Armend Mehaj: Ushtria është e gatshme ta mbroj çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës

Read Time:53 Second

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se kjo ministri ka realizuar planin e punës në përqindje prej 77 për qind.

Mehaj theksoi se Ushtria e Republikës së Kosovës është e gatshme ta mbroj çdo cep të territorit, njofton Klankosova.tv.

“Ju njoftoj që Ministria e Mbrojtjes, ka realizuar planin e punës në përqindje prej 77%. Pra, gjatë periudhës janar-qershor 2022, janë realizuar 106 aktivitete nga 137 të planifikuara. Megjithatë, ne do të punojmë që efikasiteti të rritet edhe më shumë”, ka thënë Mehaj.

“Sa i përket transparencës dhe llogaridhënies, ne mbetemi të përkushtuar që atë ta ngritim në nivelin më të lartë. Ministria e Mbrojtjes do të jetë e hapur për publikun për çdo gjë që lejohet të ketë çasje publiku, përjashto informatat e klasifikuara”, shtoi ai.

“Ushtrinë e Republikës së Kosovës, do ta përgatisim dhe forcojmë çdo ditë, ajo është e gatshme ta mbroj çdo cep të territorit të Republikës. Ngritja e ushtrisë sonë në nivel të ushtrive të vendeve të NATO-së është mision i yni që do ta përmbushim patjetër”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Një kujtëse Kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe shtetarëve të Kosovës
Next post Peter Stano: BE nuk imponon zgjidhje për Kosovën e Serbinë