Veriu i Kosovës: Sekuestrohen bomba, municion e uniforma
Policia e Kosovës në Mitrovicën e Veriut sot ka sekuestruar mjete të rrezikshme, që do të mundë të perdoreshin për sulme ndaj Policisë, duke rrezikuar jetën e policëve dhe qytetarëve.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve zyrtare në funksion të ruajtjes së rendit dhe parandalimit të veprave penale në rajonin Mitrovicë veri, “Lagjja e Boshnjakëve”, përballë Shkollës së Mesme Teknike, Policia e Kosoves sot në orët e hershme ka pranuar informacione të rëndesishme nga qytetarët lidhur me fshehjen e disa gjërave (pajisjeve të rrezikshme) të dyshuara që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve ose paraqesin rrezik potencial per përdorim të tyre edhe ndaj personelit policor, si dhe pengimin në realizimin e detyrave ligjore.
Njoftimi plotë i Policisë:
Prishtinë, 25 dhjetor 2023
Policia e Kosoves me zyrtaret e saj dhe ne bashkepunim me qytetaret po punon ne vazhdimesi me perkushtim dhe profesionalizem ne ruajtjen e rendit dhe garantimit te sigurise se pergjithshme ne gjithe territorin e vendit.
Angazhime aktive te autoriteteve kufitare jane duke realizuar edhe ne menaxhimin dhe kontrollin sa me efikas te kufirit shteteror.
Ne kete fusheveprim gate realizimit te detyrave dhe autorizimeve zyrtare ne funksion te ruajtjes se rendit dhe parandalimit te veprave penale ne rajonin Mitrovice – veri, Lagjja e Boshnjakeve, perball Shkolles se Mesme Teknike, Policia e Kosoves sot ne oret e hershme ka pranuar informacione te rendesishme nga qytetaret lidhur me fshehjen e disa gerave (pajisjeve te rezikshme) te dyshuara qe mund te rezikojne jeten e qytetarve apo paraqesin mezik potencial per perdorim te tyre edhe ndaj personelit policor, si dhe pengimin ne realizimin e detyrave ligjore.
Njesitet kompetente policore bazuar ne informacione relevante pranuar nga qytetaret kane ndermarr veprime te menjehershme hetimore dhe operative me ç’rast ne Lagjen e Boshnjakeve ne Mitrovice veri, kane realizuar nje operacion kontrolli dhe aty kane getur tela giembore te improvzuar (trige), bomba tymosese, municion dhe nje uniforme.
Vien te potencohet se uniforma e getur sot ishte e ngjashme me uniformat qe jane perdorur nga grupi terrorist ne Banjske ne shtator te ketij viti Veprime policore operacionale ne teren ende po vazhdone me gellim te identifikimi te mjeteve tjera te dyshuara ne menyre ge te parandalohet mezikimi nga to, i qytetarve apo te parandalohet ndonje sulm ndaj Policise se Kosoves ge po punoine per ruatien e rendit dhe garantimin e sigurise.
Policia e Kosoves falënderon qytetaret per mbeshtetjen e vazhdueshme dhe ofrimin e bashkepunimit reciprok ne funksion te garantimi te nje sigurie me te madhe per te gjithe.
Average Rating