Ka me na gjykue Nana Kosovё

Read Time:4 Minute, 20 Second

Ish nёn-kryetar i “Lidhjes sё Prizrenit nё mёrgim”

New York . N. Y. 1976

Kur zonja Pertefe Damnori Leka, me banim nё Nju Jork mё tregoi pёr njё broshurё tё hartuar nga zoti Hysen Terpeza, u bёra shumё kureshtar ta lexoja atё edhe unё. Nё fillim tё majit 2024 ajo erdhi nё Tiranё pёr tё promovuar tre libra tё saj. Me kёtё rast, ajo ma solli tё fotokopjuar edhe broshurёn nё fjalё.

Hyseni ka qenё bashkёluftёtar nacionalist i papёrkulur. Ёshtё i famshёm takimi i tij nё krye tё njё pёrfaqёsie tё kryengritёsve shqiptarё nё vitin 1945 me njё pёrfaqёsi tё pushtetit dhe tё komunistёve nё Cёrnillё. Im atё e tregon kёtё takim me ngjyra tё gjalla. Hyseni i pёrgjigjet pyetjes sё emisarit komunist Ali Shukria, qё ishte nё krah tё kolonelit partizan nga Shqipёria Shefqet Peҫi:

” Pёrse luftoni ju?

– Ne luftojmё pёr bashkim tё Kosovёs me Shqipninё!

– Ashtu?! Nuk luftoni kundёr komunizmit?!, i thotё Aliu, qё i drejtohet Peҫit:

– Shoku kolonel, kёta nuk luftojnё pёrveҫ se pёr bashkim tё Kosovёs me Shqipёrinё!

Krimineli Peҫi, i dёrguari i Enver Hoxhёs ia kthen Hysenit:

  •  Pallavra! Tirana ёshtё ёshtё Beligradi dhe Beligradi ёshtё Tirana! Dorёzojuni menjёherё se pёrndryshe ju vrava! –dhe nxori koburen.

Me matuni dhe duke ditur ҫfarё do t’i gjente paskёtaj (pasi pёrfaqёsia shqiptare kishte qindra luftёtarё nё kodrat pёr rreth), zoti Shukrija i pёrgjigjet:

  • Shoku kolonel, kёta kanё ardhё nё besё dhe po ashtu do largohen.

Me kaq takimi u mbyll pёr tё hequr ҫfarёdo lloj iluzioni se Shqipёria e Enver Hoxhёs do t’i vinte nё krah Kosovёs. Ajo i erdhi nё ndihmё ripushtimit sllavo-komunist tё saj.

Duke ditur kёtё qendrim heroik tё zotit Hysen, unё u befasova kur mora vesh, para disa vitesh, qё ai, kur shёrbente nё ambasadёn amerikane nё Vjenё, nё vitin 1978, i pёrgjigjet njё ftese nga titullarёt e lartё Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu tё Shqipёrisё pёr tё ardhur nё Tiranё pёr bisedime pёr tё ardhmen e Kosovёs. Takimi u organizua nga Sigurimi Shqiptar. Paskёtaj, zoti Hysen do shprehej me lavdёrime pёr kёta “burra vёrtet atdhetarё”.

Ishte koha e prishjes sё marrёdhёnieve partiake dhe shtetёrore tё Shqipёrisё me Republikёn Popullore tё Kinёs, nga e cia u prenё tё gjitha ndihmat ushtarake dhe ekonomike. Kreu komunist shqiptar pati njё ide aventurieske: ta sulmonte Jugosllavinё pёr ta marrё Kosovёn me njё ushtri prej 150 mijё vetёsh duke patur pёrkrahjen e shqiptarёve tё Kosovёs. Hyseni mbase do ndihmonte pёr kёtё objektim tё ҫmendur pёr atё kohё. Pёr fat plani u anullua. Shqipёria vijoi marrёdhёniet normale me shkёmbim grupesh artistike, studentёash, pedagogёsh, turistash me ish Jugosllavinё. Gjatё demonstratave tё pranverёs 1981 gazetat jugosllave e lakuan emrin e Hysen Tёrpezёs, kinse ky kish hedhur granata mbi taracёn e legatёs jugosllave nё Tiranё, gjё qё nuk ishte e vёrtetё.

Ndёrkohё Hysen Tёrpeza vazhdonte veprimtarinё e tij atdhetare nё Perёndim.

Nё vitin 1976 ai hartoi njё broshurё qё ka titullin e vёnё nё krye tё kёtij shkrimi. Unё e lexova atё me njё frymё. Prisja tё tregonte hollёsi pёr periudhёn 1941-1945 kur edhe ai luftonte nё male nё Kosovё (1945), por jo. Sidoqoftё nё broshurё autori jep dёshmi tronditёse pёr pёrjetimet tragjike tё popullit shqiptar   ёish Jugosllavi nёn regjimin titist. 65000 tё vrarёt pas 1944 janё vazhdim i mijёra e mijёra dёshmorёve dhe viktimave qё nga viti 1877-1878 kur mbi 700 fshatra tё banuar plotёisht ose pjesёrisht nga shqhptarё etnike nё ish Sanxhakun e Nishit u zbrazёn me dhunё nga ushtria serbe, i lumit tё gjakut qё pasoi me luftёrat ballkanike, luftёn e parё botёrore dhe mё tej.

Nё Mёrgatё Hysen Tёrpeza ka marrё pjesё nё Lidhjen e Prizrenit nё mёrgim, me cilёsinё e nёnkryetarit. Tёrё kohёn e ka ngritё zёrin qё mёrgata duhet tё punojё pёr ribashkimin e kombit shqiptar. Mjerisht shkruan ai, shumica e saj e kanё lёnё atdheun pёr njё jetё mё tё mirё dhe nuk interesohen pёr qёllimin qё kishte Lidhja. Ai kritikon Komitetin Shqipnia e Lirё qё drejtohej nga Rexhep Krasniqi dhe Xhafer Deva qё nuk punonte sa duhet nё kёtё drejtim, por jepte vetёm qindra e qindra fletё garancie pёr shqiptarёt qё donin tё mёrgonin nё SHBA. Nё fund Hyseni heq dorё nga detyra si nёnkryetar i Lidhjes nё fjalё. Por nuk heq dorё nga protesta ndaj shtypjes kombёtare dhe ekonomike tё shqiptarёve nё regjimin sllavo-serb. Lёvizja studentore, zgjimi i ndjenjёs kombёtare te shqiptarёt atё e entuziasmon dhe i jep krahё.

Ҫlirimi i Kosovёs i dha mundёsi edhe kёtij luftёtari nacionalist tё rikthehet nё Tёrpezёn e tij tё dashur ku edhe ndёrroi jetё. Sa shumё vetё e kanё vizituar atё nё atё kohё! Sa keq mё vjen qё s’pata rast ta takoj edhe unё. Njё miku im ushtarak qё e kish takuar Hysenin nё odёn e tij, mё tregoi se, nё konfidencё, Hyseni i kish thёnё se “shtёpinё time ma kanё djegur partizanёt e Shqipёrisё”,( njёsoj si edhe shtёpinё time nё Gllavicё tё Lipjanit).

Tё shpresojmё qё pas njё ҫerek shekulli nё liri, Kosova do forcohet mё tepёr ekonimikisht, ushtaraksiht dhe politikisht pёr tё pёrballuar sfidat e tё ardhmes sonё europiane.

Bardhyl Selimi, 9 maj 2024

Shёnim

Broshurёn e kam skanerizuar. Cilido qёe  dёshiron, tё mё shkruajё dhe ia dёrgoj me dёshirё.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Besa Kokëdhima ndonëse shkëlqen me performancën e saj, nuk kualifikohet në Eurovision
Next post Argatët shqipfolës të Kremlinit gjejnë strehim politik tek kolibja e Mickovskit!