Sqarim për ata që nuk duan ta kuptojnë dhe për ata që bëjnë sikur nuk e kuptojnë realitetin, SHBA-të dhe Bashën
Nga Skënder Sadri KAPITI
Realiteti shqiptar sot është i zymtë dhe pothuajse i pashpresë.
Prandaj për ndryshimin e këtij realiteti janë angazhuar dhe preokupuar maksimalisht aleatët e shqiptarëve, SHBA-të dhe BE, dhe sot nga politikanët shqiptar partneri më i besueshëm i SHBA-së, Britanisë e BE-së për ndryshimin është Luzim Basha dhe Elita e Re politike e PD-së.Kjo tashmë dihet.
Por ndryshimin nuk e duan “Trekëndëshi i Bermudës dhe ata që nuk po kuptojnë akoma, as ata që bëjnë sikur nuk e kutojnë dhe ata që nuk duan ta kuptojnë.
Prandaj për të mbështetur ndryshimin i ftoj:
kapacitetet dhe personalitetet intelektuale dhe profesionistët që të integrohen politikisht në Partinë Demokratike dhe të mbështesni ndryshimin, që të mbështesni luftën kundër korrrupsionit, ndarjen e Shqipërisë nga Tranzicioni, të mbështesni politikën demokratike, patriotike dhe proamerikane të PD-së.
Intelektualë, Shqipëria ka nevojë për kontributin tuaj, ka nevojë për forcën, mencurinë dhe për autoritetin e inteligjencës patriotike për të shëmbur e rrënuar sistemin e korrupsionit dhe shëmbjen e reputacionit të kesaj elite politike dështake dhe të korruptuar e cila u ka shkaktuar dëme e trauma shtetit dhe shoqërisë shqiptare.
Nuk pretendoj se gjithcka them, gjithcka është absolutisht e saktë, por ama duhet thënë e debatuar paanshmërisht dhe sa më i cliruar nga interesi personal, materialist dhe subjektivist dhe në kerkim të së vërtetës e të drejtës,të asaj që është si politikë më e mirë dhe më e dobishme për interesin e përgjithshëm.
Sa më shpejt dhe më mirë që të kuptohet realiteti aq më mirë e më shpejt ndryshohet e përmirësohet ai kundër të këqijave sociale,politike,ekonomike dhe kundër korrupsionit.
Zgjidhja dhe përmirësimi nuk vijnë lehtë,por mes vështirësive dhe pengesave , mes kundërshtish e përpjekjesh, mes asaj që është dhe asaj që duhet të vijë si më e mirë.Përmirësimi është i pashmangshëm, lëvizja drejt më të mirës nuk mund të pengohet për shumë kohë, sidomos tani në epokën moderne ku koha “ecën” shumë shpejt.
Nuk duhet që disa opinionistë e intelektualë e madje edhe disa politikanë deshtake që japin mënd e që mjaftohen me deklarime se na duhet dhe duhet një politikë kështu e ashtu , por ata duhet të aktivizohen dhe ta mbështesin atë politikë dhe alternative demokratike që është reale dhe në aktivitet praktik e të guximshëm sic është PD dhe Lulzim Basha, një politikë që premton ndryshimin, dhe jo të fantazohet e të kërkohet nga ata që vetëm sodisin, kritikojnë, vështrojnë por edhe që zhurmojnë me llafologji kundër gjithckaje dhe që fantazojnë për një politikë ideale që nuk është e nuk duket askundi.
Si ka mundësi që disa media,opinionistë, intelektualë dhe disa demokratë nuk po e “kuptojnë” akoma Bashën dhe realitetin dhe as SHBA-të?I
Kur demokracia funksionon ligjshmërisht dhe me drejtësi atëhere ka demokraci reale, por kur demokracia shtrëmbërohet dhe përkulet e kapet nga papërgjegjshmëria,korrupsioni e tradhtia atëhere ajo ka nevojë për reformim dhe për reformatorë si sot që është Lulzim Basha.
Si ka mundësi që edhe kur gjëndja dhe realiteti politik përkeqësohen deri aty sa nuk ka ku shkon më keq e më poshtë , sic është sot gjëndja në Shqipëri, si ka mundësi që cdo nismë e re dhe progresive të paragjykohet, kur duhet mbështetur gjithcka politike, shoqërore, intelektuale e mediatike të cilat janë kundër këtij realiteti, këtij zullumi e korrupsioni.
SI KA MUNDËSI QË PËR TË VËRTETËN QË DUKET NJERËZIT DUAN FAKTE, DHE SI KA MUNDËSI QË NJERËZIT AKOMA BESOJNË LEHTË TE GENJESHTRA,SHPIFJET E MASHTRIMET POLITIKE?
Dhe sot ajo e cila duhet mbështetur janë Vetting-u dhe Basha me Elitën e Re Politike të PD-së që kanë edhe mbështetjen e SHBA dhe BE.
Shikohet dhe konsatatohet një apati dhe një indiferentizëm i pa shpjegueshëm te disa demokratë, te opinioni publik por edhe te intelektualët, opinionistët dhe gazetarët si dhe te shoqëria shqiptare në tërësi karshi realitetit dhe gjëndjes së rëndë katastrofike në Shqipëri shkaktuar nga superkorrupsioni, papërgjegjshmëria,hajdutëria dhe tradhtia politike, shtetërore e publike e politikës së tranzicionit.
Konstatohet se si është e mundur që Bashën nuk po e kuptojnë akoma opinioni,por nuk po e kuptojnë apo shtiren sikur nuk e kuptojnë jo pak mediatikë,opinionistë,”mendimtarë” por edhe disa demokratë që nuk po e “kuptojnë”, e disa që nuk duan ta kuptojnë dhe madje dikush thotë se Basha duhet të krijoje shpresë e besim te opinioni.
Mesa duket “moskuptimi” ndaj Bashës mos vjen nga ajo se Basha është ndryshe nga modeli politik e kulturor i politikës së vjetër, sepse Basha është politikan i hapur, i sinqertë,i drejtëpërdrejtë dhe që ka një kulturë dhe edukatë shëmbullore familjare, patriotike, demokratike, urtësie e tolerance, durimi dhe respekti ndaj mendimit e këndvështrimit ndryshe; se ai ka një kulturë e formim perendimor që nuk e kanë politikanët e tjerë dhe politika e vjetër shqiptare sic është kjo politika e tranzicionit që është politikë e korrupsionit, arrogancës, agresivitetit, përbaljtjes, mospërfilljes, shpifjes, intrigimit e mashtrimit.
Pse nuk po kuptohet Basha,por dhe as Alibeaj, Bejko dhe Elita e Re Politike e PD-së, pse Basha dhe ata nuk janë as profesorë , as piktorë, as intelektualë dhe as ishspiun të regjimit komunist sic janë kryetarët e Foltores,Rilindjes dhe të Partisë së Lirisë?Pse nuk kuptohen dhe pse sulmon e shpif kundër tyre e vjetra politike, sepse ata janë proamerikanë dhe pse kanë edukatë, kulturë e formim intelektual, politik e profesional perendimor.
Dhe prandaj edhe nuk po kuptohet akoma mirë Lulzim Basha , sepse mos është vallë edhe i parakohshëm përderisa nuk po kuptohet akoma mirë talenti e vizioni i tij?Kur demokracia dështon ,atëhere ajo ka nevojë për reforma dhe për reformatorë që të bëjnë ndryshimin ,dhe kjo është politika dhe Elita e Re politie e PD-së që zgjodhi kryetar Lulzim Bashën.
Sa keq që ka akoma nga ata që vazhdojnë dhe i besojnë së shkuarës ishkomuniste, të shkuarës e të sotmes të korrupsionit dhe sa keq qe nuk e kuptojnë por akoma më keq se akoma nuk kuptohet se cfarë duhet bërë e vepruar.
Sa keq që ka jo pak nga ata që nuk shpresojnë te ndryshimi dhe nuk nuk po e “kuptojnë” aleancën korruptivo-kriminale të politikës së vjetër, dhe nuk po e “kuptojnë” pse kundër Bashës dhe PD-së janë së pari ishpolitika e vjetër komuniste e cila akoma zhagitet si ferrat nëpër këmbët e demokracisë duke penguar sa të ketë shpirt kundër demokracisë dhe integrimit të Shqipërisë; sa keq që akoma nuk po e kuptojnë se kundër ndryshimt është i gjithë korrupsioni politik,juridik, ekonomiko-oligarkik, hajnija,paraja e pisët; se kundër Bashës dhe të resë politike të PD-së dhe kundër ndryshimit janë antiamerikanizmi dhe antiintegrimi.
Pra, kur të gjithë politikes së vjetër shqiptare të cilës nuk i beson më as bota demokratike, pse mos të ketë besim popullor e demokratik te Politika e Re e Elites së Re demokratike të PD-së e cila ka marrë misionin për cmontimin nga sistemi të politikës së vjetër e cila ka montuar korrupsionin dhe ka kultivuar humbjen e shpresës dhe të besimit te shqiptarët për të ardhmen dhe për më mire?
Shqiptarët nuk duhet të bien pre e asaj që dëshiron korrupsioni dhe mosndryshimi, pre e atij helmi për opinionin se të gjithë e gjithcka janë të korruptuar;pasi qëllimi i korrupsionit dhe i bartësve të tij është ruajtja e status quosë dhe coroditja se nuk mund të bëhet ndryshimi, sepse ndryshim do të thotë ndëshkim i korrupsionit dhe i elitës politike të korrupsionit.
Pse disa thonë se Basha duhet të krijojë besim, pse akoma paska demokratë dhe shqiptarë që të kenë shpresë e besim te “Trekëndëshi i Bermudës” që Basha po e demaskon përditë.
Po drejtoj këto pyetje atyre demokratëve të vërtetë të cilët nuk po e “kuptojnë” akoma Bashën, por as SHBA-të të cilat mbështesin Bashën, të renë politike të PD-së dhe ndryshimin.
Ju demokratë që jeni demokratë të vërtetë po ju pyes se përse disa prej nuk po e kuptoni akoma Bashën përderisa vizioni dhe misioni i Bashës është demokracia,patriotrizmi,proamerikanizmi, ligji, drejtësia, Vetting-u, antikorrupsioni,antikomunizmi, shteti ligjor dhe integrimi?
Ju demokratë dhe jo vetëm Ju si ka mundësi që t’i shkoni pas politikës antidemokratike dhe neokomuniste të Platformës KATOVICA?
Si ka mundësi që demokratët e vërtetë dhe akoma nga ish-të persekutuarit politik dhe nga ishpronarët ta mbështesni një politikë jodemokratike e cila nuk ndërmori dhe as nuk bëri asnjë ligj për ndëshkimin e krimeve të komunizmit dhe as lustracionin apo Vetting-un në politikë, por që akoma vazhdon që të jetë kundër dekomunistifikimit dhe kundër e Vetting-ut në politikë?
Si është e mundur që jo pak demokratë në këto dy vite i shkuan pas atyre që dalin kundër SHBA-ve, pse SHBA-të mbështesin luftën kundër korrupsionit,pse SHBA-të mbështesin Vetting-un , dhe pse SHBA-të luftojnë korrupsionin e lartë qeveritar, dhe akoma më keq pse ju, disa demokratë nuk jeni me SHBA-të por me Foltoren,kur SHBA-të mbështesin Partinë Demokratike dhe reformatorin Lulzim Basha për të bërë ndryshimin dhe për të ardhur në pushtet?
Ata që thonë se edhe Basha duhet të largohet, dhe atë që thonë se Basha duhet të krijojë besim , ata janë hipokritët e fundit që pas deklarimeve hipokrite e djallëzore të tyre mundohet që ta justifikojnë e ta mbajnë akoma e vjetra politike PD-në ,sic u orvatën redhe grupi Bardhi-Tabaku dhe deputetokratura e PD-së që donin ta zvarrisnin zgjedhjen e kryetarit të PD-së me qëllim asfiksimin dhe asgjësimin e saj.
Basha tashmë është kryetar i Partisë Demokratike, dhe ai e PD duhen mbështetur fuqishëm si alternativa politike më e mirë demokratike, proamerikane dhe euroatlantike e sotme që shikon drejt të ardhmes; duhet të mbështetet Elita e Re Politike e PD-së dhe aleanca e saj me qytetarët; duhet të mbështetet Politika e Re e PD-së nga deputetët demokratë, nga strukrurat e PD-së, nga opozitarizmi publik dhe duhet mbështetur edhe nga intelektualët e guximshëm e patriotë si dhe nga opinionistë, gazetarë e mediatikë të guximshëm, të ndershëm e të pakorruptuar e që nuk janë servilë të pushtetit,korrupsionit dhe as vegla të pronarëvë të mediave, televizioneve e gazetave mercenare.
Average Rating