Partia “Guxo”, bëhet partia e parë me dy kryetarë

Read Time:1 Minute, 31 Second

Subjekti i ri politik “Guxo” mbajti Kuvendin e Parë zgjedhor dhe konstituiv në Prishtinë.

Në këtë kuvend marrën pjesë deputetë të partisë ‘Guxo’ dhe 400 delegatë.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës Donika Gërvalla në këtë kuvend, tha se jo rastësisht kanë zgjedhur këtë ditë, 7 shtatorin, si datë e rëndësishme për Kosovën, që përkon me Kushtetutën e Republikës së Kosovës e shpallur me 7 shtator në Kaçanik.

“Sot jeni mbledhur nga e gjithë Kosova, sot jemi mbledhur 400 delegatë nga e gjithë Kosova, duke guxuar. Pse guxo?, është të qendrosh, të kërkosh rezultat, të luftosh për drejtësi, të luftosh korrupsionin, e krimin e organizuar, t’i qëndrosh të dobëtit, të ndihmosh për drejtësi dhe shpresë”.

Gërvalla ka folur edhe për zgjedhjet që janë mbajtur më 14 shkurt. Ajo ka përmendur edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për veprimet që i mori ajo, e që sipas saj janë të guximshme.

Gërvalla tha se në këtë parti kanë vend të gjitha ata që duanë të punojnë për Kosovën.

Themelimi i partisë ‘Guxo’, sipas Gërvallës është një kapitull i ri për Kosovën.

“Është kapitull i ri jo vetëm për ne, jo vetëm për partinë që ne po hapim, por edhe për partitë dhe Kosovën. Na prift e mbara të gjithë së bashku”, tha ajo në fund të fjalimit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në  Kuvendin e Parë zgjedhor dhe konstituiv të partisë ‘Guxo’, i cili po mbahet në Prishtinë. Sipas tij standardi në këtë parti i kontribuon demokracisë dhe qytetarëve të Kosovës.

“Jam i lumtur që sot shoh gra dhe vajza, të ri dhe të reja, që do të ecim bashkë për idealet e përbashkëta për barazi gjinore, pa të cilat nuk kemi as barazi shoqërore”, tha ai. Kurti edhe në këtë kuvend foli edhe për procesin e shumë përfolur të Vetingut.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Erdogan: Shpresoj se Kosova dhe Serbia së shpejti do të arrijnë marrëveshje për targat
Next post Sharlatanët, halabakët,mashtruesit dhe hipokritët