Sami Lushtaku: Epopeja e Jasharajve vulosi historinë më të re të Kosovës
Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka thënë se Epopeja e Jasharajve është akti mëheroik i cili vulosi historinë më të re të Kosovës.
Lushtaku ka njoftuar se bashkë me grupe të autoklubeve nga e gjithë Kosova, parakaluan në pjesë të ndryshme të Skenderajt, për të shënuar kështu 25 vjetorin e Epopesë së Jasharajve.
”Në një organizim madhështor në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrificës së Komandantit Legjendar Adem Jashari e familjes Jashari, bashkë me grupe të autoklubeve nga e gjithë Kosova, parakaluam në pjesë të ndryshme të Skenderajt, për të shënuar kështu 25 vjetorin e Epopesë së Jasharajve, aktit më heroik i cili vulosi historinë më të re të Kosovës.Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, gjithë dëshmorëve e të rënëve në shërbim të lirisë”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.
Më shumë storie
SHBA: Rezolutë në Kongresin amerikan për mbështetjen e Kosovës drejt NATO-s
Kongresmeni Keith Self, së bashku me kongresmenët Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve një rezolutë...
Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen me 7 qershor
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin do të mbahen...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Pas kalimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, vendi shkon në zgjedhje të reja të...
Vedat Muriqi pas humbjes: Kosova do të kualifikohet një ditë
Qendërsulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka shprehur zhgënjimin, por edhe krenarinë pas humbjes ndaj Turqia në finalen e...
Përderisa afati 34-ditëshe rrjedhë, partitë ende pa marrëveshje për zgjedhjen e presidentit
Mes pritjeve nga partia në pushtet, që partitë opozitare ta propozojnë një kandidat për president dhe vetë opozitës që po...
Gjithçka gati përër finalen e madhe të pley-off-it për Kupën e Botës 2026, në ndeshjen mes Kosovës dhe Turqisë
Pak orë na ndajnë nga sfida historikë mes Kombëtares së Kosovës dhe Turqisë. Dardanët dhe turqit do të ndeshen në...

Average Rating