Njё fragment nga libri 1 i kolazhit “Refleksione tё njё harrese tё imponuar”

Read Time:7 Minute, 3 Second

Pertefe Leka

f.199

Si u shkrua njё kryeartikull nga Petro Marko

Njё takim i parё dhe i fundit me kolosin e letrave shqipe, Petro Markon, ka ndodhё nё prill 1991, nё redaksinё e gazetёs “Republika”.

Sapo kishin filluar tё dilnin numrat e parё tё kёsaj gazete, dhe nё leximin e disa artikujve prej saj, mё kishte bёrё pёrshtypje njё shkrim pёr kёngёtarin e famshёm tё operas, Lukё Kaҫaj, i dёnuar nga regjimi i kohёs, pse propagandonte Fishtёn e Madh! Nё shkrim tregohej qё edhe pse i arrestuar, Luka,me karakterin e Malёsorit, i kishte recituar hetuesit vargje nga poezitё e poetit, pёr t’i vёrtetuar sa kombёtar dhe sa i vёrtetё ishte Poeti Gjergj Fishta!

Duke e njohur ngjarjen, sepse e njihnim nё Shkodёr, si dhe Ana Jakovёn, Zonjёn e tij, si gruan mё tё bukur dhe me karakter tё fortё, qё e pёrballoi me dinjitet burgun e tё shoqit, u nxita tё shkruaja, pёr fundin e kёsaj ideologjie famёkeqe, qё i solli kaq tё kёqia njerёzimit, tё denoncuar publikisht gjysёm shekulli mё parё, nga Branko Merxhani.

Pёr kёtё, u paraqita nё zyrat e kёsaj redaksie me njё shkrim nё dorё me titullin: “Pse nuk jam marksist!”, sipas artikullit tё Branko Merxhanit nё Revistёn “Pёrpjekja Shqiptare”.

Kur hyra Brenda, nё dhomёn e editorit ishin instaluar aparate tё thjeshta, njё telefon dhe makinё shkrimi, aty gjeta tё ulur zotin Petro Marko. E njoha menjёherё, nga fotot e publikuara tё tij. Dukej i lodhur, veҫse sytё i shkёlqenin. Si u pёrshёndeta, e nё komunikim e sipёr, i tregova se ҫfarё mё kishte shtyrё tё shkruaja atё titull. Sa dёgjoi titullin e shkrimit, ai u ngrit nё kёmbё me njё energji, i emocionuar mё tha:

 ”Oh, ҫ’ma kujtove mёsuesin tim…! Branko mё kishte thёnё: Tani je i ri, por mё vonё do tё mё kuptosh…!”, tani do tё shkruaj pёr kёtё.

Me 28 prill 1991, nё gazetёn “Republika” dolёn tё dy shkrimet nё njё faqe, ku nё vazhdimёsi tё artikullit tim ishte publikuar “Si u shkrua njё kryeartikull” nga Petro Marko dhe njё foto e tij me Branko Merxhanin. Nё artikullin e tij, Petro Marko, ndёr tё tjera, shkruante:

“ Si i ri qё isha e admiroja Brankon pёr karakterin e kulturёn e gjerё dhe pendёn e tij. Ai u bё mёsuesi im. Branko mendonte pёr njё revistё qё tё bёhej “shkollё” pёr rininё e etur pёr dije. Kёshtu lindi revista kulturore e pёrmuajshem “Pёrpjekja Shqiptare”.

Botimi i kёsaj reviste pёr publikun intelektual dhe pёr rininё shkollore, u cilёsua si njё eveniment i rёndёsishёm kulturor, pёr tё cilёn u bёnё bashkёpunёtorё nga elita intelektuale mё nё zё e kohёs, si: Aleksandёr Xhuvani, Lumo Skёndo, Skёnder Luarasi, Lasgush Poradeci, Eqrem Ҫabej, Ernest Koliqi, Vangjel Koҫa, Selaudin Toto, Ramiz Harxhi, Veli Stafa dhe tё rinjtё: Shefqet Musaraj, Nexhat Hakiu, Vedat Kokona, Musine Kokalari e tё tjerё.

Lёnda merrej nga filozofё e shkencёtarё botёrorё. Kёshtu, kjo revistё fitoi teren, sepse po kryente funksionin e njё instituti studimor, prandaj nuk mbeti pa rёnё nё sy tё qeverisё.

Petro Marko vazhdon nё shkrimin e tij:

Pasi botuam tre numrat e parё, u thirrёm tё dy nё ministrinё e brendёshme, ku vetё Musa Juka na tha: “Kam urdhёr nga Naltmadhnia t’iu komunikoj se nёqoftёse doni qё revista juaj tё vazhdojё tё botohet, duhet tё bёni njё deklaratё nё faqen e parё se ‘nuk jam komunist’!”

Si i ri qё isha, nxitova t’I pёrgjigjem: “Nuk kam bёrё deri mё sot asnjё deklaratё qё jam komunist, qё tё bёj njё tjetёr e ta mohoj!” Ndёrsa Brankoja, me pjekuri, iu pёrgjigj: “Zoti Ministёr, kёrkoj njё farё kohe qё tё mund tё mendohem dhe tё vij e tё pёrgjigjem…!”

Revista nuk u botua pёr tre muaj…Mbas tre muajsh heshtje, Brankoja mё tha: “E gjeta. Unё vёrtet nuk jam as marksist, as fashist. Jam njё demokrat, ulu tё diktoj e ta shkruash…”

U ula para makinёs sё shkrimit dhe, pёr habinё time, dёgjova titullin “Pse nuk jam Marksist!” Pa iu kundёrvёnё mёsuesit tim tё respektuar, shkrova nё makinё kryeartikullin e tij. Kur mbaroi sё diktuari, i thashё: “Atёhere unё po e heq emrin tim nga revista!” Branko mё pёrkёdheli flokёt dhe mё tha: “Je akoma i papjekur, je shumё i ri, mё vonё do tё mё kuptosh, jam mё se i sigurt!”

Petro Marko e njihte mirё filozofinё pozitiviste tё Branko Merxhanit, e njihte atё edhe si polemist me Tajar Zavalanin e Nebil Ҫikёn…dhe qё fitoi autoritet pёr zhvillim miqёsor tё pikёpamjeve qё donte vetёm tё ndёrtonte dhe jo tё asgjёsonte. Petro e kishte shtypur vetё nё makinё artikullin “Pse nuk jam marksist”, njё shkrim, i mirёstudiuar dhe i argumentuar me fakte, se socializmi ishte njё utopi dhe eksperiment pa tё ardhme…! Petro e dinte edhe se Neo-Shqiptarizma e Merxhanit ishte njё lёvizje kulturore ku shkruante : “Politikё s’ka! Vetёm Kulturё!”

E kisha dёgjuar me dhjetёra herё citatin e Niҫes nga Merxhani: “Njeriu duhet tё organizojё kaosin qё gjendet brenda vetes nё ‘Unin’ e tij”

E kishte kuptuar mё sё miri kёrkesёn e Merxhanit qё tё krijojё njё jetё mendore pёr Shqipёrinё me njё gjurmim shkencor serioz tё vazhduar, pёr realizimin dhe shpjegimin e vonesave historike…Nuk e kishte kundёrshtuar mёsuesin e tij se pёr Shqipёrinё ishin tё domosdoshme reformat e Ataturkut, qё do tё ishin njё bekim pёr shqiptarёt tё bёhej njё transformim i tillё…Petro tё gjitha kёto i mёsoi por ishte i vendosur nё idetё e tij.

Si i ri idealist dhe revolucionar internacionalist, me mendimin e barazisё dhe tё lirisё njerёzore, Petro u nis drejt Spanёjs mё 1937. Atje u bashkohet vullnetarёve tё Brigadёs “Garibaldi” dhe po atje merr pjesё nё mbledhjen e shkrimtarёve antifashistё ku ishin edhe Ernest Hemingway e Pablo Neruda.

Kthehet nё Shqipёri mё 1940, me mision nga Kominterni si komunist. Nuk shkon shumё dhe burgoset nga italianёt, si antifashist dhe internohet nё Palermo, nё Ustika. Sa ҫlirohet me pёrleshje nga Ustika po nё Itali, e arrestojnё gjermanёt, mё 1944 dhe shpёtoi vetёm nga ndёrhyrja e mёsuesit tё tij, nё shkollёn tregtare tё Vlorёs, shkrimtari i mirёnjohur shkodran, Ernest Koliqi. Peripecitё e tij s’kishin tё sosur, por kurrё nuk u mposht.

Ai i kishte shfaqur edhe mё pёrpara pikёpamjet e tij si patriot luftarak e atdhetar i devotshёm, kur ishte nё Fakultetin e Letёrsisё nё Athinё. Atje kishte pasё fёrkime me rektorin, i cili ia njihte pёr turp qё Petroja si himariot, tё ishte mёsues i shqipes.

Petro e ka pёrshkruar me respekt figurёn e mёsuesit shkodran Kolё Kamsi, qё i mёsoi gjuhёn e bukur shqipe:

“Kamsi ishte i heshtur, por punёtor i madh. E them me plot gojёn se na e mёsoi shqipen mirё, gramatikёn, poetёt tanё, historinё e shkrimit tё shqipes dhe kulturёn tonё…”

Ndaj pёrgjigjia e Petros rektorit ishte:

“Turp pёr ju qё ende jetoni nё kohё tё Bizantit!”

Replikё kjo qё i kushtoi pёrjashtimin,,,

Po ashtu, kur u mbyll revista “ABC” nga regjimi i Zogut, ku botonte me Migjenin, Zavalanin e Merxhanin, mbas njё gjyqi, e internojnё nё Porto Palermo, por edhe prej aty lirohet shpejt nga interesimi i Branko Merxhanit.

Por mё e rёnda pёr Petro Markon ishte arrestimi i tij nga shokёt e idealit komunist. Fillimisht e dёnuan me pushkatim, por fati e desh qё bёri burg dhe u desh ndёrhyrj e shokut tё tij tё shkollёs nё Vlorё, Hysni Kapos, qё t’i shpёtohej jeta. Tё gjitha kёto i pёrballoi me njё qendrim stoik, por pagoi me varfёri ekonomike, me pёrndjekje tё vazhdueshme, deri edhe me burgosjen e djalit poet, Jamarbёrit…Tashmё, besoj e kishte ndёrmend porosinё e Mёsuesit tё tij, Branko Merxhanit, tё cilin nё ditёt e tij tё mbrame e vlerёsonte si “Korife i publicistikёs shqiptare”.

Petro Marko nuk ishte mё pak se mёsuesi i tij. Ai la njё pasuri tё Madhe e tё pёrjetshme me krijimtarinё artistike. Nё moshёn 17 vjeҫare, kishte botuar vjershёn “Flamurit” nё gazetёn “Shqipёria e Re” tё Kostancёs. Proza e Petro Markos e shtrirё nё mё shunmё se 20 vepra, si romane e tregime, vepra autobiografike…me vlera artistike, historike e pasqyrojnё mё sё miri triumfin e dashurisё dhe tё humanizmit. Njёsimi i vetes tij me personazhet, solli vёrtetёsi nё traditёn e letёrsisё sonё.

Kёshtu Petro Marko, ka mbetur i pamposhtur nga mizoritё e botёs, nёpёr tё cilёn kaloi. Petro Marko ishte ndёr personalitetet mё tё persekutuara tё kohёs, qё mbijetoi me dinjitet. Pena e tij nuk pushoi sё shkruari deri nё ditёt e fundit tё jetёs..

Konspektoi Bardhyl Selimi, 7/5/2024

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Suedi: Nis festivali prestigjioz i këngës ‘Eurovision’
Next post Gabriel Escobar: Kosova mund të mos i ketë votat për KiE