Fjalimi i Mbretit Charles III pas vdekjes së nënës së tij Mbretëreshës Elisabeth II
Mbreti Charles III ka mbajtur fjalimin e parë para kombit britanik si sovran i tij pas vdekjes së nënës së tij Mbretëreshës Elisabeth II. Nga pallati mbretëror Buckingham Mbreti Charles tha se ky është fjalimi që po mban me dhimbjen më të thellë dhe se nëna e tij e dashur ishte frymëzim dhe shembull jo vetëm për të dhe familjen por për të gjithë popullin britanik.
“Unë ju flas sot me një dhimbje të thellë. Gjatë gjithë jetës së saj, Madhëria e Saj Mbretëresha, nëna ime e dashur, ishte një frymëzim dhe shembull për mua dhe për të gjithë familjen time. Ne i detyrohemi asaj borxhin më të sinqertë që çdo familje mund t’i ketë nënës së tyre për dashurinë, dashurinë, udhëzimin, mirëkuptimin dhe shembullin e saj,” tha Charles.
Teksa tha se rinovon premtimin e shërbimit të përjetshëm ndaj britanikëve Mbreti Charles III bëri homazhe nënës së tij Mbretëresha Elizabeth II, duke thënë se përkushtimi i saj për shërbim dhe populli nuk u lëkund kurrë dhe “e përcaktoi tërë jetën e saj”.
“Këtë premtim për shërbim të përjetshëm, jua rinovoj të gjithëve sot. Ky ishte më shumë se një premtim. Ishte një angazhim i thellë personal që përcaktoi tërë jetën e saj. “Dashuria, admirimi dhe respekti që ajo frymëzoi u bënë shenjë dalluese e mbretërimit të saj. Siç mund të dëshmojë çdo anëtar i familjes sime, ajo i kombinoi këto cilësi me ngrohtësinë, humorin dhe një aftësi të pagabueshme për të parë gjithmonë më të mirën tek njerëzit.”, tha ai.
Më shumë storie
Shaban Bajrami, që filmoi takimet e vendlindjes dhe shumë ngjarje në Malësinë e Bujanocit
I lindur në Muhoc, dhe pas shkollimit ka emigruar në Zvicërr,qysh si i ri nga vitet 1970-ta, por krahas integrimit...
Treshja Scholz, Macron e Meloni: Kosova Asociacionin, Serbia njohjen de-facto
Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kanë kërkuar që Kosova të nisë me...
Letër nga Vatikani, me porosi nga Papa Françesko
LAJM I GËZUAR NGA PAPA FRANCESKU I CILI NA SIGURON LUTJE QË TË REALIZOHEN DËSHIRAT E MIRA ME PËRSHËNDETJE E...
Kamberi: Vuçiq mund të hakmerret në Preshevë
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka reaguar presidentit serb Aleksandër Vuçiq që tha mbrëmë se në...
Jens Stoltenberg: NATO dhe BE po punojnë për Ballkanin dhe Kosovën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian ka folur edhe për...
Presidentja e Kosovës sot filloi vizitën shtetërore në Shqipëri
Me ftesë të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot fillon vizitën shtetërore dy...
Average Rating