Në Luzern të Zvicrrës, Akademi përkujtimore dhe përurime shkencore

Në Luzern të Zvicrrës me rastin e 80-vjetorit të themelimit të Lidhjes se dytë të Prizrenit mbahet Akademi përkujtimore dhe përurime shkencore

Më rastin e 80 – vjetorit të themelimit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit më, 16 shtator 1943 nën organizimin e katër shoqatave dhe dy misioneve katolike shqiptare: Shoqata e Intelektualeve Shqiptar “ Trojet e Arbrit“-Prishtinë; Misioni Katolik Shqiptar “ Nëna Tereze“ në Aarau; Shoqata Bamirëse Kulturore “ Sali Çekaj “ Zvicërr ; Misioni Katolik Shqiptar Luzern ; Shoqata “Bashkimi i Intelektualeve Shqiptarë në Zvicërr“ dhe Shoqata Humanitare Bamirëse ”Nënë Tereza” në Zvicër mbahet  Akademia përkujtimore dhe dy përurimet shkencore: ” Masakrat dhe krimet serbe, malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare  1912-1944 ” ( I )  dhe  ”Masakrat dhe krimet serbe, malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare  1945-1999 ” ( II ).

                     Në këtë akademi do të  bëhët edhe shpërndarja e Mirënjohjeve për të gjithë ata  që e kanë përkrahur financiarisht Shoqatën  Trojet e Arbritpër Monumentin e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut që u vendos në qytetin e Prizenit më, 28 nëntor 2020. Gjithashtu do të shfaqet edhe Filmi Dokumentar për Lidhjen e Dytë të Prizrenit.

                Shoqata Trojet e Arbrit do t´iu bëj thirrje pjesëmarreëve si dhe shqiptarëve te tjerë në Zvicërr dhe vende të tjera të Evropës për përkrahjen e projektit të monumentit të Kapidan dr.Mark Gjon Markut që do të vendosët në Shkodër.

Akademia përkujtimore dhe përurimi i dy librave mbahët më datë, 16 shtator 2023 dhe fillon në orën 15:00, në sallën e Misionit Katolik Shqiptar në Luzern në  adresën: Rodteggstrasse 6,  CH-6005 Luzern.

                Ju Mirëpresin!

        Shoqata e Intelektualeve Shqiptar “ Trojet e Arbrit“ -Prishtinë;

        Misioni Katolik Shqiptar “ Nëna Tereze në Aarau;

        Shoqata Bamirëse Kulturore “ Sali Çekaj Zvicërr;

        Misioni Katolik Shqiptar Luzern;

        Shoqata Bashkimi i Intelektualeve Shqiptarë në Zvicërr dhe

       Shoqata Humanitare Bamirëse ”Nënë Tereza” në Zvicër.

Lini një Përgjigje

Previous post Politika në Shqipëri është mashtrim, korrupsion, hajni dhe tradhti
Next post Formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë-Zvicër