Qeveria e Kosovës falënderon BE-në për organizim dhe ndërmjetësim në bisedime
Qeveria e Republikës së Kosovës ka dalë më një deklaratë mbi takimin e sotëm në Bruksel, përmes të cilës thuhet se ky takim është dashur të mbahej me 19 korrik.
Në këtë njoftim të Qeverisë së Kosovës thuhet se Kryeministri Kurti ka falënderuar Bashkimin Evropian, z.Borrel dhe z.Lajçak, për organizimin dhe ndërmjetësimin në këto bisedime, drejt normalizimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
“Sot në Bruksel u mbajt takimi i tretë i nivelit të lartë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Mirëpo, ai u pat shtyrë për muajin gusht me kërkesën e palës tjetër, gjersa Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pat shprehur gatishmërinë për pjesëmarrje”, thuhet në njoftim.
Tutje vazhdon njoftimi se sot në këtë takim kishte dy tema në agjendë.
“E para ishte diskutimi për Kornizën e Përgjithshme të Marrëveshjes. Kryeministri Kurti theksoi që kjo marrëveshje duhet të jetë ligjërisht e obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër. Ai prezantoi disa kapituj me elemente përkatëse që duhet t’i përmbajë kjo kornizë. Tema e dytë ishin çështjet aktuale politike e të sigurisë për të cilat Kryeministri Kurti tregoi për rëndësinë e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vendin tonë si garancione të paqes, sigurisë dhe barazisë për të gjithë qytetarët pa dallim”, përfundon njoftimi i Qeverisë së Kosovës.
/RTK/
Më shumë storie
Recension kritik mbi veprën “Kronikë ngjarjesh (vitet ’80–’99) – dëshmi kohe” (2025) të Çerkin Ibishit
Nga Hysen Ibrahimi Librin ”Kronikë ngjarjesh” (vitet ’80–’99) – dëshmi kohe (2025), të autorit Çerkin Ibishit, e rëndis si një...
Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: 84.24% pjesëmarrja e votuesve nga diaspora në përfaqësi diplomatike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se 84.24% e votuesve të diasporës të regjistruar për votim në përfaqësi diplomatike jashtë...
Von der Leyen: Në fillim të vitit të ardhshëm do të lirohen 205 milionë euro të destinuara për Kosovën
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka konfirmuar se në fillim të vitit të ardhshëm do të lirohen...
Letër falenderimi Presidentit amerikan Bush, 17 Shkurt 2008 nga “Drenica” Durrës
Shpallja e Pavaresise se Kosoves diten e djeshme ka bere qe qytetaret e Durresit dhe me gjere te fillojne festimet...
28 Nëntori: Shqiptarët në mbarë botën festojnë ditën e Flamurit Kombëtar
113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët sot kremtojnë ditën e Flamurit Kombëtar, ditë kjo që ka hyrë...
28 Nëntori: Vjosa Osmani, iu bashkuan festimeve për 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, iu...

Average Rating