Gazeta “SOT”,  simbol  i patriotizmit, antikorrupsionit dhe proamerikanizmit

Read Time:4 Minute, 2 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Shqipëria  dhe shqiptarët sot kanë probleme që kërkojnë zgjidhje: ato janë  patriotizmi , si cështja e pazgjidhur që është  cështja shqiptare  në Ballkan ; shqiptarët kanë problem me demokracinë ,ligjin dhe korrupsionin.

Pothuajse në këto tre aspektet kryesore kanë dështuar si politika, sindikatat, mediat, partitë politike  ashtu edhe shoqëria civile pasi pothuajse të gjitha si politika,pushteti,mediat dhe shoqëria civile në Shqipëri janë paralizuar nga korrupsioni.

Dhe është gazeta “SOT” që del në Tiranë si e vetmja media e shkruar ,që për mua është dhe konsiderohet si institucion , e cila prej 20 vitesh ka sfiduar politikën e keqe , korrupsionin dhe sistemin e tij, ka promovuar mbështetjen për ndërtimin e shtetit ligjor; në demaskimin e korrupsionit politik të cdo ngjyrimi e partie politike; si dhe po gazeta “SOT” gjithmonë ka mbeshtetur e vlerësuar në maksimum përkrahjen e jashtëzakonshme të SHBA-ve për  Shqipërinë ,për Kosovën, për demokracinë shqiptare dhe për integrimin.

Edhe sot aktualisht, është po gazeta “SOT” ajo e cila mbështet fort ndryshimin që duhet bërë në Shqipëri, si gazeta e cila  i ka dalë në front dhe përballë kundër politikës së vjetër të “Trekëndëshit të Bermudës” dhe e cila inkurajon politikën e re demokratike  të PD-së dhe Bashën për ndryshimin.

SHBA dhe BE duke parë se gjendja në Shqipëri ishte e pamundur që të ndryshohej nga vetë shqiptarët, atëherë ato ndërhynë dhe e detyruan politikën shqiptare që të miratojë Veting-un. Gazeta “SOT” ka qenë zëri më i fuqishëm mediatik që ka propaganduar dhe promovuar këtë reformë në ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë jetike të Veting-ut për Shqipërinë.

Kundër sistemit të korrupsionit në Shqipëri janë SHBA, BE, opozitarizmi politik i PD dhe Basha si dhe gazeta e lirë dhe pavarur “SOT” sepse intelektualët janë në “gjumë” dhe fatkeqësisht pothuajse edhe shoqëria civile e mediat e tjera janë paralizuar edhe ato nga korrupsioni.

Dhe arsyeja se përse në titull kam vënë gazetën “SOT”,e përdor këtë si shembull se gazeta “SOT” nuk është si ato të tjerat të cilat fatkeqësisht janë jo pak, e te të cilat gjen, shikon e lexon papërgjegjshmëri publike e kombëtare, dhe të cilat helmojnë opinionin sepse ato janë të kapura nga korrupsioni e politika, e madje bëjnë edhe punën e mercenarit duke promovuar hapur por edhe djallëzisht edhe agjenda antishqiptare. Gazeta “SOT”, me këtë gazetë takohemi përditë sepse është gazeta me e kërkuar dhe më e lexuar në Shqipëri por edhe jashtë saj; është pothuajse e vetmja gazetë në Shqipëri që interesohet dhe informon edhe për çfarë ndodh në të gjitha trojet shqiptare, në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni në Luginën e Preshevës dhe kudo ku ka shqiptarë.

Te kjo gazetë që del në shtyp në Shqipëri kemi gjetur lirine e mundësinë që të shprehemi e të shkruajmë lirisht; kjo gazetë e guximshme ka vrarë frikën dhe indiferentizmin intelektual frikacak dhe ka inkurajuar guximin intelektual e patriotik që të shprehet e t’ia thotë të vërtetat opinionit publik.

Prej 20 vitesh ka meritën se jo vetëm që është e lirë dhe e pavarur por ajo është në pararojë të të vërtetave me informacionet që ajo jep pa i filtruar ato nga politika, korrupsioni dhe materializmi e as nga paraja. Është gazetë publike, kombëtare me kryeredaktor dhe me një staf gazetaresk, opinionistësh e analistësh profesionistë. “SOT”, është pothuajse e vetmja Gazetë e shkruar në Shqipëri e cila ka promovuar e mbështetur gjithmonë fort miratimin e Veting-ut në drejtësi dhe që kërkon Veting edhe për politikën. Gazetë që promovon patriotizmin real, demokracinë reale, interesin kombëtar dhe proamerikanizmin për të cilat është e përkushtuar në Shqipëri edhe PD dhe reformatori Lulzim Basha që kanë edhe mbështetjen e SHBA e BE. Dhe prandaj e rendita në këtë titull shkrimi edhe GAZETËN “SOT” sepse ajo gjithmonë u ka paraprirë dhe ka paralajmëruar ndodhitë e ngjarjet, dhe më kryesorja “SOT”, aktualisht po mbështet fort ndryshimin në Shqipëri, ndarjen e Shqipërisë nga tranzicioni dhe ndëshkimin e regjimit të korrupsionit. Pra, gazeta “SOT” e kryen mirë opozitarizmin ndaj pushtetit e politikës së keqe dhe e cila nuk është palë as me politikën , as me pushtetin dhe as me paranë e korrupsionin. Gazeta “SOT” është antiteza më e mirë kundrejt mediave të tjera, të cilat u vënë embargo këndvështrimeve reale e të vërteta; gazeta “SOT” është antiteza ndaj mediave të territ e manipulimit mediatik si ato televizive dhe të shkruara në Shqipëri të cilat emërtojnë, keqinformojnë dhe tejçojnë shtrembër duke helmuar e çoroditur opinionin. Realiteti sot në Shqipëri është shumë zhgënjyes sa që pothuajse ka humbur edhe shpresa për ndryshimin e tij, pasi përditë po shpërthejnë skandal pas skandali korrupsioni secili më i rëndë se tjetri, ku fijet e korrupsionit të çojnë te bashkëpunimi korruptiv i të gjithë politikës së vjetër. Dhe ndryshimin e këtij realiteti e mbështesin SHBA, BE dhe nga mediat si  Gazeta “SOT”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Rikthimi i dinjitetshëm në Histori i Kryeministrit të Shqipërisë Etnike atdhetarit Mustafa Merlika Kruja
Next post JETON AJO KULTURA QË VLERËSOHET