Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani udhëtoi për vizitë dy ditore në Shqipëri
Me ftesë të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë shtetërore dy ditore në Shqipëri, gjatë së cilës do të pritet me nderime të larta shtetërore nga homologu i saj, Begaj.
“Përveç takimit tête à tête, të dy presidentët do të takohen edhe me delegacione. Pas takimit, të dy presidentët do ta mbajnë një konferencë të përbashkët për media, ndërkaq në mbrëmje presidenti Begaj do të shtrojë darkë shtetërore për presidenten Osmani dhe delegacionin nga Kosova”, njofton Presidenca.
Gjatë kësaj vizite, presidentja Osmani do të takohet edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Pas takimit, presidentja me delegacionin e saj do të priten në drekë zyrtare nga kryeministri Rama. Presidentja po ashtu do të pritet në takim edhe nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.
Sipas njoftimit nga Presidenca, në agjendën e presidentes Osmani është edhe një aktivitet i përbashkët i dy presidentëve me rastin e Ditës së Nënë Terezës në ekspozitën e Arkivave në Presidencën e Shqipërisë. Po ashtu, në Tiranë Presidentja do të ketë edhe një takim me grupin e grave deputete, vizitë te Muzeu i Gjetheve dhe aktivitete të tjera.
Në kuadër të kësaj vizite shtetërore, Osmani në një ceremoni do t`ia dorëzojë dekretin e nënshtetësisë së Kosovës, shkrimtarit me famë botërore, Ismail Kadare.
Më shumë storie
Presidentja e Kosovës, znj. Shiroka-Pula viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka vizituar familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të...
Policia gjen pistoletë, granata dore dhe mijëra fishekë në dy lokacione në veri të Kosovës
Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera ilegale në dy lokacione të ndryshme në...
Presidentja e Kosovës kërkon rikthimin e Dialogut Strategjik me SHBA-në
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, me të cilët...
SHASH “PAPA KLEMENTI XI ALBANI”-URIM ME RASTIN E ZGJEDHJES PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
SHOQATA E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË“PAPA KLEMENTI XI ALBANI” – SUEDI Suedi / Förslöv, 8 tetor 2026 Për: E nderuara...
Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?
Pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në Kosovë u rikthye...
Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës
Ceremonia e inaugurimit të presidentes së re është zhvilluar para objektit të Kuvendit të Kosovës, ku ushtruesja e deritanishme e...

Average Rating