ato kritere që përmendëte KAPITI, sepse KURTI ka meritën e jashtëzakonshme pasi ai bëri të mundur mosndarjen e Kosovës, bëri të mundur dështimin e projektit Rama-Vucic të projektit antishqiptar të “Open Ballkanit” si dhe të qëndrimit të tij të vendosur në mbrojtje të tërësisë territoriale të Kosovës kundër veprimeve terroriste të bandave serbe për destabilizimin e Kosovës. Mirëqeverisja Kurti ia rriti prestigjin dhe autoritetin shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Prandaj edhe jam me atë që Skënder Kapiti shpall Kurtin si njeriu i vitit 2023 kur ai shkruan se:
“Nëse do të ishte organzuar një sondazh se kush është njeriu i Vitit 2023 në Shqipëri e Kosovë, dhe nëse si pyetsor do të ishin këto kritere të më mëposhtme si: patriotizmi, ndëshmëria dhe pastërtia morale dhe pakorruptueshmëria; përgjegjshmëria,llogaridhënia e transparenca para publikut e kombit; sinqeriteti, interesi dhe cështja shqiptare parësore, pra mbi të gjitha interesi kombëtar; maturia, mëncuria dhe aftësia intelektuale, politike, diplomatike dhe qeverisëse, dhe duke u nisur nga konsiderata të tilla dhe nga paanshmëria si dhe i cliruar nga interesi personal dhe nga subjektivizmi vlerësoj që njeriu i vitit 2023 si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë meriton të ishte Albin Kurti. Dhe kundër kësaj do të kishin qenë politika dhe politikanët deshtakë, hipokritë , egoist dhe ata të sëmurë nga kompleksi i inferioritetit, do ishin kundër korrupsioni politik, oligarkik, mediatik dhe intelektual”.
Average Rating