Nga 28 janari, Talat Xhaferi, kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Read Time:1 Minute, 46 Second

Kryetari aktual i Kuvendit, Talat Xhaferi, pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut duke shënuar kështu historinë si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ai, këtë nominim po e sheh si respekt dhe nder të veçantë.

Ai, do të jetë kryeministër i Maqedonisë së Veriut prej 28 janarit deri në zgjedhjen e Qeverisë së re. Ardhja e tij në krye të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut rikthen numrin prej 3 kryeministrave shqiptarë në rajon, pas largimit të Dritan Abazoviqit nga pozita e kryeministrit të Malit të Zi.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, përmes një video-paraqitjeje tha se nominimi për kryeministër i Qeverisë teknike, paraqet për të respekt dhe besim të veçantë.

 “Për mua do të thotë respekt dhe besim i veçantë nga organet partiake për të më nominuar në këtë detyrë. Besoj se me përgjegjësi më të madhe do të përgjigjem ndaj detyrës së re që më është besuar dhe shpresoj se do të realizohen pritshmëritë e qytetarëve”, tha Xhaferi.

Edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, tha se partia që e udhëheq ai do ta mbështesë Talat Xhaferin për kryeministër.

“Kjo është marrëveshje që e kanë pasur dy parnerët e koalicionit prej fillimit, në parim ne nuk shohim asgjë të keqe për ta mbështetur dhe për ta përkrahur, jo Talat Xhaferit, por cilido qoftë shqiptar që ishte”, tha Taravari.

Analisti politik, Bashkim Selmani, vlerëson se me ardhjen e Xhaferit në krye të Qeverisë arrihet një pjesë e barazisë mes shqiptarëve dhe maqedonasve në udhëheqjen institucionale.

“Me këtë është arritur ajo pjesa e vërtetësisë dhe barazise mes shqiptarëve dhe maqedonasve si shtet i përbashkët dhe nga ana tjetër nëse merret për bazë të arriturat e gjendjes faktike nuk pritet ndonjë ndryshim ,për arsye se tani kur shqiptarët e arritën një proces politik me një funksion të kësaj natyre nga ana tjetër varfëria dhe gjendja e rëndë ekonomike nuk u bën shumë përshtypje”, tha Selmani.

Ndryshe, Talat Xhaferi do të jetë kryeministër teknik i Maqedonisë së Veriut prej 28 janarit deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

https://www.facebook.com/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post POETIZËM QË LIDH NYJE DASHURINË
Next post Besnik Bislimi: Qeveria e Kosovës vazhdon mbështetjen për Luginën