![](http://www.kosovalindore.com/wp-content/uploads/2022/08/Abazoviq-ne-foltore.jpg)
Abazoviq pas shkarkimit: Do të mbahet mend si qeveri që zgjati më pak, por mori vendimet më të vështira
Është votuar mocioni ndaj kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, mocion të cilit ai nuk i ka mbijetuar dhe është rrëzuar nga pushteti.
E pas kësaj ai ka thënë se qeveria aktuale do të mbahet mend si qeveria që zgjati më pak, por mori vendimet më të vështira.
Ai tha se ndihej shumë krenar, duke shtuar se shumë gjëra në Mal të Zi tani janë më të qarta.
“Po i shpall koalicionin e ri Milo Gjukanoviqit dhe Aleksa Beçiqit, shpresoj që shpejt të bien dakord për qeverinë. Jemi të gatshëm t’ia dorëzojmë stafetën kujtdo që shpresojmë se do ta udhëheqë më mirë vendin”, tha ai.
Ai tha se PDSH-ja e ka mbështetur Qeverinë, edhe pse kanë vlera të ndryshme, duke shtuar se personalisht ndjen se situata është lehtësuar plotësisht që sot.
“Më vjen keq që krimi i organizuar ende përdor tentakula, do të kujtohemi si një qeveri që zgjati pak, por mori vendimet më të vështira”, tha ai.
Ai përsëriti se nuk do të marrë pjesë në qeverinë e rindërtuar, duke shtuar se beson se nuk do të marrë pjesë as Partia Popullore Socialiste (PKSH).
“Është logjike që dikush tjetër të marrë iniciativën. Le të ulen Beçiq, Gjukanoviq dhe Shehoviq dhe të bien dakord për një koalicion”, tha ai.
I pyetur se si mund të planifikohen zgjedhjet nëse nuk ka Gjykatë Kushtetuese, ai tha se duhet kërkuar nga DPS-ja.
Më shumë storie
28 Nëntori po festohet në të gjitha trojet shqiptare dhe në diasporë
Sot, shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, diasporë dhe në vise të tjera po festojnë 28 Nëntorin, Ditën e...
Kamberi: Me moton “I keni duart e përgjakura”, më së miri përshkruan qeverisjen aktuale të Serbisë
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pas përleshjes mes pozitës dhe opozitës sot në...
Ali Ahmeti: Qeveria e Kosovës të mos heshtë për shqiptarët në RMV
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti konsideron që Qeveria e Kosovës nuk duhet të qëndrojë në heshtje...
Deklarimi i Kurtit nxit reagime në Kosovë e Maqedoni të Veriut
Deklarimit të kryeministrit Kurti, se çështja e gjuhës i takon Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut dhe se duhet të...
Ali Ahmeti ngre shqetësimin për zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar se lideri i saj, Ali Ahmeti, u ka dërguar letër sot liderëve ndërkombëtarë e...
Beograd, analistët: S’ka çfarë të dialogohet, duhet zbatim i marrëveshjeve
Ekspertët në Serbi thonë se mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka më se çfarë të bisedohet, pasi sipas tyre, krejt...
Average Rating