Gjenerali i NATO-s: Duhen dërguar më shumë trupa dhe artileri në Kosovë
Gjenerali Christopher Cavoli, Komandanti Suprem i Aleatëve i NATO-s për Evropën, ka autorizuar që të dërgohen më shumë trupa të NATO-s në Kosovë dhe Bosnjë Hercegovinë, në një kohë që rajoni është mjaft i kërcënuar nga aktorët e tretë.
Duke raportuar para Senatit amerikan, gjenerali Cavoli tha se NATO duhet të dërgojë jo vetëm më shumë trupa, por edhe artileri më të rëndë në Kosovë, ndërsa vlerësoi rolin e Francës, aeroplanmbajtësja e të cilës ndodhet në Detin Adriatik.
“Ne kemi bërë një rishikim të planit dhe tregoi se na duhen jo vetëm më shumë forca, por edhe artileri më e rëndë e NATO-s që të vendoset në rajon. Duhen rritur trupa në Bosnjë Hercegovinë dhe ato të KFOR-it në Kosovë për mbikëqyrjen, zbulimin dhe për të monitoruar kërcënimet ndaj tyre”, tha gjeneral Cavoli.
Komandanti Suprem i Aleatëve i NATO-s për Evropën e ka konsideruar Rusinë një “kërcënim kronik” për botën, ndërsa e sheh shqetësues faktin e krijimit të një aleance strategjike mes Rusisë, Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut.
“Ne po përballemi me kohë sfiduese, për të mos thënë më pak, në teatrin evropian. Lufta brutale dhe e paprovokuar e Rusisë ka shkatërruar Ukrainën për më shumë se dy vjet. Forcat ruse po shkatërrojnë qytete dhe po shkatërrojnë jetë të pafajshme në një shkallë që nuk e kemi parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Këto vende po krijojnë partneritete strategjike të ndërlidhura në një përpjekje për të sfiduar rendin ekzistues. Kjo është thellësisht armiqësore ndaj interesave kombëtare të SHBA”, tha Cavoli.
Më shumë storie
SHASH “PAPA KLEMENTI XI ALBANI”-URIM ME RASTIN E ZGJEDHJES PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
SHOQATA E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË“PAPA KLEMENTI XI ALBANI” – SUEDI Suedi / Förslöv, 8 tetor 2026 Për: E nderuara...
Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?
Pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në Kosovë u rikthye...
Shqiptarët e Teksasit protestuan në Austin në mbështetje të UÇK-së
SHqiptarët e Teksasit zhvilluan një protestë para Kapitolit të shtetit në Austin, kundër verdiktit të Dhomave të Specializuara në Hagë...
Nju Jork, Glauk Konjufca: Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi
Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, mori pjesë në Gala Mbrëmjen e dytë...
OKB: Kurti kërkon strategji shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së
Promovimi dhe forcimi i interesave kyçe shtetërore të Kosovës në arenën ndërkombëtare merr vëmendjen kryesore në Nju-Jork. Prania e delegacionit...
Austri: Protestohet në Vjenë kundër dënimit të katërshes së UÇK-së
Bashkatdhetarë të shumtë janë mbledhur sot në Vjenë të Austrisë, ku kanë protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë...

Average Rating