Edi Rama: Marrëveshja Kosovë-Serbi për energjinë, është rruga e duhur
Arritja e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë për energjinë për të furnizuar komunat me shumicë serbe ne veri të Kosovës, është përgëzuar nga kryeministri Edi Rama.

Ai thekson se kjo është rruga e duhur për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe se çdo rrugë tjetër është humbje kohe.
“Gjë shumë e mirë marrëveshja e firmosur mes Kosovës e Serbisë për energjinë në Veri. Kjo është rruga e duhur. Të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten”, shkruan Rama në twitter.
Arritja e një marrëveshje të tillë që shënon dhe hapa para të dialogut Kosovë-Serbi është përgëzuar edhe nga BE, duke e cilësuar dakordësinë mes palëve rezultat konkret në shërbim të qytetarëve.
Marrëveshja u arritur në Bruksel në kuadër të dialogut dypalësh. Dakordësia u bë mbi udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë ku një kompani me pronësi serbe e themeluar në Kosovë, do të fillojë furnizimin me energji elektrike për konsumatorët në katër komuna me shumicë serbe në veri.
Qytetarët e komunave në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – kryesisht me shumicë serbe – nuk kanë paguar rrymën e shpenzuar tash e më shumë se dy dekada. Nga viti 1999 deri më 2017, borxhin për veriun e Kosovës e kanë paguar qytetarët e komunave të tjera të Kosovës. Që nga viti 2017 e deri më sot, konsumi i energjisë elektrike në komunat në veri të Kosovës paguhet nga KOSTT-i, apo Qeveria e Kosovës.
Më shumë storie
28 Nëntori: Shqiptarët në mbarë botën festojnë ditën e Flamurit Kombëtar
113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët sot kremtojnë ditën e Flamurit Kombëtar, ditë kjo që ka hyrë...
28 Nëntori: Vjosa Osmani, iu bashkuan festimeve për 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, iu...
Mal Berisha Jeta e nje ambasadori
Mal Berisha Herman Bernstein Tiranё Edualba 2017 Gjatё panairit tё librit 2025 nё Tiranё, m’u dha rasti ta takoja autorin...
Nuk votohet qeveria Konjufca, Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme
Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër formimit të qeverisë me kryeministër Glauk Konjufcën. Pro formimit të propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje...
Kuvendi i Kosovës: Nesër dy seanca, financimi i RTK-së në seancën e jashtëzakonshme
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë nesër dy seanca plenare, ku një nga pikat kryesore të rendit të...
Kupën e Botës 2026: Kosova mbyll kualifikimet me barazim 1–1, e siguron barazhin
Kosova e ka mbyllur me barazim 1–1 ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, në sfidën e...

Average Rating