Thirrje Qeverisë së Shqipërisë: Të miratojë projektin hekurudhor Prishtinë-Durrës

Read Time:5 Minute, 16 Second

Nga Azgan Haklaj

Thirrje Qeverisë së Shqipërisë:

Të miratojë projektin hekurudhor Prishtinë-Durrës, sipas projektit austriak, Prishtinë-Gjakovë-Tropojë-Shkodër- Lezhë-Durrës.

Ky Korridor Adriatik Alpe Eshtë Aorta e Kombit Shqiptar.

Lugina e Drinit eshtë një “Parnas” shqiptar.

Rrugët janë po aq të rendësishme për zhvillimin ekonomik, kulturor e civilizues të një kombi siç është sistemi i venave dhe kapilarëve për qarkullimin e gjakut në trupin e njeriut.

Qysh në kohët e lashta dhe krijimit të dinastive të mëdha, unifikimi administrativ, territorial dhe politik i rajoneve është bërë i mundur veç të tjerash falë ndërtimit të veprave të mëdha inxhinierike rrugore, të cilat kanë bërë të mundur qarkullimin më të shpejtë të njerëzve, mallrave, shkëmbimin ekonomik e kulturor.

Ishte Perandoria Romake ajo që i dha hov të jashtëzakonshëm zhvillimit ekonomik e tregtisë së lirë në kohën antike.

Ajo ndërtoi në tre kontinente, në Europë, Azi dhe Afrikë një sistem të përsosur rrugor, i cili i lidhte qendrat e provincave e rajoneve me kryeqendrën perandorake.

Via “Egnatia”, e cila lidhte Dyrrahun me Kostadinopojën është dëshmi e kësaj trashëgimie.

Të parët tanë ilirët e më vonë arbërorët i shfrytëzuan luginat e lumenjve për ndërtimin e rrugëve, të cilat lidhnin ultësirën bregdetare me pjesën e brendëshme të viseve lindore kontinentale të trojeve tona me Kosovën e viset e tjera Dardane, rajone me pasuri të mëdha, me burime ekonomike, bujqësore, blegtorale, pyjore e minerare.

Ata ndërtuan kala e fortifikata në mbrojtje të tyre për të garantuar zhvillimin e pandërprerë e komunikimin në çdo stinë dhe shkëmbimin e tregtisë, të eksportit e importit të mallrave.

Një nga arteriet më të rëndësishme të rrugëve kombëtare e përdorur që në lashtësi e në mesjetën e hershme është ajo e Luginës së Drinit e pagëzuar së fundmi si “Korridori Adriatik-Alpe”, i cili fillon në Portin e Shëngjinit, kalon pranë ish qyteteve të Dejës, Sardës e përmes luginës së Komanit një panoramë mahnitëse e natyrës e cilësuar si një “Parnas” shqiptar mbërrin në pikëtakimin e Drinit me Valbonën, aty ku shpaloset natyra madhështore e alpeve shqiptare, muri natyror që ndan trojet tona iliro-dardane dhe vazhdon drejt Rrafshit të Dukagjinit e viseve lindore të Dardanidë “Kosovës”.

Nuk është vetëm panorama mahnitëse që e bëri këtë rrugë të ketë një rëndësi kaq të madhe për vendin e rajonin e Gadishullit Ilirik “Ballkanit”.

Trashëgimia kulturore e Luginës së Drinit është kaq e pasur e autentike për historinë tonë se me të drejtë është cilësuar si një dëshmi dhe “çertifikatë” autentike e qytetërimit iliro-dardan -arbëror dhe e vazhdimësisë së tij të pandërprerë deri në ditët tona.

Në trevat që njihen si “Korridori i Alpeve” janë ruajtur mrekullisht margaritarët e kulturës së vjetër shqipe, mitet, legjendat, Eposi i Kreshnikëve, e drejta zakonore, lahuta iliriane gjersa iu dhurua serbëve.

Janë ruajtur plisi, xhubleta e xhamadani, kullat e fortifikuara, si dëshmi e qëndresës ndaj pushtuesve, e mbi të gjitha geni autentik i racës shqiptare, i cili arriti mrekullisht deri në ditët tona pa u asimiluar nga rrebeshet e shekujve dhe erozioni i kohërave.

Përveç “Via Egnatia” romakët ndërtuan edhe “Via Publika” që lidhte Shëngjinin me Dardaninë për të vazhduar më tej me lidhjet më në lindje apo veri-lindje të Dardanisë. “Via Publica” ka funksionuar edhe më herët dhe quhej “Udha Pirust”. Korridori “Adriatik-Alpe” është në një pjesë të madhe paralelja e “Via Publica” (Udha Pirust).

Qysh para dy shekujsh udhëpërshkrues, studiues e autor të njohur europian si Han, Ami Bue, Nopça, Edit Durham, etj, janë mahnitur me thesarin kulturorë të Luginës së Drinit, me natyrën dhe njerëzit e saj.

Për këtë rrugë kaq të rëndësishme për zhvillimin e turizmit dhe të ekonomisë kombëtare është lobuar prej 20-të vitesh, në Parlamentet e Shqipërisë dhe Kosovës, në kohën e Qeverisë Haradinaj dhe janë organizuar tre workshope, në Shkodër, Gjakovë, Lezhë.

Ky korridor kalon në një panoramë mahnitëse të natyrës, në një terren të favorshëm për ndërtimin e mirëmbajtjen e tij, me një kosto të ulët.

Studimi dhe fizibiliteti ka treguar se kostoja e ndërtimit të kësaj rruge shkon rreth 263 milion euro, afërsisht sa rruga e Balldrenit.

Korridori Adriatik-Alpe është jetik për zhvillimin ekonomik sepse i shërben një populisie mbi një milion banorë.

Kalon në një zonë me pasuri të mëdha natyrore, siç janë burimet minerale, hidroenergjetike e pyjore e më në fund bën të mundur konfigurimin e unazës së alpeve, perlave të natyrës, si Thethit e Valbonës, Sylbicës, Currajt e Epërm, Plavë-Gucisë, Malësisë së Madhe, Grykës së Rugovës, bjeshkëve të Deçanit e Junikut.

Bën funksionale unazën shqiptare Tropojë-Junik-Deçan-Plavë-Guci-Tropojë.

Kjo rrugë që lidh mbi mijëra km katrorë tokë shqiptare është premtuar në të gjitha fushatat elektorale por fatkeqësisht ka mbetur në letër dhe në dëshirën e mirë të ideatorëve dhe atyre që lobuan fort për ndërtimin e saj.

Për rëndësinë kombëtare e rajonale të këtij projekti mjafton të theksojmë faktin së Sllovenia vendi më i zhvilluar i Ballkanit e ka theksuar së fundmi rendësinë e këtij korridori dhe e ka quajtur domosdoshmëri realizimin e projektit për jetësimin e tij.

Në rrafshin kombëtar Korridori “Adriatik-Alpe” ka rëndësi fondamentale jo vetëm për të vënë në efiçencë të plotë potencialin e madh ekonomik të alpeve shqiptare për zhvillimin turistik, shfrytëzimin e burimeve të mëdha minerale a atyre ujore, por edhe për të shndërruar Portin e Shëngjinit në një nyje me rëndësi kombëtare, për zhvillimin ekonomik, për lëvizjen e njerëzve e të mallrave, e për ta vënë atë realisht e pa mëdyshje në shërbim të Dardanidë “Kosovës”.

Atyre që mendojnë ndryshe jua kujtoj faktin se vërtetë jemi komb që jetojmë në dy shtete, por kemi ADN-në, historinë, gjuhën dhe flamurin të përbashkët.

Kemi të përbashkët hapësirën e trojeve etnike, detet, lumenjtë, malet dhe qiellin shqiptar, si dhe faktin se luftërat e fuqishme dhe kuvendet e mëdha të Dardanisë “Kosovës” kanë jetësuar pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912 në Vlorën historike të Ismail Qemalit.

Është vepër e ulët, antikombëtare tu japësh Portin e Shëngjinit kinezëve, turqëve, italianëve për të ngritur kampe refugjatësh afrikanë, apo të huajve të tjerë e të privosh Republikën e Dardanisë antike “Kosovës” e qytetarët e saj nga dhënia e një porti në Atdheun e tyre.

Ne ideatorët e këtij Korridori jetik kombëtar shpresojmë që realizimi i këtij projekti madhorë do të bëhet realitet sepse është premtuar disa herë në fushata elektorale por pastaj është lënë në harresë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Shorti për Euro 2024: Shqipëria në grup me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë
Next post Kryeministri Kurti ka pritur sot kryetarët e partive të listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”