Vuçiqi po paralajmëron krizë në veri të Kosovës
Presidenti i Serbisë, po pretendon se e di se çka do ndodh me datën 28 të këtij muaji, në Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq, e veri të Mitrovicës.
Në këto katër komuna më 23 prill u mbajtën zgjedhjet për pushtet lokal, të cilat serbët i bojkotuan me të madhe.
Aleksandar Vuçiq, thotë se autoritetet kosovare kanë në plan që të marrin objektet e Kuvendeve Komunale që funksionojnë me sistem serb e t’i vendosin aty kryetarët e sa po zgjedhur.
“Më 28 maj ndodh ajo që ata hyjnë në ato zyre, ata vetëm se ndodhen aty. Por populli jonë në qetësi e përcolli situatën dhe vendosi pastaj dhjetë herë më shumë flamuj të Serbisë, që të dihet ku e si jetojnë. Ata presin ndonjë provokim të ri se kush ku po vendos flamujt, ku dhe cilin polic do e dërgojnë e kënd ta maltretojnë e kënd ta arrestojnë. Njerëzit në Evropë e kanë kuptuar këtë dhe ishte reagim I mirë I tyre, sepse nuk mund të ua sqarosh si dikush e merr pushtetin me 3.4% të votave”, tha Vuçiqi.
Vuçiqi, foli edhe për takimin e 2 majit që e kishte në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e ku e prezantua draft-statuti i parë i Asociacionit. Sipas tij dokumenti ishte i papranueshëm për palën kosovare.
“Ai (Kurti) tha që nuk I pëlqen asnjë pikë se është e gjitha kundër Kushtetues. Këtu e kuptoni se krejt loja është tentim që të thyhet Serbia, e cila është gjithnjë e gatshme për dialog e bisedime, por të jemi kaq budallenjtë sa dikush e mendon, kjo nuk është e mundur”, shtoi i pari i shtetit serb.
Vuçiq, theksoi se në rrethin e dialogut të mbajtur të martën kishte tentime që të bëhet ndryshim I planit të zbatimit që sipas tij ishte një veprim me qëllimin që Serbia ta njeh Kosovën.
Më shumë storie
Kupa e Botës 2026: Kosova bën historinë, i afrohet kualifikimit
Kosova ka bërë histori në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, duke siguruar për herë të parë vendin e barazhit...
Grand Prix 2025: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025 në kategorinë deri 52 kilogramë. Xhudistja kosovare ka dominuar të...
Valerias Store – OFERTA QË S’DUHET HUMBUR!
-80% MË LIRË Valerias Store është një kompani e parfumeve premium VLEN VETËM 48 ORË!OFERTA QË S’DUHET HUMBUR! BLEJ TANI...
Duke lobuar kundër shtetësisë së Kosovës, Serbia shkel marrëveshjen e Brukselit
Serbia vazhdon edhe më tej retorikën dhe lobimin kundër shtetësisë së Kosovës, pavarësisht asaj se është nënshkruese e marrëveshjes së...
Serbia mes autoritarizmit dhe rrugës evropiane
Protestat antiqeveritare të nxitura nga një aksident në Novi Sad, vazhdojnë që nga nëntori i vitit të kaluar. Opozita politike...
Kampionati Botëror 2026: Anglia shkund Serbinë midis Beogradit 5:0
Anglia i ka dhënë leksion Serbisë, duke e mposhtur me rezultat të thellë prej 5-0, të martën në Beograd. ‘Tre...

Average Rating