KOSOVA KA SHEKUJ NË EVROPË, NDËRSA EVROPA ENDE NUK ËSHTË NË KOSOVË!

Read Time:3 Minute, 28 Second

Bëjmë me dije opinionin mbarëshqiptar se në bashkëpunim me atdhetarët në emigracion dhe përfaqësues të lobingut euroatlantik shqiptar janë dërguar dy letra:

Së pari disa Kongresmenëve dhe Senatorëve amerikane për situatën politike që po i imponohet Kosovës nga klane të caktuara antishqiptare në rastin e Asosacionit .

Së dyti, letra dërguar Selisë së Shenjtë në Vatikan për njohjen e Republikës së Kosovës.

Jemi të bindur se kemi trokitur atje ku duhet të dëgjohet zëri i qytetarëve shqiptarë dhe institucioneve për të mbrojtur interest shtetërore e kombëtare, duke synuar një shtet të fortë e të begatë në Ballkanin Perëndimor, si aseti kryesor kombëtar dhe ndërkombëtar për Sigurinë, Paqen dhe Stabilitetin në rajon.

Jemi të informuar se në Kongresin Amerikan do të debatohet për këtë çështje dhe kjo është diçka e mirë për të gjitha palët që janë të interesuara për stabilitetin dhe sigurinë.

Në këto çështje delikate qëndrimi ynë politik dhe qytetar duhet të jetë i kthjellët dhe i vendosur, për të respektuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe për të mbrojtur pavarësinë.

Me këtë rast po i drejtohemi institucioneve të BE, komisionerëve dhe misionarëve të tjerë që kanë marrë përsipër t’i imponojnë Kosovës marrëveshje të pabarabarta, duke e përkëdhelur Serbinë në mënyrë tepër qesharake.

Nuk duhet të ketë vazhdim të bisëdimeve midis Kosovës dhe Serbisë, nëse nuk ka njohje reciproke, aq më tepër kur në qëndrimin serb deklarohet hapur mosnjohja e Kosovës ndërkombëtarisht.  

Nuk duhet të ketë vazhdim të bisedimeve, pa hequr më parë nenin në Kushtetutën e Serbisë mbi Kosovën.

Nuk mund të ketë cënim të territorit të Kosovës përmes Asosacionit me vertikalizim në Beograd, gjë e cila cënon sovraniteti dhe integritetin territorial të shtetit të Kosovë.

Nuk mund të jenë përfaqësues të BE disa komisionerë që vijnë nga vendet që ende se kanë njohur Kosovën brenda antarësisë së BE.

Nuk mund të ketë vazhdim të bisedimeve në Bruksel dhe nuk mund të jetë BE arbitër mes dy palëve, kur ende 5 shtete antarë të tij nuk e njohin Kosovën.  

Për gjithçka tjetër që normalizon marrëdhnëniet mes dy shteteve, duhet të ketë njohje reciproke, më tej vazhdim të bisedimeve.

Nga kjo vije nuk duhet luajtur, sepse vetëm kështu respektohen palët nën monitorimin ndërkombëtar.

Faktori politik në Kosovë, reagimi qytetar dhe faktori patriotik shqiptar, nuk duhet të lejojnë më të bëhet pazar me interesat shtetërore dhe kombëtare.

Kundër çdo imponimi dhe padrejtësie, populli do t’u kundërvihet politikave klienteliste të ditës me çdo mënyrë dhe me çdo çmim për të ruajtur jetën, pasurinë dhe sigurinë e jetës.

Nuk mund të bëjë Pazar askush me Kosovën, sepse ajo sot ka zot popullin e saj.

Ju bëjmë me dije komisionerëve të BE të kujtojnë Marsin e Vitit 2004.

Nëse ata vazhdojnë të imponojnë në emër të institucioneve të BE, atëherë është kuptuar qartë që Kosova ka kohë që është në Evropë, ndërsa Evropa ende nuk është në Kosovë, për ta mbëeshtetur shtetin e ri, si pjesë gjeopolitike të tij.

Mjaft e përkedhelët Serbinë, atë Serbi që është bërë shkak i luftrave botërore dhe ka shkaktuar tre gjenocide kriminale në Ballkanin Perëndimor.

Mjaft e përkedhelët Serbinë, e cila është pozicionuar hapur në krah të agresionitt rus në Ukrainë dhe nuk do t’ia dijë për vendimet dhe sanksionet që vendos BE kundër Rusisë.

Është e turpshme dhe shumë e ulët për ju komisionerë, që pranoni në bisedime një Ish – Ministër të qeverisë kriminale të Milosheviqit. Vuçiq duhet të përjashtohet nga niveli i bisedimeve.

Kaq shpejtë i harruat Strebrenicën, Reçakun, Prekazin dhe ende mijëra njerëz të pafajshëm të zhdukur nga ky regjim kriminal?!

Me qëndrimin tuaj ju po bëheni shkak i shpërthimit të konfliktit dhe të një lufte të re, e cila po qëndron si “Asi nën Mënge” i diktatorit Putin për të vënë në lojë jesmenin e tij Vuçiq dhe ta hedhë Ballkanin dhe Evropën në luftë.

Ju komisionerë dhe misionarë që pas buzëqeshjeve diplomatike po i imponoheni brutalisht institucioneve të Kosovës, në sytë e popullit jeni të shpallur “non Grata”.  

Ne kemi për detyrë t’ua parashtrojmë problemet ashtu siç mendon populli në terren.

Mjaft më!

Demokracia ka vlera respekti dhe jo diktati.

Hyzri Salihu

Koordinator i FBKSH,së19.02.2023

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post <strong>Gurët e varrëve thërrasin të zotët e tyre</strong>
Next post Albin Kurti për “France 24“ shprehet optimist për marrëveshje me Serbinë