Ja pse duhet besuar dhe mbështetur PD, Basha dhe alternativa e saj

Read Time:4 Minute, 9 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Historiku i PD-së nuk fillon me shpalljen non grata të Berishës  dhe as me daljen e   Foltores. Historikun e PD-së, gabimet e ishlidershipit të saj Berisha  i dinë mirë ata të cilët e kanë kundërshtuar atë heret, shumë heret e shumë kohë më parë dhe jo vetwm ata të  këtyre dy viteve të fundit. Historia e PD-së nuk fillon me atë se cfarë ka ndodhur këto dy vite, kur SHBA-të shpallën Berishën non grata. Historiku i PD-së ka  trashëgiminë e vyer të saj, si dhe trashëgiminw negative , ku prej kësaj të fundit PD duhet të ndahet dhe  ka filluar që të ndahet falë vetëm SPAK-ut dhe sanksioneve amerikane për korrupsionin dhe të korruptuarit.

Trashëgimia negative e PD-së konsiston në atë se ajo nuk ndërmori lustracionin dhe as dekomunistifikimin e vëndit , nuk përfaqësoi sa e si duhet pikëpamjet dhe as programin e së djathtës, nuk aktivizoi dhe as nuk integroi në politikë ish-të persekutuarit e ishregjimit , dhe madje më keq akoma ishte fakti se PD dhe Berisha si dhe deputetët aktualë rreth e pranë tij në Foltore si dhe mjerisht edhe shumica e deputetëve të “rinj” ishin kundër Vetting-ut në drejtësi dhe janë edhe kunder Vetting-ut politik. Kjo tashmë ka bërë diferencën dhe ndarjen mes së vjetrës në PD, Foltorja me foltoristët,  dhe së resë në PD , të elitës së re politike dhe të Lulzim Bashës. Prandaj i duhet besuar dhe duhet mbështetur PD dhe  Basha.

Politikan dhe pushtetar  i mire dhe i mencur është ai politikan që e kupton se duhet të largohet, dhe kur largimi i tij domosdoshmërisht është i pashmangshëm.Kjo vlen si për ata të vjetrit por edhe për ata të rinjtë që “vjetrohen” konsumohen  lehtë e shpejt politikisht e korruptivisht sic janë jo vetëm deputetët e Foltores por edhe ayta të cilët braktisën PD-në dhe instituicionet e saj këta dy muajt e fundit.

Që politikën shqiptare e ka dominuar korrupsioni, kapur dhe qeverisur nga korrupsioni këtë e tregon gjithë politika e pushteti i këtyre 30 viteve. Te gjithë premtonin shtet ligjor por vetem sa kur vinin në pushtet politika dhe politikanët e saj vetëm sa e rrisnin, kultivonin dhe e modernizonin  korrupsionin.

Edhe ato levizje apo alternativa të reja politike që dilnin apo që i pillnin dy partitë e mëdha PD e PS ato që në lindje lindnin të korruptuara si p.sh. PD Reformatore e Genc Pollos dhe Aleanca Demokratike e Neritan Cekës dhe e Arben Imamit, të cilat i mbështeste PS dhe u bënë deri ministra të saj , dhe për interersa personale e korrupsioni Pollo, Shehu, Xhaferraj, Imami, Ceka etj. në vitin 2005 u rikthyen të pishmanuar te streha Berisha, dhe sot janë te Foltorja e tij..Më vonë  dolën partitë “Ligj e Drejtësi” e Spartak Ngjelës dhe “Kuqezi” e Kreshnik Spahiut nga e djathta , dhe të gjitha këto dështuan prej presionit, servilizmit dhe korrupsionit që ushtronte mbi to Berisha dhe Partia Demokratike që ka qenë gjithmonë nën hyqmin e tij.

Kulmin si politikë korrupsioni e shohin , dhe si produkt korrrupsioni doli, ishte dhe është LSI e Majtë dhe Ilir Meta të cilin faktor politik për ironi të faktit e bëri Sali Berisha dhe PD-ja e Djathtë pa pyetur fare vullnetin e PD-së dhe as të demokratëve.

Si rezultat i këtij kualicioni korruptiv të Partisë Demokratike te Berishës me Ilir Metën në vitin 2009 erdhi dhe filloi rrënimi i Partisë Demokratike gjë që coi  në humbjen  katastrofike në vitin 2013. Më pas edhe në Partinë Socialiste kundër regjimit socialist të Edi Ramës dolën edhe Ben Blushi me “LIBRA”, dhe Koco Kokëdhima me “ZGJIDHJA”. Por duke qenë Rama i fortë në qeverisje dhe me marafetet e tij mjeshtërore presioni e korruptive i asgjësoi politikisht të dyja këto alternativa socialiste anti-Rama të socialistëve.

Madje Pushteti i Edi Ramës inkurajoi dhe mbështeti devijanca anti-PD e anti-Basha para zgjedhjeve të 25 Prillit 2021,  ku të pakënaqurit si Patozi, Topalli dhe Hajdari  krijuan tri partiza kundër PD-së.

Themi dhe duhet që PD-në dhe Bashën duhet t’a mbështesë jo vetëm antarësia por gjithë publiku sepse është alternativa e duhur kundër gjithë elitës korruptive bashkëoperuese e bashkëortake ne korrupsion; publiku duhet ta mbështesë PD-në dhe Bashën për ndryshimin, antikorrupsionin, Vetting-un, roamerikanizmin  dhe për intergrimin, pasi “Trekëndëshi i Bermudës” ka dështuar.

PD me Bashën dhe me eltën e re e të passtër  duhet të ringrihet fuqishëm , të jetë e hapur dhe demokratike , ashtu sic edhe ka filluar me Kuvëndin Kombëtar dhe  me zgjedhjet për  në Këshillin Kombëtar e me kryesinë e saj të re. PD fton sinqerisht të gjithë demokratët për bashkim për të shëmbur regjimin e korrupsionit, dhe PD-në duhet ta mbështesin jo vetëm antarësia e PD-së por mbarë publiku politik e jo politik , sepse një PD e tillë do ta ndajë politikën shqiptare dhe Shqipërinë nga tranzicioni.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Lidhja e Dytë e Prizrenit organizatë politike dhe  ushtarake që luftoj për mbrojtjen e Shqipërisë Etnike
Next post Sulm terrorist në veri të Kosovës: Nga sulmet e një bande Serbe një polic ka vdekur dhe tre janë lënduar