Votuesit para se të votojnë duhet t’i dinë mirë kurthet korruptive politike, mediatike e juridike kundër PD-së dhe Bashës
Nga Skënder Sadri KAPITI
I gjithë aktiviteti politik i politikës së vjetër shqiptare ka pasur dhe ka si qëllim largimin dhe përjashtimin politik të Lulzim Bashës, pasi e vjetra politike e shikonin Bashën si kërcënim për ndëshkimin e korrupsionit , të politikës së vjetër dhe të ndarjes së Shqipërisë nga tranzicioni.
Pervec kësaj “Trekëndëshi i Bermudës” e shikon Bashën dhe Partinë Demokratike edhe si partner besnik të SHBA ve, pasi SHBA-të mbështesin Bashën dhe Elitën e Re Politike të PD-së.
Mjerisht në kurthin kundër Bashës ranë edhe disa deputët të PD-së të cilët i kërkuan Bashës që të jipte dorëheqjen pas komplotit që Berisha-Meta-Rama që i bënë PD-së dhe Bashës me 6 M ars 2022 në zgjedhjet e pjessshme vendore, skenar ky që tashmë po këta të tre po e përdorin edhe tani në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.Nëse Basha nuk do të kishte dhënë dorëheqjen që ia kërkuan disa deputetë, sot kualicioni i së keqes Foltore-Rilindje -LSI do ta kishin pasur shumë të vështirë betejën me PD institucionale.
Hipokrizia e foltores është edhe shumë agresive, pasi ata ashtu verbërisht si e sulmojnë Bashën , po këtë bëjnë edhe kundër Alibeajt, sepse fryma e foltores mbetet berishizmi, fanatizmi dhe autokracia; dhe foltorja është më e interesuara dhe që aq shumë dëshiron më shumë se kushdo tjetër që të humbë PD-ja zyrtare, mision ky të cilin ajo tashmë e ka faktuar si të tillë.
Me 14 Janar 2023 mbahen zgjedhjet vendore në Shqipëri. Shqiptarët tashmë duhet t’i dinë mirë kurthet e politikës së vjetër të korruppsit , por edhe të mediave e të drejtësisë , kurthe djallëzore të ngritura kundër elitës së re të PD dhe sidomos kundër Bashës. Pas shpalljes non grata nga SHBA të Sali Berishës në PD institucionale të drejtuar nga Basha u ekspozua një politikë e re dhe e fortë demokratikish kundër korrupsiont dhe kundër elitës së vjetër jo vetëm në PD por edhe ndaj të gjithë politikës se vjeter shqiptare. Politika e vjetër e ndodhur përballë këtij kërcënimi filloi kundërveprimin ashpër dhe hapur kundër Bashës dhe PD-së. Berisha organizoi foltoren antiBasha, antiPD e antiSHBA me mbështetjen edhe të LSI e të Rilindjen Socialiste. Menjëherë ishPresidenti Meta dekretoi zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit 2022 me qëllim të përdorimit të tyre për ta larguar Bashën , pasi së bashku, i gjithë “Trekëndëshi I Bermudës” bënë të gjitha manovrat , mashtrimet e spekulimet që Basha e PD t’i humbisnin ato, duke ia faturuar Bashës humbjen dhe duke kërkuar dorëheqjen e tij si kryetar i PD-së.
Manipulimet dhe kurthet antiBasha e antiPD vazhduan me një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë që njohu foltoren si PD dhe Berishën si kryetar.
Pas kësaj Berisha me të tijët uzurpuan Selinë e Partisë Demokratike për ta bërë fakt të kryer se PD është Foltorja dhe kryetar Berisha. Foltorja e shfrytëzoi faktin se gjyqësori i Apelit nuk e shqyrtoi herët ankimin e PD-se zyrtare por shume vone me 3 mars 2023, dhe kjo ishte dicka e miremenduar sepse i dha hapësirën, kohën dhe lirinë që nëpër media dhe në publik të përcohej “fama” dhe reklama se PD-ja është foltorja dhe Berisha.
Gjatë kesaj kohe Foltorja organizoi edhe protesta me demek antiqeveritare por që kryesisht dhe qëllimisht ato ishin protesta presioni për drejtësinë, protesta antiPD e antiSHBA, sepse Foltorja e dinte se ishin politikisht jashtëistitucionalë dhe të paligjshëm,por edhe antiamerikanë.
Pas vendimit unanim të Apelit i cili njohu PD zyrtare të Bashës ,por tani si kryetar në detyrë të z. Alibeaj, politikës së vjetër, mediave dhe drejtësisë së vjetër iu bashkua edhe KQZ kur komisioneri i saj Celibashi i cili hapur edhe deklaroi se kryetar i PD-së për atë është Berisha. Por shërbimin më të madh foltores dhe dëmin politik PD-së ia ka bërë media politike e mercenare dhe mbështetja kundërPD edhe e parasë së oligarkëve.
Qëllimi i të gjitha këtyre kurtheve ishte që PD zyrtare të mos organizohej dhe të pengohej sa të mundet me qëllim që ajo të humbasë zgjedhjet e 14 majit 2023.Pra kjo me pak fjalë është ajo që duhet të dine votuesit në mënyrë që ata duhet që ta votojnë PD-në institucionale në zgjedhjet e 14 Majit 2023.
A është e mundur që demokratët e vërtetë të shkojnë në kualicion me social-komunistët dhe me korrupsionin e LSI-së?! A është e justifikueshme që demokratët të japin votë për këshilkltarër bashkiak nga LSI-ja?! Dhe për kujtesë shikoni se kush edhe është LSI: gjëndje sotme a nuk i erdhi PD-së pikërisht për faje të ishlidershipit të PD-së që bashkëqeverisi katër vite me LSI-në, dhe ku prej kësaj bashkekeqeverisjeje i erdhi edhe humbja katastrofike e vitit 2013?
LSI-në faktor politik në dëm të vetes së asaj e ka bërë PD dhe Berisha; pasi në vitin 2013 Meta mori 18 deputetë nga PD-ja, por që ai e tradhtoi rëndë PD-në sepse ai ra në prehrin e rilindjes socialiste dhe bashkëqeverisi me të, dhe Edi Rama e shpërbleu Meten si Kryetar Parlamenti dhe më pas si President Republike. E keqja e madhe PD-së i ka ardhur nga ortakëria me LSI- në, dhe që nga ajo kohë filloi rënia dhe zhgënjimi i madh i demokratëve sepse adsministrata lokale dhe ajo qeverisëse e kohës PD-LSI u mbush me të LSI-së, prej korrupsionit të së cilës edhe erdhi humbja e thellë e PD-së në Qershor 2013 e në vijimësi.
Sot LSI ekziston formalisht ,me emer tjetër, por që ata presin vetëm që të marrin sa më shumë antarë në Këshillin Bashkiak dhe nuk u është për t’u besuar se janë të interesuar për fitoren PD, madje edhe elektorati gri dhe socialitët e zhgënjyer të PS-së kurrë nuk e votojnë kualicionin Foltore-LSI .Deri aty shkon urrejtja e kryefoltoristit për PD-në, sa që i hapërdan dhe përcan antarët e PD-së dhe i fton që të votojnë në parti politike fantazma.
Average Rating