Vuçiqi i shmanget Tiranës, në Samitin e Berlinit merr pjesë Bërnabiq

Read Time:1 Minute, 18 Second

President serb, Aleksandër Vuçiq, shmang Tiranën, duke dërguar kryeministren Ana Bërnabiq për Samitin e Procesit të Berlinit, më 16 tetor.

Burimet kofidenciale konfirmojnë për RTSH-në, se do të jetë kryeministrja serbe që do t‘u bashkohet punimeve të samitit të Tiranës, ku të të jenë të pranishëm krerët e Bashkimit Evropian: presidenti francez Emanuel Makron, kancelari gjerman Olaf Sholc, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula fon derl Lajen, presidenti i Këshillit Evropian Sharl Mishel, e të tjerë.

Presidenti Vuçiq duket se po shmang pjesëmarrjen në samitin e organizuar nga Tirana zyrtare, që pas qëndrimeve të qarta dhe të prera të kryeministrit Edi Rama, pas sulmit terrorist në veri ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bonjaku.

Qëndrimet politike të Kryeministrit Edi Rama dhe diplomacisë shqiptare, kanë dënuar fuqishëm ngjarjen dhe e kanë ftuar komunitetin ndërkombëtar të sanksionojë Serbinë, në propocionalitet, me sanksionet që i kanë vendos më herë Kosovës.

Që pas ngjarjes së 24 shtatorit, kryeministri Rama dhe presidenti Vuçiq nuk kanë pasur asnjë takim zyrtare, ndërsa të dy pak ditë më parë kanë marrë pjesë në Granada të Spanjës.

Kosova do të përfaqësohet në Samitin e Tiranës, nga kryeministri Albin Kurti.

31 liderë të Bashkimit Evropian, 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të mbërrijnë në Tiranë që prej 15 deri në 17 tetor, për Samitin e Ballkanit Perëndimor, nisën që ka marrë udhë që prej 2014-së si iniciativë e kancelares gjermane Anxhela Merkel.

Presidenti i Francës dhe kancelari Sholc kanë marrë në duar procesin e përafrimin dhe bashkëpunimit me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Kancelari gjerman Olaf Scholz të hënën në Tiranë
Next post Samiti i Berlinit: Igli Hasani shpresëplotë për rezultate konkrete në rrugën e Shqipërisë drejt BE