13 shtator: Në Tiranë, promovohet vepra “Kosova” në tetë vëllime

Read Time:2 Minute, 22 Second

Nga  Rali LURA – Tiranë

          Shtëpia botuese “Jalifat Publishing” nga Houstoni i Teksasit në SHBA, Qendra Shqiptare e Studimeve Amerikane e Britanike (ACBS) në Tiranë dhe “Gazeta e Alpeve” (medium PanShqiptat e NdërBallkanik), organizojnë Promovimin e veprës-kolonë të historianit Jusuf Buxhovi “Kosova” I-VIII” (në gjuhën shqipe), “Kosova” I,II,III (në anglisht) si dhe “Kosova – histori e shkurtër”.

          Promovimi mbahet më 13 shtator 2022, në orën 11.00, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, në qendër të Tiranës.

          Nderojnë me praninë e tyre akademikë, profesorë e doktorë, studiues, diplomatë, gazetarë etj. nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Amerika dhe Europa.

          Nga Amerika ka ardhë edhe botuesi i veprave të Buxhovit, veçmas atyre në anglisht, botuesi Ramiz Tafilaj i “Jalifat Publishing” në Huoston-Teksas, SHBA, i cili këto ditë ndodhet në Kosovë, i cili ka shpërndarë veprat e Jusuf Buxhovit në anglisht në institucionet më të larta të Amerikës, në disa universitete amerikane me famë ndërbotërore, në Kanada etj., si dhe në Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Lugina e Preshevës etj.

          Në këtë promovim elitar do të nderojnë me praninë e tij edhe Presidenti i Bordit Botues të “Gazeta e Alpeve”, Besnik Mustafaj- President i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, ish Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, një ndër shkrimtarët e publicistët shqiptarë më të përkthyer e libra të botuar në disa shtete e kontinente të botës.

          Gjithashtu, në këtë promovim do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Qendres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike (ACABS), ambasador Islam Lauka, ish ambasdori i parë i Shqipërisë në shtetin e ri të Kosovës, autor i disa monografive për Kosovën etj.

          Ky promovim, i organizuar nga “Jalifat Publishin” në Huoston-Teksas, SHBA, Qendra Shqiptare e Studimeve Amerikane e Britanike (ACABS) dhe  Bordit Botues i “Gazeta e Alpeve” (medium PanShqiptar e NdërBallkanik), do të moderohet nga ambasador Flamur Gashi, Ish Drejtor i Qendrës Ndërkombëtare të Shtypit, me rastin e vizitës  së Presidenti Xhorxh W. Bush në Tiranë etj.

          Vepra “Kosova e historianit e gazetarit të njohur Jusuf Buxhovi është një nder kombëtar për historinë e brezat, ashtu sikurse për të gjithë pjesmarrësit e ftuar nga  bota akademike e diplomatike dhe për mediat shqiptare e të huaja është nderim e vlerësim i  veçantë prania e tyre në këtë promovim elitar të 13 shtatorit 2022, ora 11.00, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Tiranë, 9 shtator 2022

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Shoqata Intelektualëve JAKOVA-GJAKOVË – Promovimi i librit “Gjakova dhe futbolli per femra (2003-2006)”
Next post Vetëlargimi Berisha-Meta do kishte qenë mirë për ta, si dhe “ndihmë” për shqiptarët për ta ndëshkuar regjimin e Ramës