Igli Cara ka aleat qytetarin dhe votuesin durrsak
DURRËS
Në Durrës binomi Rama-Dako duhet të shpallet “non grata” me 14 Maj
Nga Arber Hima
Në Durrës Igli Cara do të qeveris me qytetarin dhe për qytetarin.
Me 14 Maj 2023 do të mbahen zgjedhjet vendore në Shqipëri,ku në Durrës do të përballet demokrati Igli Cara me kandidaten socialiste Emirjana Sako ku kjo e fundit është pothuajse një kandidate anonim apo me sakt hije e Vangjush Dakos dhe e Edi Ramës sa për të firmosur e vulosur ato se cfarë i diktojnë e urdherojnë këta të dy. Ky është opinioni edhe i vetë socialistëve.
Me 14 Maj votuesit duhet ta ndëshkojnë Edi Ramën dhe Vangjush Dakon, duhet t’i shpallin të padëshirueshëm dhe të papranueshëm për të vazhduar keqqeverisjen e Durrësit.
Kandidati demokrat Igli Cara ka aleat qytetarin dhe votuesin durrsak që kërkojnë ndryshimin, ndërsa Sako ka për aleat dyshen Rama-Dako. Në këtë betejë Cara ka aleat pakënaqësinë publike, ka përballë korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë keqqeverisëse 23 vjecare të Partisë Socialiste zullumet e së cilës i dinë mirë të gjithë qytetarët e votuesit durrsakë.
Aleanca e Igli Cares me qytetarin ka përballë një kandidate kukull të Edi Ramës dhe të Vangjush Dakos dhe jo kandidate socialiste të mirëfilltë.
I vetmi “avantazh” që ka Sako është interesi i grupit Rama-Dako-Sako, dhe si mbeshtetje ajo ka jo qytetain, por ka pushtetin qëndror dhe atë vendor e administratën korruptive të rilindasve të Edi Ramës që do të përdorin të gjitha resurset e potencialet shtetërore si dhe korrupsionin, manipulimet e blerjet e votave për ta mbajtur si pronë të tyre pushtetin vendor në Durrës.
Gjithcka tjetër e virtytshme, demokratike dhe morale janë me Igli Carën dhe me interesin e qytetarëve durrsak. Në Durrës Igli Cara do të bashkëqeveris me qytetarin, sepse pas 23 vitesh Cara do ua kthejë Bashkinë qytetarëve.
Average Rating