Lumir Abdixhiku: Me LDK e ardhmja është e ndritshme, ne po vijmë si forcë prijëse për shumë vjet

Read Time:40 Second

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku shkroi se “struktura e Lidhjes në Kryeqytet po vjen si forcë prijëse për shumë vjet”, në një postim në Facebook ku njoftoi për zhvillimin e zgjedhjeve të brendshme në Prishtinë.

“Të faleminderit Prishtinë – për pjesëmarrje impresive nëpër çdo nëndegë. Përveçse mbështetje po na jepni dhe shpresë. Këtë vikend vazhduam me 4 Kuvende të tjera. Si në lagje të reja, sikurse Prishtina e Re III, ashtu dhe në fshatra të Kryeqytetit – Shkabaj, Mramor e Keçekollë – pjesëmarrja qytetare është shenjë konfirmuese për ‘Rrugën e Re. ”, shkroi z.Abdixhiku.

Ai tha se “e ardhmja është e ndritshme”.

“Do të vazhdojmë kështu – dhe më shumë. E ardhmja është e ndritshme. Struktura e Lidhjes në Kryeqytet po vjen si forcë prijëse për shumë vjet. ldkzgjedh #rrugaere”, shkroi z.Abdixhiku.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post KDI: Albin Kurti të raportojë në Kuvend për dialogun
Next post Vuçiqi -“Jetojmë në shumë shtete, por jemi serbë”, Kamberi-Vuçiqit: Edhe ne jetojmë në 5 shtete, por jemi shqiptarë