Ja si e kam paralajmëruar rrënimin e PD-së së Shqipërisë dhe LDK-në e Kosovës që para 6 viteve
Nga Skënder Sadri KAPITI
Ajo se cfarë i ndodh Partisë Demokratike të Shqipërisë që prej dy vitesh , dhe ajo se cfarë i ndodhi LDK-së së Kosovës me Isa Mustafën unë i kam parashikuar e paralajmëruar qysh heret , madje para 6 vitesh kam shkruar një shkrim për këtë tematikë në një analizë timen me me titull:
“Arsyet e rënies së PD-së në Shqipëri dhe të LDK-së në Kosovë”
Shkruar me Dt. 01/07/2017
“Partitë diktatoriale dhe ato autoritariste zakonisht në pushtet montojnë regjimin partiak korruptiv, mafioz, klanor e nepotik ku: ligjin, pronarin e partisë dhe pushtetin politik partiak e shtetëror e bën kryetari, të afërmit e tij dhe servilët, kasta dhe klanet në shërbim dhe rreth tij. Dhe për pasojë, pas tij, pas kohës së tij, partinë e pret shthurja dhe vetëshpartallimi.
Kështu ka ndodhur me partitë moniste komuniste të Europës Lindore. Kështu e pësoi Partia Komuniste e Enver Hoxhës dhe po kështu po e pësojnë dhe po bien dhe rrenohen edhe LDK e Kosovës, Partia Demokratike e Shqipërisë, dhe, po kështu shumë shpejt po e pëson edhe së fundmi PDK e Kosovës, si pasoja që vijnë prej autokracive të kryetarëve e lidershipit te tyre dhe prej elitave oligarkike politike te korruptuara dhe servile rreth tyre.
Konkretisht, sot pas humbjes së dytë të thellë dhe katastrofike të Partisë Demokratike të Shqipërisë: së pari ishte humbja e rendë në zgjedhjet parlamentare te qershorit 2013, dhe akoma më e thellë është kjo e tanishmja e 25 Qershorit 2017, si dhe humbjen e të gjitha bashkive dhe keshillave bashkiake në të gjitha njesitë kryesore vendore të Shqipërisë në vitin 2015 tregon se PD e ka humbur gravitetin dhe besueshmerinë politike te votuesit shqiptarë.
Autorët e kësaj disfate janë Berisha, oligarkët dhe elita politike e vjetër e saj.
Edhe LDK e Kosovës ka pasur në vazhdimësi një rënie të lirë humbjeje politike për teposhtë gjithnjë e më shumë si në parlament ashtu edhe për pushtetin vendor, ku kryetari i saj, Isa Mustafa, pasi humbi drejtimin e Prishtinës dhe për çudi, si për këtë “meritë” LDK nuk gjeti tjetër por e bëri edhe kryeministër , i cili e çoi LDK-në në një humbje tepër të thellë në zgjedhjet e parakohshme të 11 Qershorit 2017.
Pra, nuk duhet lodhur shumë për të gjetur fajtorët, pasi shkaku i humbjes është rrenimi i PD-së që ka për meritor dhe autor së pari kryesorin Sali Berishën, i cili, e privatizoi, e dirigjoi, e drejtoi dhe e “edukoi” Partinë e tij Demokratike ashtu si Enver Hoxha Partinë e tij të Punës (Komuniste) , ashtu sikurse edhe LDK në Kosovë që ka si meritor të humbjes Isa Mustafën, uzurpatorin e saj.
Partitë e tilla, shumica dhe më kryesoret e tyre, si në Shqipëri por edhe në Kosovë ku kryetarët e tyre zgjidhen e rizgjidhen me 99% të votave dhe pa rivalë funksionojnë si, ashtu dhe deri sa të jetojë fizikisht apo politikisht kryetari i tyre sipas parimit:
“ kur themi kryetari kuptojmë partia dhe kur themi partia kuptojmë kryetari”, që do të thotë se sa është kryetari është edhe partia, dhe pas tij nuk ka as Parti dhe nuk ka as se çfarë të kuptojmë më me partinë e tij.
Kjo ishte fryma e leninizmit politiko-partiak e Partisë Komuniste të ish-Bashkimit Sovjetik, këtë kishte edhe enverizmi, edhe titizmi.
Po këtë ka edhe tani berishizmi në PD e Shqipërisë; këtë ka LDK-ja mustafiste e Kosovës, ashtu si edhe të gjitha partitë e tjera të cilat identifikohen, personalizohen dhe frymezohet nga kryetarët e pasfidueshëm.
Kjo është edhe sot në “demokraci” politika e kryetarëve pothuajse e të gjitha partive politike shqiptare. Kjo është trashëgimia që: kur merr fund bejlerbeu, bajraktari e sulltani i partisë, apo kryetari, siç quhet kryeipari i partisë, pas tij merr fund edhe partia.
E keqja e Partisë Demokrarike ishte dhe është autoritarizmi dhe korrupsioni, premtimi i pambajtur dhe mashtrimi. Pa braktisjen e frymës dhe të ndikimit autoritarist berishist dhe të ndarjes prej tij dhe prej korrupsionit te oligarkisë së PD-së nuk ka rinovim dhe ngritje të PD-së, sepse i pari që nuk e dëshiron një gjë të tillë është Berisha dhe servilët, idhujtarët e tij dhe oligarkët, të cilët: kanë përfituar, vjedhur e grabitur dhe janë pasururar nën bekimin dhe me mbrojtjen e pushtetit të tij.
Këtë ringritje të PD-së pa Berishën nuk e dëshiron Berisha dhe klanet e shpura përfituese dhe hajdutokracia e vjetër, e vitit 1992-1997, dhe as ajo “e re” e viteve 2005 –2013 e Partisë Demokratike, të cilët e mbajnë peng dhe janë dakord që Partia Demokratike edhe të shkatërrohet po qe se ajo u del atyre nga kthetrat, pra, aq e ulët është ligësia e tyre.
Dhe prej këtyre ka mbërrituar PD-ja deri në këtë deregje e nuk dihet se si dhe ku do të përfundojë më tutje.
Po kështu ka përfunduar edhe LDK-ja e Kosovës pas Rugovës, sepse: ishservilët, përfitituesit, të korrupuarit , manipulatorët dhe spekulantët e saj e rrënuan dhe e rrudhën LDK-në nga njëra palë zgjedhje te tjetra, dhe janë dakord që ta çojnë e ta rrënojnë edhe më tej vetëm e vetëm për interesa personale politike, materialiste dhe egoizmi.
Janë të dëshpëruara për t’u rinovuar këto parti edhe me sloganet: në Shqipëri për PD-në, për t’u rikthyer te idealet e Lëvizjes së Dhjetorit , dhe tek të dëshpëruarit e sotëm të LDK-së në Kosovë të cilët kujtojnë vizionin dhe kohën e Rugovës.
Këto janë anakronizma jashtmode pasi, kohët kanë evoluar dhe kanë kaluar mbi 27 -28 vite që nga koha kur u krijua LDK në Kosovë, dhe nga koha kur ndodhën revoltat antikomuniste në Shqipëri në vitet 1990. Shqipëria nuk është sot në Komunizëm e as ajo e viteve 1990, e po ashtu edhe Kosova nuk është më nën Serbi, por është Shtet i Pavarur.
Kohët ecin dhe ndryshojnë prandaj ndryshojnë edhe ngjarjet, dhe të tjera gjëra koha kërkon për të zgjidhur dhe jo të kthehemi te vizionet e së shkuarës dhe të mbërthehemi e të kapemi pas idhujve.
Ky është vetëm disfatizëm dhe justifikim për të justifikuar apatinë, paaftësinë dhe mosangazhimin, përtacinë dhe egoizmin. Duhet guxim dhe veprim konkret në kushtet e rrethanat që kërkon koha.Nga e shkuara duhet të mësojmë e të marrim përvojën e mirë që gabimet të mos përsëriten, por ama më shumë e shkuara i takon së shkuarës dhe historisë.
E tashmja, ka dhe sjell realitete të reja të cilat kërkojnë veprime dhe zgjidhje të reja duke ndëshkuar dhe braktisur të dëmshmen, dëmqarët e zullumqarët edhe të politikës , edhe të pushtetit.
Zgjidhjet e sotme që i kërkon moderniteti, mirëqënia, demokracia dhe integrimi nuk bëhen as me mendësitë, as me “heronjt” dhe as me ngjarjet e së shkuarës.
Kohët moderne sot flasin, kërkojnë dhe kanë nevojë për reforma dhe për reformime te panderprera për politikën, demokracinë, progresin dhe zhvillimin dhe jo për nostalgjira dhe idhujtarizma.Këtë duhet ta bëjë së pari Partia Demokratike dhe Basha.Kështu siç është katandisja dhe realiteti i PD-së së Shqipërisë dhe i LDK-së së Kosovës, si parti të Djathta në dukje e deklarime si mashtrime, pasi që nuk kanë asgjë si të djathtë: as si vizion, as si ideologji, as si prakticitet dhe as si demokracititet, ato, po nuk u reformuan realisht dhe rrënjësisht edhe mund të reduktohen me tej në relike politike që kurrë nuk mund të vijnë në pushtet si shumicë ndonjëherë”.
Durrës, me dt 01 07 2017. Autori, Skënder Kapiti historian, jurist, publicist, shkrimtar dhe studiues i fesë, moralit e filozofisë.
Average Rating