Ragmi Mustafi: Ndihma e Qeverisë së Kosovës është historike

Read Time:1 Minute, 45 Second

Kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafi e ka quajtur historike ndihmën e dhënë nga Qeveria e Kosovës.

Madje, sipas tij, falë mbështetjes së pashoq deri tani të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe angazhimit maksimal të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Lugina e Preshevës e qytetarët shqiptar këtu, kanë pranuar ndihmën financiare më të lartë ndonjëherë nga Kosova.

“Studentët, aktivistët e komunitetit shqiptar në Luginë, artistët, shoqatat rinore, sportive, nismat e ndryshme, organizatat joqeveritare tanimë po ndjejnë dorën e Kosovës edhe në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë. Pasi që sot, në mbledhjen e 115 të  Qeverisë së  Kosovës, ka kaluar Vendimi për ndarjen e  mjeteve buxhetore për mbështetje të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në vlerën prej 1,242.459.00 €, në funksion të zbatimit të Memorandumit te Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar të datës 28 tetor 2022, mbi përkrahjen financiare me qëllim të ruajtjes e kultivimit të gjuhës, artit, kulturës e identitetit Shqiptar në Luginën e Preshevës”, shkruan Mustafi.

Përkrahja financiare, sipas tij, nga ky vendim, është i bazuar ne thirrjen publike të shpallur me 1 nëntor 2022 nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar për grante dhe bursa.

Ai po ashtu tha se OJQ, student/e, individë, e shoqata të pakicës Kombëtare Shqiptare, bazuar në thirrjen publike të shpallur me 1 nëntor 2022 nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar për grante dhe bursa.

“Marrë shkas nga kjo, shpreh mirënjohjen më të thellë të Qeverisë Kurti për gatishmërinë e treguar për të marrë përgjegjësi edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, falënderim të veçantë për anëtarët e Këshillit Kombëtar Shqiptar për angazhimin e palodhur, e qytetarët shqiptar për mbështetjen e treguar dhe besimin e dhënë ndaj qeverisjes  së  KKSH, për qasje bashkëpunuese e bashkërenduese institucionale me Qeveritë e Kosovës e Shqipërisë!”, shkruan kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafi.

“Për më shumë Kosovë në Luginë. Për më shumë përkrahje e avancim të bashkëpunimit tonë do të punojmë pareshtur edhe në të ardhmen. Faleminderit Kosovë”, përfundon Mustafi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Albin Kurti: Qeveria ndau 1.2 milionë euro për Luginën e Preshevës
Next post Besnik Bislimi: Kur Lugina thërret, ne gjithmonë do të përgjigjemi