Nryshimi pritet të fillojë nga Durrësi

Read Time:1 Minute, 35 Second

Nga Skënder KAPITI

Nesër, me 14 Maj 2023 zhvillohen në Shqipëri zgjedhjet vendore për kryebashkiak dhe për këshillat bashkiakë.Beteja zgjedhore e cila ka marrë vëmëndjen më të madhe në rang kombëtar është ajo që zhvillohet në Durrës.

Kjo pasi pavarësisht përcarjes së demokratëve, në Durrës pritet që të fitojë kandidati demokrat, Z. Cara  i cili është personi bashkues jo vetëm i demokratëve por edhe se ai përfaqëson denjësisht gjithë opzitarizmin politik dhe atë publik të Bashkisë Durrës.

Kjo është aq e sigurtë sa vetëm ndonjë “aksident” apo “gabim” por më shumë vetëm nëqoftëse pushteti i Ramës do të përdorë  të gjitha burimet dhe potencialet qeveritare e deri dhe shitblerjen e votës e manipulimin zgjedhor gje qe do të bëntë të mundur që Carës t’i grabitet fitorja.

Garant për fitoren dhe për ndryshimin në Durrës është ajo se opinioni durrsak e njeh mirë dhe është mëse  i informuar për atë se cfarë i është bërë Durrësit në këto 23 vite të keqqeverisjes socialiste nga ky pushtet dëmsjellës, arrogant, anticivil dhe i papërgjegjshëm. Qytetari durrsak ka në kujtesë atë betonizim dhe degradim që i është bërë qytetit nga korrupsioni,abuzivizmi dhe mospëfillja e pushtetit vendor socialist dhe atij qëndror të rilindjes socialiste, sidomos nga binomi i së keqes Rama-Dako që e kanë marrë peng jo vetëm Partinë Socialiste por Bashkinë  e Durrësit.

Vetë kandidatura demokrate për kryebashkiak z. Igli Cara është zgjedhja më e mirë që kanë bërë demokracia dhe demokratët, si  dhe respekti qytetaresk e publik që kanë për Carën i japin shansin e fitores së ndryshimit që do fillojë nga Durrësi.

KJO DO BËJË TË MUNDUR QË DURRËSI ME CARËN  SI KRYEBASHKIAK  TË NDAHET NGA QEVERISJA E VJETËR E KORRUPSIONIT DHE NGA AJO  ANTIPUBLIKE E RILINDJES, DHE KJO DO BËJË TË MUNDUR KTHIMIN E BASHKISË NË SHËRBIM TË  QYTETARËVE .       

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Vuçiq pas takimit me Lajçakun: Kurti po do luftë
Next post Votuesit me 14 Maj  e shpallën Berishën “non grata”