Kamberi falemnderon Lobin Shqiptaro-Amerikan për mbështetjen ndaj tij dhe shqiptarëve në Luginë të Preshevës
Falenderimi i zotit Kamberi:

“Pas përfundimit të takimeve me liderë politik e institucional shqiptarë në rajon për t’i falëmnderuar për përkrahjen e tyre jo vetëm për procesin e sigurimit të një zëri shqiptar nga Lugina në Parlament, por edhe ndaj Luginës së Preshevës në përgjithësi, sot, dua të bëj një falëmderim të veçantë!
Dua të falemnderoj nga thellësia e zemrës ish-Kongresistin Amerikan Joe DioGuardi dhe znj. Shirley Cloyes DioGuardi, udhëheqës të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, organizatës të regjistruar si lobi në Washington, DC. LQSHA e përkrahur nga Bordi i Drejtorëve (ku bëjnë pjesë patriotë të vërtetë shqiptaro-amerikanë) e komuniteti ynë në Amerikë, ka mbi dy dekada të angazhimit sistematik për të ngritur çështjen e Luginës së Preshevës në instancat më të larta të SHBA-ve. Lidhja speciale në mes shqiptarëve në Ballkan dhe Washingtonit është dhe mbetet gurëthemel kyç i kauzës sonë kombëtare e veçanërisht i shpresës reale për zgjidhje të suksesshme të çështjes shqiptare në Luginë. Bashkë me Ligën Qytetare do vazhdojmë misionin tonë historik për shtruar tutje rrugën e zgjidhjes së çështjes shqiptare në Luginën tonë në miqësi permanente me SHBA-të dhe përkrahjen e tyre përmes miqëve të dëshmuar të kombit tonë në kupolen e demokracisë amerikane e botërore, në Kongresin Amerikan!”
Më shumë storie
Parlamenti Studentor thërret në marsh paqësor kundër aktgjykimit të Speciales
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin paqësor që do të mbahet më 21...
Pas 27 vitesh identifikohet Idriz Rrecaj, një nga 23 viktimat e “Grupit të Intelektualëve”
Familja e Idriz Rrecit ka bërë të ditur se janë njoftuar zyrtarisht nga institucionet e Kosovës për mbetjet mortore të...
Vlerat dhe Vepra e UÇK-së janë Liria, Pavarësia dhe Shteti i Kosovës
NGA SKËNDER SADRI KAPITI Ku jeni ju politikanë, gazetarë, opinionistë, mendimtarë dhe intelektualë e akademikë, dhe ju shkrimtarë e poetë? Dukuni...
Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë mbi aktgjykimin e Hagës
Kuvendi i Shqipërisë doli sot me një draftdeklaratë mbi aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë për ish-liderët e UÇK-së,...
UÇK-ja është lavdia, krenaria, liria është vetë Kosova, është gjithshqiptaria
Nga Skënder Sadri KAPITI UÇK është Historia, krenaria dhe sakrifica kombëtare lindur nga një komb madhështor dhe heroik siç ka qenë, është...
Ç’është kjo Gjykatë Speciale në Kosovë?!
Nga Skënder Sadri KAPITI Kundërshtiin e kësaj Gjykate unë e kam bërë edhe para miratiit të saj nga parlamenti i...

Average Rating