Reformatori Basha dhe triumfi i së vërtetës

Read Time:5 Minute, 9 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Me 3 Mars 2023 drejtësia foli dhe tha të vëtetën , tha dhe vulosi atë se Partia Demokratike është ajo institucionalja  me kryetar Lulzim Bashën dhe nuk është foltorja.Dje drejtësia, vula e saj ashtu si dhe vula e SHBA vulosën, vendosën  dhe ia dhanë vulën PD-së institucionale.

Kjo datë shënon fundin e tranzicionit politik të PD-së, shënon evolucionin dhe konsolidimi demokratik, ligjor e patriotik të saj si dhe tashmë iu hapën rrugët ndryshimeve në Shqipëri, shkëputjes së saj nga tranzicioni.

PD e vërtetë është ajo që dje edhe fitoi të drejtën ligjore si Parti Politike  institucionale duke i dhënë fund të gjitha alibive, mashtrimeve dhe shpifjeve të politikës së vjetër shqiptare, atyre mediatike dhe mercenaro-intelektuale; korrupsionit politik dhe patericave të tij mediatiko-intelektuale të cilat  ishin turrur kundër Bashës dhe elitës se re politike.

Pas asaj se askush nga ndërkombëtarët nuk e njihte foltoren si Parti Demokratike por vetëm mediat, televizionet e gazetat në Shqipëri; dhe tani kur foli edhe drejtësia  kjo tregon se triumfoi Basha kundër politikës së vjetër të “Trekëndëshit të Bermudës”; kundër korrupsionit dhe kundër mbeturinave e fantazmave të politikës së vjetër; fitoi edhe proamerikanizmi.

Basha e deboi Berishen nga grupi paralamentar i PD-së , me 9 Shtator 2021 pas shpalljes së tij non grata nga SHBA, gjë të cilën unë e pata paralajmeruar që në 25 Maj 2021. E prisja dhe kisha besim te Basha , te vizioni demokratik i një reformatori si ai  dhe te proamerikanizmi i tij  se Basha do të dakordësohej me non gratën amerikane ndaj Berishës, pasi nuk mundej që një i shpallur “non grata” nga SHBA të vazhdonte të ishte deputet i Partisë Demokratike Shqiptare.

 Pritej që Berisha nuk do ta pranonte si kryetar të PD-së, atë i cili do të ishte pro SHBA-ve për non gratën e Berishës. Pritej edhe kundërshtimi dhe mbështetja proBerishës  edhe të të gjithë politikës së vjetër ,asaj në pushtet dhe asaj jashtë tij; pritej sepse gjatë këtyre 30 viteve tranzicion e gjithë politia e vjetër ka qenë me lidhje te bashkëpunime të shumfishta korrupsioni e hajdutërie; pritej reaksioni i së vjetrës kundër Bashës dhe kundër proamerikanizmit të tij.

Dhe pikërisht për këtë arësye Berisha dhe e vjetra e PD-së  ndërmorën  edhe turbulliren politike antiBasha e antiSHBA, të ashtuquajturën për “rithemelim” të PD-së, por që mbeti akoma vetëm zhurmuese foltorja. Ata të cilët e mbështetën Berishën dhe që janë kundër PD-së , SHBA-ve  dhe Bashës prej 8 vitesh janë rilindasit e Ramës; por ishin e janë kundër Bashës dhe SHBA ata prej të cilëve PD-ja  humbi tepër thellë  në Qershor 2013, ishin edhe ata si LSI, Ilir  Meta dhe Fatmir Mediu i Gërdecit; ishin edhe ata të vjetrit e PD-së ata  të cilët unë i kam cituar në atë shkrim të 29 Majit 2021, dy javë para rizgjedhjes së Lulzim Bashës për kryetar të PD-së:

Dhe tjetra nëse PD nuk zgjedh Lulzim Bashën për kryetar të saj,  i cili  është një politikan modern dhe i besueshëm nga BE dhe si  proSHBA, atëhere ky do të ishte një shërbim për Partinë Socialiste  e cila do të qeveriste e vetme  e qetësisht  edhe për 4 vite të tjera e pa “shqetësuar” nga ndërkombëtarët, pasi ndërkombëtarët BE e SHBA  e duan VETING-un, shtetin ligjor dhe antikorruptiv si  dhe pra:  ndryshimin në Shqipëri, por që ndryshimin nuk e bëjnë fanatikët, as besnikët  dhe as “legjendarët e as historikët” e kohës së ikur, dhe as të ata që habiten dhe nuk besojnë  te SHBA për “non grata”-t ndaj atyre të akuzuarve për  korrupsion dhe  për pengim të  demokracisë dhe te drejtësisë në Shqipëri”.

Dhe ishte fakt që Basha për dëbimin e Berishës dhe pasi doli foltorja e tij , Basha pati  mbështetje të fuqishme nga SHBA dhe ndërkombëtarët, ndërsa Berisha u izolua tërësisht. Dhe pra a nuk e vertetoi koha këtë paralajmërim timin  se fanatikët, besniket, të korruptuarit  dhe servilet e Berishës në rastin më të parë pasi iu prishën dhe iu prekën  interesat  ata iu kundërvunë paturpësisht me shpifje dhe akuza trillimesh Bashës dhe SHBA-ve, dhe madje hapur dhe në aleancë me LSI-në e Ilir Metës  dhe me rilindasit e Edi  Ramës, gjë të cilën e vertetoi edhe rrjedha e kohës dhe dalja në dritë e ngjarjeve dhe komploteve antiBasha.

Pra, Basha në 8 vite si kryetar i PD-së ka qenë i tradhtuar dhe nën kurthe të vazhdueshme të ngritura nga korrupsioni  e krimi i politikës së vjetër, gjë që u pa edhe haptazi në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit 2022, ku lukunia e vjetër politike, “Trekëndëshi i Bermudës” të gjithë së bashku komplotuan kundër Bashës  me qëllim të largimit të Bashës si Kryetar i PD-së. Komploti antiBasha vazhdoi  me “faktin” se Gjykata e Shkallës së Parë menjeherë pas kësaj mori guximin me një vendim absurd ku legjitimoi Foltoren si Parti  Demokratike dhe kryefoltoristin Berisha si kryetar të PD-së, i cili uzurpoi PD-në pa vendim gjykate të formës së prerë ,ashtu sikurse që edhe e sulmoi me 8 Janar 2022 dhunshëm selinë e PD-së. Dhe tjetra është fakti i daljes së asaj që kryemistri Rama ka korruptuar deri edhe ishoficerë të lartë të CIA-s për të manipuluar e sajuar akuza kundër Bashës, por që jo rastësisht janë po ato të cilat shpifte edhe Berisha kundër Bashës.

Pra koha i dha të drejtë Bashës dhe  është koha që Basha të rikthehet në krye të PD-së, sepse largimi i tij ka krijuar mungesë dhe zbrazëti të madhe politike, demoktatike dhe publike.Largimi përkohësisht i tij nga drejtimi i PD-së, maturia, urtësia dhe tolerance e tij por edhe guximi e dinjiteti i tij mposhtën më në fund të gjitha shpifjet, intrigat e komplotet kundër tij; mposhtën të gjitha përpjekjet e politikës së vjetër për ta ndëshkuar dhe përjashtuar atë politikisht. Pra Basha triumfoi së bashku me politikën e re të PD-së.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Miroslav Lajçak: 16 modele për asociacionin
Next post Sami Lushtaku: Epopeja e Jasharajve vulosi historinë më të re të Kosovës