Reagim i Shoqates “Trojet e Arbrit” me rastin e refuzimit të Kërkesës se Muranës se Gjergj Kastriotit në Prizren

Read Time:3 Minute, 44 Second

Politika Neotomane në Prizren dhe në mbarë Kosovën ka marrë nje hov shumë të madh.Kjo politikë ka depërtuar në çdo pore të jetës institucionale në Kosovë ku janë duke u marrur vendime antikombëtare që janë duke e dëmtuar historinë, traditën dhe kulturën shqiptare.Një vendim antikombëtar që e cenon dinitetin e  dhjetë milion shqiptarëve atdhetar që kanë për heroin më të madh shqiptar Gjergj Kastriotin e ka marrur me 21.07.2022 edhe Qendra  Rajonale për  Trashegimi Kulturore në Prizren me drejtor neotomanin Samir Hoxha dhe Këshillin për Trashegimi Kulturore të Qendrës historike të Prizrenit i përbërë nga antarët që e dhanë pëlqimin për moslejimin  e Muranës  se Gjergj Kastriotit në Prizren në përbërje: Artnet Haskuka kryetare e Këshillit të Qëndres Historike të Prizrenit dhe anëtarët : Veron Tara , Caner Tatar , Igballka Rama, Svetlana Hadzic dhe Orhan Bislimaj. Pra,kemi të bëjmë më  një përzierje  turko-serbo-boshnjake , më një otomanizëm të pashoq të cilët janë betuar se me çdo kusht do ta pengojnë çdo monument të Gjergj Kastriotit në qendrën historike të Prizrenit.Meqenëse deri me tash kemi pasur kujdes dhe për hir të ruajtjes se një bashkëjetese kombëtare nuk i kemi hapur letrat tash shoqata “Trojet e Arbrit” do të flet me letra të hapura.Samir Hoxha drejtor i Qendrës Rajonale për Trashegimi Kulturore në Prizren ka vite që është i vendosur në krye të një misioni neotoman dhe ka vite që i ka shpallur luftë çdo ideje që ka të bëj me vendosjën e Gjergj Kastriotit në Prizren.Ishte pikërisht ky person i cili dy herë e ka bllokuar kërkesën e Shoqatës “Trojet e Arbrit” që Monumenti i parë i Gjergj Kastriotit mos të vëndoset në Shadervan dhe as në Qëndren historike të Prizrenit.Për të mos ardhur deri tek më e keqja dhe për të ndaluar një konflikt më përmasa të një lufte qytetare Shoqata “Trojet e Arbrit” ka hequr dorë nga kërkesa e parë dhe ka pranuar që monumenti i Gjergj Kastriotit të vëndoset në rrethrrotullimin ku është sot.Tash që ky neotoman se bashku me këshillin e ti antikombëtar dhe më një përbërje të përzier që nuk dihet se cili apo cila është shqiptare, turke,serbe apo boshnjake i shpallën luftë Muranës së Gjergj Kastriotit dhe pa fije turpi e japin vendimin për refuzimin e Kërkesës se Shoqatës ” Trojet e Arbrit.” Shoqata “Trojet e Arbrit” ju bën thirrje të gjithë shqiptarëve që fillimisht mos të bien pre e politikës neotomane por të presin vendimet përfundimtare, të dy Ministrive asaj të Kulturës dhe asaj te Mjedisit, ku do ti marrim këta hapa në vijim:

1.     Kundër këtij vendimi do të bëjmë ankesë në Ministrinë e Mjedisit,Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës  dhe në Ministirinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për shkak të presionit dhe  ndikimit të Ambasadës Turke dhe Tikas Turke në marrjen e këtij vendimi antikombëtar të Qendrës Rajonale për Trashegimi Kulturore dhe të Këshillit Rajonal Historik;

2.     Shoqata “Trojet e Arbrit” do të njofton Brukselin dhe Washingtonin dhe  të gjitha ambasadat mike të shqiptarve siç janë: Ambasadën Amerikane,Ambasadën e Mbretërisë se Bashkuar,Ambasadën Gjermane, Ambasadën Italiane dhe  Ambasadën Austriake që të ndalojnë një konfrontim fizik nga provokimet që po iu bëjnë shqiptarëve me orientim evropian dhe amerikan neotomanet që janë të ndikuar komplet nga Islami politik.

3.     Shoqata “Trojet e Arbrit “ka vendosur tash e tutje që të gjithë ata zyrtarë apo zyrtare që sjellin vendime antikombëtare dhe i dëmtojnë figurat tona historike siç është rasti i dëmtimit, denigrimit dhe lëndimit të heroit më të madh shqiptar Gjergj Kastriotit, ti publikojnë emrat, mbiemrat dhe fotografitë e tyre që ti njohin  dhjetë milion shqiptar se kush janë neotomanet që i kanë shpallë luftë frontale Gjergj Kastriotit në Prizren.

Krejtë në fund pas shtjerrjës së të gjitha këtyre mundësive dhe nëse këto përpjekje tona nuk do të kenë sukses Shoqata ” Trojet e Arbrot ” në bashkëpunim më të gjitha Organizatat politike me shoqatat e ndryshme atdhetare të përkrahur nga Amerikanët dhe Gjermanët do ta vendos Muranën e Gjergj Kastriotit në Prizren pa lejen e Institucioneve që janë të ndikuara nga Neotomanizmi.

Periudha e Otomanizmit dhe e Pansllvizmit ka përfunduar në trojet shqiptare. Të gjithë ata që mundohen të kthejnë këto periudha kohore që na kujtojnë pushtimet, masakrat, vrasjet, dhunimët, djegjet, shpërnguljet që ka pësuar populli shqiptar do të luftohen me metodën që i ka luftuar Gjergj Kastrioti otomanët e Adem Jashari serbët.

Në emër të 150 Intelektualëve të Shoqatës atdhetare kulturore dhe shkencore”Trojet e Arbrit” 

Mr.sc.Nue Oroshi Kryetar

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Abazoviq pas shkarkimit: Do të mbahet mend si qeveri që zgjati më pak, por mori vendimet më të vështira
Next post Argjira Ukimeri – Poezi