
Ardita Sinani: LUGINA E PRESHEVËS, KUQ E ZI!
I bashkohem thirrjes së deputetit Shaip Kamberi për vendosjen e flamurit kombëtar në çdo shtëpi dhe dritare shqiptare në Luginën e Preshevës për 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit.
Le të tregojmë krenarinë dhe bashkimin tonë kombëtar në këtë ditë të shenjtë, duke dëshmuar se flamuri ynë Kuq e Zi është identiteti ynë dhe simboli i rezistencës sonë ndër shekuj.
Një komb, një flamur, në çdo shtëpi në Luginë!

Në Shkollën Fillore “Ibrahim Kelmendi” festuam me krenari dhe gëzim festën e Flamurit, një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

Falënderoj drejtoreshën e shkollës, znj. Fitore Sahiti, dhe stafin për organizimin e shkëlqyer të këtij programi.
Ishte një kënaqësi të shihja fëmijët duke kënduar, recituar e vallëzuar, duke dëshmuar dashurinë për flamurin kuq e zi.
Si prind, përjetova një emocion të veçantë teksa vajza ime, Alba, me elegancë dhe shkathtësi u bashkua në valle, duke përfaqësuar me dinjitet traditat tona.

Gëzuar Festën e Flamurit!
Më shumë storie
Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës së Preshevës
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka kërkuar nga Universiteti i Prishtinës që të respektohet kuota e veçantë prej 2 për...
Grafite të kriminelit Mladiq në Bujanoc
Në qendër të Bujanocit janë shfaqur grafite me emrin e kriminelit të luftës, Ratko Mladiq. Politikani nga Lugina e Preshevës,...
Pasivizimi i adresave: Lugina e Preshevës me platformë për raportim
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar aktivizimin e platformës për raportimin e pasivizimit të adresave në...
Refik Hasanit, i është ndarë MIRËNJOHJE,
Si vlerësim ndaj veprimtarisë dhe, krijimtarisë publicistike që po vazhdon të kontriboj përmesë hulumtimeve, por edhe në opinione, vështrime publicistike,...
Haklaj: Misioni i UÇPMB-së është bashkimi me Kosovën!
Të dashur vëllezër dhe motra. Të dashur bashkëkombas! Familjarë të deshmorëve të Kombit! Veteranë të UÇMB-së! Sot në këtë ditë...
Luginë e Preshevës: Mijëra shqiptarë në këtë rajon mbesin pa të drejta bazë
Mijëra shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja prej vitesh mbeten pa të drejtë vote, dokumente personale dhe qasje në shërbime...
Average Rating