Nis reduktimi i forcave të Policisë së Kosovës në veri, sipas marrëveshjes
Ka nisur reduktimi i forcave të Policisë së Kosovës sipas marrëveshjes së arritur nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Lajmi është konfirmuar për RTK-në nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.
“Pas pranimit të vendimit të Qeverisë nga ana e Menaxhmentit të Policisë, i njëjti është dërguar në terren për ekzekutim. Vendimi i Qeverisë ka filluar të implementohet”, tha Elshani.
Në fakt, në marrëveshjen e arritur të hënën në Bratisllavë, por e cila u bë publike të martën nga Qeveria e Kosovës, parashihet që në kuadër të hapave të shtensionimit të situatës në veri, Kosova të reduktojë për 25 për qind prezencën e Policisë së Kosovës në dhe rreth objekteve komunale.
Më shumë storie
Kongresmeni amerikan i shqetësuar nga glorifikimi i kriminelit Mlladiq
Kongresmeni amerikan Bill Keating ka dënuar ashpër glorifikimin e ish-komandantit serb të Bosnjës, Ratko Mlladiq, dhe qëndrimin e autoriteteve serbe...
Z. Bekim Sejdiu kandidati për President i Kosovës plotëson kriteret që i kam botuar te Gazeta gjithkombëtare “Bota Sot”
Nga Skënder Sadri KAPITI Para disa ditësh Gazeta më e madhe gjithshqiptare “Bota Sot” më ka botuar një shkrim timin me titull “Si...
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për vazhdimin e seancës konstituive të shtunën, më 8 gusht, në orën 11:00
Seanca do të mbahet në Sallën e seancave, duke filluar nga ora 11:00. Në rend të ditës janë zgjedhja e...
Recension kritik mbi veprën “Kronikë ngjarjesh (vitet ’80–’99) – dëshmi kohe” (2025) të Çerkin Ibishit
Nga Hysen Ibrahimi Librin ”Kronikë ngjarjesh” (vitet ’80–’99) – dëshmi kohe (2025), të autorit Çerkin Ibishit, e rëndis si një...
Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: 84.24% pjesëmarrja e votuesve nga diaspora në përfaqësi diplomatike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se 84.24% e votuesve të diasporës të regjistruar për votim në përfaqësi diplomatike jashtë...
Von der Leyen: Në fillim të vitit të ardhshëm do të lirohen 205 milionë euro të destinuara për Kosovën
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka konfirmuar se në fillim të vitit të ardhshëm do të lirohen...

Average Rating