Mediumi serb “Novosti”: Amerikanët dhe britanikët i kanë premtuar Kurtit raketa

Read Time:1 Minute, 36 Second

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sipas pretendimeve të mediumit serb “Novosti”, ka zhvilluar takim të fshehtë me ambasadorët e vendeve të QUINT-it, në Prishtinë të enjtën e 22 shtatorit, në kuadër të përpjekjes së tij për të fituar mbështetje drejt anëtarësimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Duke u thirrur në burime diplomatike, aty thuhet se ndër kërkesat e kreut të qeverisë, ka qenë edhe përfshirja e raketave me rreze veprimi deri në 10 kilometra, në pakon e fundit të ndihmës ushtarake amerikane e prezantuar fillimisht nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Ndërkaq, diplomatët perëndimorë i kanë garantuar Kurtit që këto çështje do t’i shtrojnë tek organet ushtarake dhe politike në Washington dhe në Londër.

“Përfaqësuesi i Amerikës theksoi se kërkesa e Kosovës që ndër të tjera të përfshijë sistemin e mbrojtjes për bazat e reja në veri të Kosovës – në ndihmat ushtarake të destinuara për to – do të pranohet dhe se SHBA-të do t’i furnizojë me tre sisteme të tilla”.

Kreu i qeverisë i ka informuar ata se Agjencia e Intelegjencës ka spikatur aktivitet të madh të forcave serbe “rreth bazave të sapoformuara të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës”, duke shtuar se shërbimet intelegjente të Kosovës “vlerësojnë se ky është urdhër i forcave të sigurisë serbe, me qëllim që personat e përmendur të sigurojnë koordinatat e sakta të bazave, në mënyrë që në rast konflikti të bëhen cak i artilerisë serbe”.

Kërkesë tjetër, gjithnjë sipas mediumit serb, ishte edhe paisja me koordinatat e pikave ku potencialisht janë të vendosur njësitë serbe.

“Në fund, Kurti kërkoi nga diplomatët e QUINT-it që forcat ndërkombëtare dhe strukturat e tyre të inteligjencës t’u dorëzojnë institucioneve në Prishtinë koordinatat e vendeve ku janë stacionuar forcat ushtarake dhe policore të Serbisë gjatë patrullimit të tyre ditorë, për të cilat përfaqësuesi i Britanisë së Madhe tha do t’ia përcjellë një kërkesë të tillë autoriteteve kompetente për miratim”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Komuna e Bujanocit nënshkroi kontratat me 134 afaristë lokal, ndan 24 miljon dinarë
Next post Aleksandër Vuçiq: Kurti ka kërkuar raketa me rreze mbi 10 km, kjo do të ishte katastrofë për ne