3 Marsi 2023 shënoi triumfin e Bashës dhe ndarjen e Partisë Demokratike nga Tranzicioni

Read Time:8 Minute, 53 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Ka ardhur tashmë koha qe ne Shqiperi te vije ndryshimi. Tani pas dështimit dhe dëbimit të Berishës dhe të Metës radhen e ka largimi i zullumqarit me te madh,  Edi Rama, gjë që shënon rënien e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ndarjen me tranzicionin.

Ndryshimin ne Shqipëri e bejne vetem SHBA-të. keshtu ka ndodhur edhe ne vitin 1992, kur SHBA-të mbështetën atëhere Partinë Demokratike për të ardhur ne pushtet. Po kështu edhe sot Partinë Demokratike institucionale po e mbështesin SHBA-të, dhe jo foltoren e Berishës dhe as Partinë e Ilir Metës.

As mos ta mendojë ndokush se do vijnë në pushtet të shpallurit non grata dhe as ishspiunët e regjimit komunist.

Aq më shumë mos të mashtrohet kush se ai i cili nuk sakrifikon asgje nga interesi i tij personal , mos te mashtrohet kush se atij i interesion ndopak  interesi publik e kombetar. Dhe a nuk janë këta të tillët si shëmbuj Rama, Berisha e Metaj?

Me argumente, me fakte dhe me ligj e drejtësi për atë se cfarë po ndodh me revolucionin antievolucion dhe antiSHBA.Kur flet drejtësia duhet të hesht politika por edhe llafazania mediatike mercenare  e servile, sepse mediat në tërësi pothuajse  në Shqipëri janë bërë sikur janë “vula” pushteti, shteti, politike e drejtësie, biznesi dhe korrupsioni.

Demokratikisht, juridikisht, moralisht  dhe politikisht, Basha reformatori triumfator

Koha vertetoi se e vërteta dhe e drejta janëme Bashën sepse: Rizgjedhja e Bashës si kryetar i Partisë Demokratike në Qershor 2021 u krye sipas statutit dhe ligjit demokratik; por ai edhe  me përgjegjësi të lartë qytetare e morale Basha dha dorëheqjen për të pritur ndërgjegjsimin dhe reflektimin publik si dhe vendimin  gjyqësor; po kështu  Basha është dhe politikani më proamerikan në Shqipëri. Pra civilizisht, demokratikisht, moralisht dhe juridikisht Basha triumfoi kundër politikës së vjetër.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim i ka përcjellë Bashës “mesazhin nga Uashingtoni” pas dëbimit nga Grupi parlamentar i PartisëDemokratike .që Basha i bëri të shpallurit “non grata” Sali Berishës

“I thashë kryetarit Basha se Uashingtoni mbetet i angazhuar të punojë edhe më afër me Partinë Demokratike,” deklaroi ajo.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të fortë dhe speciale me Partinë Demokratike që nga fillimi,” tha Yuri Kim. “Ne kemi qenë atje me Partinë Demokratike kur ajo mori pushtetin për herë të parë dhe shpresojmë që të jemi në të njëjtin pozicion dhe të festojmë kur ajo të marrë pushtetin sërish.”

 “Ne jemi shumë të vetëdijshëm se ky është një çast i vështirë për Partinë Demokratike, por është një çast tranzicioni, është një mundësi dhe shpresa jonë si SHBA që Partia Demokratike do të dalë më e fortë, do të dalë më e bashkuar dhe do të jetë edhe një herë në pozicion për të fituar zgjedhjet,” deklaronte Yuri Kim.https://www.reporter.al/2021/09/24/shba-mbeshtet-bashen-kunder-berishes/

Pra a nuk është ky një deklarim se  PD-në  me Bashën kryetar të saj janë SHBA, dhe se edhe haptazi deklarohet se SHBA e mbeshtesin PD-ne  për të ardhur në pushtet, ashtu si dhe më parë.

Këto deklarime të ambasadores amerikane janë tërësisht të kundërta me ato se cfarë akozojnë, shpifin dhe djallëzojnë mashtrueshëm foltorja, kryefoltoristi dhe disa foltoristë të tjerë bashkë me aleatët e yre rilindas tëRamës dhe  metaj-istët kundër Bashës.

Rizgjedhja e Bashës si kryetar i Partisë Demokratike në Qershor 2021 u krye sipas statutit dhe ligjit demokratik ; po me përgjegjësi të lartë qytetare e morale Basha dha dorëheqjen për të pritur ndërgjegjsimin dhe reflektimin publik si dhe vendimin  gjyqësor; po kështu  Basha është dhe politikani më proamerikan në Shqipëri.

Me 3 Mars 2023 drejtësia foli dhe tha të vëtetën edhe ajo e cila tha dhe vulosi atëse Partia Demokratike është ajo institucionalja  me kryetar Lulzim Bashën dhe nuk është foltorja.Dje drejtësia, vula e saj ashtu si dhe vula e SHBA vulosën, vendosën  dhe ia dhanë vulën PD-së institucionale.

3 Marsi 2023 shënoi ndarjen e Partisë Demokratike nga tranzicioni, nga e shkuara,nga autokracia dhe nga korrupsioni e trashëgimia komuniste e lidershipit të saj.

Kjo datë shënon fundine tranzicionit politik të PD-së, shënon evolucionin dhe konsolidimi demokratik, ligjor e patriotiktë saj si dhe tashmë iu hapën rrugët ndryshimeve në Shqipëri, shkëputjes së saj nga tranzicioni.

PD e vërtetëështë ajo që dje edhe fitoi të drejtën ligjore si Parti Politike  institucionale duke i dhënë fund të gjitha alibive, mashtrimeve dhe shpifjeve të politikës së vjetër shqiptare, atyre mediatike dhe mercenaro-intelektuale; korrupsionit politik dhe patericave të tij mediatiko-intelektuale të cilat  ishin turrur kundër Bashës dhe elitës se re politike.

Pas asaj se askush nga ndërkombëtarët nuk e njihte foltoren si Parti Demokratike por vetëm mediat, televizionet e gazetat në Shqipëri; dhe tani kur foli edhe drejtësia  kjo tregon se triumfoi Basha kundër politikës së vjetër të “Trekëndëshit të Bermudës”; kundër korrupsionit dhe kundër mbeturinave e fantazmave të politikëssë vjetër; fitoi edhe proamerikanizmi. Fitoi proamerikanizmi sepse PD qëkur  lindi, lindi  si parti proamerikane, dhe ajo është e regjistruar në Gjykatën shqiptare, por edhe është hipotekuar në SHBA si parti pro SHBA. Këtë e tregoi edhe fakti se  në Gjykatë atë ditë ishte edhe Prania e përfaqësuesve të Ambasadës së SHBA në Gjykatën e Apelit ku u mor vendimi për vulën e PD,ashtu sikurse që gjithnjë SHBA kanë deklaruar se PD dhe Basha janë partner të SHBA-ve

Basha u soll proSHBA-ve kur ato shpallën non grata  Berishën , gjë të cilën zor se  do ta kishte bërë ndokush tjetër në PD po të kishte qenë kryetar i saj një tjetër dhe jo Basha. Një veprim i tillë nga Basha nuk mund të mos kishte mirënjohje nga SHBA të cilat Bashën e shohin si partnerin mëtë  të besueshëm në Shqipëri, sepse Basha vendosi përjashtimin e Berishës pasi nuk mundej që një i shpallur “non grata” nga SHBA të vazhdonte të ishte deputet i Partisë Demokratike Shqiptare , si partia më proamerikane në Shqipëri por që Foltorja dhe Berisha iu kundërvunë SHBA-ve për interesa personale e korrupsioni.

 Pritej që Berisha nuk do ta pranonte si kryetar të PD-së, atë i cili do të ishte pro SHBA-ve për non gratën e Berishës.Pritej edhe kundërshtimi dhe mbështetja proBerishës  edhe të të gjithë politikës së vjetër ,asaj në pushtet dhe asaj jashtë tij; pritej sepse gjatë këtyre 30 viteve tranzicione gjithë politia e vjetër ka qenë me lidhje te bashkëpunime të shumfishta korrupsioni e hajdutërie; pritej reaksioni i së vjetrës kundër Bashës dhekundër proamerikanizmit të tij.

Dhe pikërisht për këtë arësye Berisha dhe e vjetra e PD-së ndërmorën edhe turbulliren politike antiBasha e antiSHBA, të ashtuquajturën për “rithemelim” të PD-së, por që mbeti akoma vetëm zhurmuese foltorja. Ata të cilët e mbështetën Berishën dhe që janë kundër PD-së , SHBA-ve dhe Bashës prej 8 vitesh janë rilindasit e Ramës; por ishin e janë kundër Bashës dhe SHBA ata prej të cilëve PD-ja  humbi tepër thellë  në Qershor 2013, ishin edhe ata si LSI, Ilir  Meta dhe Fatmir Mediu i Gërdecit; ishin edhe ata të vjetrit e PD-së ata  të cilët unë i kam cituar në atë shkrim të 29 Majit 2021, dy javë para rizgjedhjessë Lulzim Bashës për kryetar të PD-së:

Dhe tjetra nëse PD nuk zgjedh Lulzim Bashën për kryetar të saj,  i cili  është një politikan modern dhe i besueshëm nga BE dhe si  proSHBA, atëhere ky do të ishte një shërbim për Partinë Socialiste  e cila do të qeveriste e vetme  e qetësisht  edhe për 4 vite të tjera e pa “shqetësuar” nga ndërkombëtarët, pasi ndërkombëtarët BE e SHBA  e duan VETING-un, shtetin ligjor dhe antikorruptiv si  dhe pra:  ndryshimin në Shqipëri, por që ndryshimin nuk e bëjnë fanatikët, as besnikët  dhe as “legjendarët e as historikët” e kohës së ikur, dhe as të ata që habiten dhe nuk besojnë  te SHBA për “non grata”-t ndaj atyre të akuzuarve për  korrupsion dhe  për pengim të  demokracisë dhe te drejtësisë në Shqipëri”.

Dhe ishte fakt që Basha për dëbimin e Berishës dhe pasi doli foltorja e tij , Basha pati  mbështetje të fuqishme nga SHBA dhe ndërkombëtarët, ndërsa Berisha u izolua tërësisht. Dhe pra a nuk e vertetoi koha këtë paralajmërim timin  se fanatikët, besniket, të korruptuarit  dhe servilet e Berishës në rastin më të parë pasi iu prishën dhe iu prekën  interesat  ata iu kundërvunë paturpësisht me shpifje dhe akuza trillimesh Bashës dhe SHBA-ve, dhe madje hapur dhe në aleancë me LSI-në e Ilir Metës  dhe me rilindasit e Edi  Ramës, gjë të cilëne vertetoi edhe rrjedha e kohës dhe dalja në dritë e ngjarjeve dhe komploteve antiBasha.

Pra, Basha në 8 vite si kryetar i PD-së ka qenë i tradhtuar dhe nën kurthe të vazhdueshme të ngritura nga korrupsioni  e krimi i politikës së vjetër, gjë që u pa edhe haptazi në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit 2022, ku lukunia e vjetër politike, “Trekëndëshi i Bermudës” të gjithë së bashku komplotuan kundër Bashës  me qëllim të largimit të Bashës si Kryetar i PD-së. Komploti antiBasha vazhdoi  me “faktin” se Gjykata e Shkallës së Parë menjeherë pas kësaj mori guximin me një vendim absurd ku legjitimoi Foltoren si Parti  Demokratike dhe kryefoltoristin Berisha si kryetar të PD-së, i cili uzurpoi PD-në pa vendim gjykate të formës së prerë ,ashtu sikurse që edhe e sulmoi me 8 Janar 2022 dhunshëm selinë e PD-së. Dhe tjetra është fakti i daljes së asaj që kryemistri Rama ka korruptuar deri edhe ishoficerë të lartë të CIA-s për të manipuluar e sajuar akuza kundër Bashës, por që jo rastësisht janë po ato të cilat shpifte edhe Berisha kundër Bashës.

Prakoha i dha të drejtë Bashës dhe  është koha që Basha të rikthehet në krye të PD-së, sepse largimi i tij ka krijuar mungesë dhe zbrazëti të madhe politike, demoktatike dhe publike.

Largimi përkohësisht i tij nga drejtimi i PD-së si shprehje dhe tregues i kulturës qytetareske dhe  demokratike të tij:maturia, urtësia dhe tolerance e tij por edhe guximi e dinjiteti i tij mposhtën më në fund të gjitha shpifjet, intrigat e komplotet kundër tij; mposhtën të gjitha përpjekjet e politikës së vjetër për ta ndëshkuar dhe përjashtuar atë politikisht. Pra Basha triumfoi së bashku me politikën e re të PD-së.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Sami Lushtaku: Epopeja e Jasharajve vulosi historinë më të re të Kosovës
Next post REZISTENCA HEROIKE DHE FLIJIMI I FAMILJES JASHARI- Liria nuk ka çmim