Poeti i shquar, Hamit Aliaj- Mjeshtër i Madh, përcillet me nderime të larta shtetërore, qytetare e familjare
Me 8 mars 2023, me nderime të larta shtetërore, qytetare e familjare, poeti i shquar Hamit Aliaj- Mjeshtër i Madh, u përcoll me homazhe në vendlindjen e tij, në Tropojë.
Në ceremoninë përcjellëse, para Muzeut Historik të Tropojës, mbajti një fjalë kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberaj.
Për krijimtarinë, jetën e veprimtarinë e tij, folën miqtë e tij, ish ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, dr. Islam Lauka; ish Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, poeti e shkrimtari Besnik Mustafaj dhe krijuesi e studiuesi nga Kosova, Kamber Kamberi.
Gjithashtu folën edhe të afërm të tij, veprimtari i njohur i Tropojës, Ali Berbati dhe kryetari i Shoqatës së Shipshanit, Besnik Bajraktari.
Këshilli Bashkiak i Tropojës, rrugën kryesore të fshatit të tij të lindjes, Kasaj i Shipshanit, e pagëzoi me emrin e poetit të shquar Hamit Aliaj.
Folësit në ceremoninë përcjellëse vunë në dukje meritat e mëdha dhe vlerat e larta të 7 librave të tij poetik të vlerësuara edhe me çmime kombëtare, që siç thotë një akademik: emri i tij i bën nder edhe letërsisë evropiane. Ndërsa me tekstet e mbi 200 këngëve të tij, si “N’Dardani bie një tupan” etj., siç thotë një poet e mik i tij: “ishte UÇK para se të krijohej UÇK-ja”, sepse këngët e tij ishin hite e himne të Lirisë e të Pavarësisë së Kosovës dardane.
Ramiz LUSHAJ
(Foto e kamera nga Ismajl Buçpapaj)


Më shumë storie
Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë mbi aktgjykimin e Hagës
Kuvendi i Shqipërisë doli sot me një draftdeklaratë mbi aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë për ish-liderët e UÇK-së,...
Sali Berisha: Vendimi për ish-drejtuesit e UÇK-së, i padrejtë dhe i pamerituar
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sot pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për të dënuar ish-krerët e...
KASH: Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shprehu sot zhgënjim dhe shqetësim të thellë pas aktgjykimit të shkallës së parë nga Dhomat e...
Kur duart e mjeshtrit i japin zë traditës
Nga XHAVIT ÇITAKU Mjeshtri Cenë Bajraktari – duart që i japin jetë traditës Në këtë fotografi nuk shohim vetëm instrumente...
Organizim dinjitoz i “Festivalit poetik” kushtuar krijuesve mërgimtarë nga Art-Klub “Rifat Kukaj”
Nga XHAVIT ÇITAKU Historia e popollit shqiptar është e mbushur me plot fatkeqësi të pameritura që ia vështirësuan jetën shqiptarëve....
PROTESTAT PATRIOTIKE, GAZETA “SOT” DHE ZGJIMI I MADH PËR TRIUMFIN E KOMBIT
Nga Skënder Sadri KAPITI Patriotizmi, demokracia, liria dhe virtytshmëria gjënden në popull, mirëpo fatkeqësisht politika gjithshqiptare gjithmonë vetëm sa ka...

Average Rating