Vesna Peshiq: Puna e Kosovës ka përfunduar, ne thjesht po humbim kohë
“Për sa më përket mua, Kosova është një histori e përfunduar, ne thjesht po humbim kohë”, tha sociologia Vesna Peshiq në emisionin Newsnights në televizionin N1.
Sipas Peshiqit, njoftimi i kreut të SNS-së, Aleksandar Vuçiq për formimin e një “blloku serb” është një ide mjaft e paqartë. “A dëshiron të qëndrojë në qendër dhe të thotë – në të majtë janë të gjelbërt, pro-evropianë, dhe në anën tjetër janë të djathtët dhe ai do të jetë mes tyre”, vlerësoi ajo.
Lidhjet e opozitës parlamentare me ideologjinë politike të djathtë po forcohen. Shpesh, atyre u bashkohen akademikë dhe profesorë të një orientimi të ngjashëm. Kësaj radhe, pikë takimi është Proklamata për Mbrojtjen e Kosovës.
“Nuk e di nëse ka pasur ndonjë proklamatë më parë… Por të gjithë janë shumë të njohur në opinion, të gjithë janë nacionalistë, Beqkoviq, Koviq, Çaslav Ociq… Nuk e di se çfarë plani kanë. nuk e kuptoj se si do ta mbrojnë Kosovën, çfarë mund të bëjnë për Kosovën ata”, pyeti Peshiq.
Siç tha ajo, në ballë të tyre është lëvizja Dveri që është “e njohur për këtë temë”.
“Ata janë partia e Putinit, përfaqësojnë vlerat familjare dhe duan ta kthejnë Kosovën. Si do ta kthejnë Kosovën, duke krijuar trupa të armatosur? Riintegrimi i Kosovës është krejtësisht jorealist”, theksoi ajo.
Për zonjën Peshiq, Kosova është një histori e mbyllur.
“Thjesht po humbim kohë”, shtoi ajo.
Më shumë storie
28 Nëntori: Shqiptarët në mbarë botën festojnë ditën e Flamurit Kombëtar
113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët sot kremtojnë ditën e Flamurit Kombëtar, ditë kjo që ka hyrë...
28 Nëntori: Vjosa Osmani, iu bashkuan festimeve për 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, iu...
Mal Berisha Jeta e nje ambasadori
Mal Berisha Herman Bernstein Tiranё Edualba 2017 Gjatё panairit tё librit 2025 nё Tiranё, m’u dha rasti ta takoja autorin...
Nuk votohet qeveria Konjufca, Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme
Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër formimit të qeverisë me kryeministër Glauk Konjufcën. Pro formimit të propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje...
Kuvendi i Kosovës: Nesër dy seanca, financimi i RTK-së në seancën e jashtëzakonshme
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë nesër dy seanca plenare, ku një nga pikat kryesore të rendit të...
Kupën e Botës 2026: Kosova mbyll kualifikimet me barazim 1–1, e siguron barazhin
Kosova e ka mbyllur me barazim 1–1 ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, në sfidën e...

Average Rating