PVD kandidon Shaip Kamberin për deputet në zgjedhjet e 17 dhjetorit

Read Time:1 Minute, 22 Second

Partia për Veprim Demokratik (PVD), në mbledhjen e Kryesisë së saj, ka shqyrtuar situatën dhe zhvillimet e reja politike rreth shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare për 17 dhjetor.

Kumtesa e PVD-së

Kryesia e Përgjithshme e Partisë për Veprim Demokratik, në mbledhjen e mbajtur sot, ka shqyrtuar situatën dhe zhvillimet e reja politike rreth shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare për 17 dhjetor.
Kryesia e PVD-së me këtë rast, falenderon Qeverinë e Republikës së Kosovës, për ndarjen e Fondit të veçantë për Luginë të Preshevës, duke e konsideruar si veprimin më konkret për të ndihmuar nevojat e shqiptarëve në këtë rajon.
PVD është e vetëdijshme për situatën e rëndë që vjen si pasojë e diskriminimit dhe shtypjes së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Në këto rrethana të rënda politike e ekonomike, kur përsëritja e shpeshtë e zgjedhjeve ka per qëllim dekurajimin e elektoratit të shqiptarëve për pjesmarrje në zgjedhje, PVD konsideron të domosdoshëm unifikimin e faktorit politik shqiptarë si përgjigjen e duhur të mos nënshtrimit dhe mosdorëzimit ndaj represionit shtetëror serb që po thellohet për ditë duke përdorur të gjitha mekanizmat e mundshëm shtetëror.
Kryesia e Partisë për Veprim Demokratik, edhe në këto rrethana, ka vendosur që të marr pjesë në zgjedhjet e 17 dhjetorit dhe ka deleguar kryetarin e partisë si kandidat të PVD-së për deputet, sepse vlerëson se rezistenca aktive politike materializohet duke u dëgjuar zëri i shqiptarëve në çdo instancë të mundshme.
Kryesia e PVD ka diskutuar për rëndësinë e përfaqësimit parlamentar të shqiptarëve të Luginës dhe rëndësinë e bashkërendimit dhe koordinimit me partnerët e sajë politik në Luginë të Preshevës.
Preshevë, 04 nëntor 2023

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Sekretari amerikan Blinken me përpjekje diplomatike në Lindjen e Mesme
Next post Hasani: Shqiptarët e Luginës së Preshevës, në zgjedhje do të duhej të garonin me një listë të përbashkët?