Josep Borell: S’ka marrëveshje, por nuk dorëzohemi

Read Time:2 Minute, 9 Second

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell ka thënë se në takimin e sotëm ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk ka pasur marrëveshje.

“BE nuk dëshiron të shoh ringjallje të tensioneve dhe palët do të kenë përgjegjësi të plotë për çfarëdo përshkallëzimi në terren”, ka thënë Borrell në dekaratën për media.

“Fatkeqësisht sot nuk kemi arritur marrëveshje, por ky nuk është fundi i këtij tregimi sepse të dy liderët janë pajtuar se diskutimet do të rifillojnë. Unë nuk do të dorëzohem. Nuk ka marrëveshje në ditën e sotme, por nuk do të ndalemi, nuk do të dorëzohemi sepse deri më 1 shtator ka kohë ende”, ka shtuar Borell.

Ai ka thënë se takimi i sotëm nuk ishte ndonjë takim normal apo i rregullt.

“E kemi thirrë këtë takim sepse po ballafaqohemi me zhvilllime kryesisht negative dhe rritje të tensioneve në veri. Ky takim kishte të bënte me përgjegjshmërinë e të dy liderëve në kërkim të zgjidhjeve në mirëbesim, për të bërë përpjekje drejt paqes dhe stabilitetit”, ka theksuar Borell.

Sipas tij takimi ka ndodhur në momentin kur jemi në një kohë kritike.

“E shohim kthimin e luftës në kontinentin tonë, pas invazionit rus në Ukrainë. Ballafaqohemi me një moment dramatik dhe mjaft të rrezikshëm për gjithë kontinentin tonë. Ky nuk është momenti për rritje të tensioneve. Është koha për të kërkuar zgjidhje dhe për të zgjidhur çështje apo probleme afatgjate dhe të qëndrueshme. I kam thënë të dy liderëve se ky ishte një takim për menaxhim krizash dhe jo takim i rregullt, dhe qëllimi i takimit ishte të qetësohej situata në terren. Po ashtu, jemi fokusuar në rrugën drejt normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Të dy liderët patën mundësi të diskutonin në hollësi për marrëveshjen gjithëpërfshirëse, derisa tensionet aktuale në terren janë simptome të një problemi më thellë”, ka nënvizuar Borell.

Sipas tij BE po merret me një simptom që ndodh sot këtu, e që nesër mund të ndodh diku tjetër, sepse ka një gjë sipas tij që qëndron përfundi kësaj.

“Besoj se presidenti Vuçiq dhe kryeministri Kurti e kanë kuptuar se nuk ka ndonjë alternativë ndaj dialogut për zgjidhjen e këtij problemi. Sigurisht se ka dallime të mirënjohura midis tyre sa i përket këndvështrimit të tyre se cili do të jetë statusi përfundimtar i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Por, ata janë pajtuar që të vazhdojnë diskutimet për ta përshpejtuar procesin e normalizimit. Dhe kjo do të jetë në majën e agjendës sime, bashkë me përfaqësuesin Miroslav Lajçak”, ka thënë Borell.

https://www.facebook.com

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Qeveria e Kosovës falënderon BE-në për organizim dhe ndërmjetësim në bisedime
Next post Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë dialogun