Media, jini dhe bëhuni media të moralit!

Read Time:1 Minute, 49 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI
Urojmë që mediat shqiptare në Vitin 2023 të jenë më të lira e të pavarurara për të thënë të vërtetat; që të jenë sa më pak politike, sa më pak servile dhe jo të shitura te interesi e paraja. Mediat janë pushteti i katërt, si pushteti antipolitikë e antipushtet, si pushtet kritik antikorrupsion dhe kundër të këqijave publike dhe si pushtet i paanshëm i cili informon por edhe ndikon shumë në formimin e opinionit sa më real për realitetin politik, social, juridik, edukativo-patriotik e moral të shoqërisë.
Prandaj media së pari duhet të jetë medie e moralit.
Mjerisht shumica e mediave dhe mediatikëve në Shqipëri, dhe sdomos ato që e mbajnë veten si media kombëtare janë media mercenare e servile të pushtetit, të politikës dhe të parasë, skajshmërisht të varura prej tyre, dhe duke qenë të tilla janë pra amorale shumica e tyre.
Urojmë mediat që të jenë në thelb kombëtare dhe t’i shërbejnë publikut dhe jo të jenë matrapaze, manipulatore dhe spekulante me informacione të deformuara nga psikika e shtrëmbër e këndvështrimit egoist, politik, servil, materialist dhe negativ.
Hapni dyert për individë gazetarë, opinionistë, analistë, intelektualë e artistë të mirëfilltë të fushave të ndryshme; për individë të talentuar, të aftë, profesionalistë e të moralshëm dhe jo vetëm për ata me lidhje familjare, politike e biznesi të cilët kanë kapur dhe janë bërë monopol mediatik më keq se politika dhe ortake me të prej 30 vitesh po me të njëjtat fytyra që shëtisin nga një studio televizive në tjetrën, dhe nga po të njëjtët që shkruajnë e zhgarravisin në faqet e para të gazetave. Në “pamundësi” për t’i ndaluar, të paktën ju media e ju mediatikët mundohuni që të servirni sa më pak programe të tilla gati krejt lakuriqësie, me fjalor e humor harbut e banal, me lojra telebixhozi dhe me reklama e foto seksi të cilat përcudnojnë dhe e prishin moralin, familjen dhe shoqërinë sa që disa programe televizive kanë “frikë” t’i shohin qytetarët në prezence të familjes e të familjarëve. Media mos fabrikoni e mos ngritni imazhe, kulte e personazhe negative korrupsioni e injorantësh “VIP”, por jini e bëhuni media të Moralit së pari!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Në mars nis gjykimi ndaj Thaçit e të tjerëve, pritën procedura të gjata
Next post Shoqata “Drini”, Gjakovë-Shkodër, nderoi me “Mirënjohje” Gazetën e Alpeve