Vetë emërtesa:Bashkësi e Komunave me shumicë serbe i jep asaj atributin e nje republike autonome brënda Kosovës

Read Time:3 Minute, 8 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Vetëm me faktin se zgjedhja e kësaj  emërtese të kësaj sajese si Bashkësi e Komunave me shumicë serbe  është shumë djallëzore dhe jep e krijon kushtet e funksionimit si një Republike autonome serbe brënda Kosovës,që më vonë ajo të shpallë pavarësinë dhe bashkimin me Serbinë.

Dhe pyesim se a do ta pranonte Serbia formimin e Bashkësisë së Komunave me Shumicë Shqiptare në Luginën e Preshevës?

Dhe pse ishpolitika e dhe ishpushteti në Kosovë  nuk këmbëngulën heret dhe në kohë për një gjë të tillë, dhe as ndërkombëtarët nuk ia kërkuan Serbisë këtë gjë për shqiptarët e Luginës së Preshevës?

Si është e mundur që as politika e Tiranës pozitë-opozitë nuk u shqetësuan dhe as nuk e mbështetën seriozisht  Kosovën, kur për pushtetin dhe qeverinë e kryeministrit aktual të Shqipërisë  tashmë dihet botërisht se ka qenë në një linjë dhe pro cdo plani të Beogradit dhe pro cdo presioni perendimor për coptimin e Kosovës dhe pro për lloj lloj kushtëzimesh e presionesh kundër saj,  por jo se opozita  e bërë copash ka bërë ndonjë gjë në mbështetje të Kosovës përvecse ndonjë retorike mjerane e sipërfaqësore.

Edhe opinioni publik në Shqipëri nuk është se ka treguar ndonjë ndjesi dhe interesim për cfarë duhet bërë dhe mbështetur Kosova. Ndërsa mediat televizive e gazetareske dhe intelektualët mediatikë e opinionistët  as që u ka interesuar por madje kanë qenë dhe janë edhe në dëm të Kosovës, përvecse shumë rrallë për të mos thënë se janë e numërohen me gishta.

Mosantaresimi i Kosovës në KiE nuk është dështim por është triumf i politikës dhe qeverisë së Kosovës mbi padrejtësinë edhe të atyre shteteve të cilat para 25 vitesh e cliruan Kosovën. BE dhe SHBA cuditërisht pas Pavarësisë së Kosovës punuan kundër shqiptarëve me qëllim për një rikthim “paqësor” të Serbisë në Kosovë duke përdorur lloj-lloj kurthesh, intrigash dhe eksperimentesh të padëgjuara më parë, sic është edhe ky farë Asociacioni për Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe, që do thotë formimin e një minishteti serb të botës serbe në Kosovë.

Që në vitin 2008 e kam porositur politikën kosovare në Librin tim “TRIUMFI I KOMBIT” se asgjë nuk u duhet dhënë serbëve të Kosovës më shumë se sa cfarë do të marrin shqiptarët në Kosovën Lindore.

Mirëpo fatkeqësisht politika e Kosovës ra në dorë të injorantëve dhe të atyre që u mashtruan shumë lehtë dhe bënë gjithfarë lëshimesh në dëm të Kosovës vetëm për interesa personale  pushteti dhe korrupsioni, pasojat e së cilës po i vuan sot Kosova.BE nuk ka pse të vendosë asnjë lloj kushti, dhe Kosova nuk duhet të tolerojë dhe të kapitullojë para kushteve e presioneve të BE-së me mos pranimin e Kosovës në KiE.

Kosova është e përjetshme dhe BE e KiE janë të përkohshme, dhe koha në të ardhmen nuk dihet se cfarë ngjarjesh sjell.

Kosova është e para dhe pastaj BE e KiE.

E pësoi një herë Kosova kur për liberalizim vizash humbi 8100 hektarë troje me Malin eZi.

Asociacionin me siguri që Serbia do ta përdorë më vonë për ta bërë territor të Republikës së Serbisë. Përderisa mjerisht dhe shumë fatkeqësisht pro këtij asociacioni është edhe politika zyrtare e Tiranës si dhe opozita e dështuar e Kosovës së cilës i takon “merita” e sjelljes dhe e kthimit  së kësaj gjëndjeje dhe derexheje  të dëmshme për Kosovën atyehere  zgjidhja do të ishte një Referendum popullor ku populli i Kosovës ta merrte përgjegjsinë për t’u shprehur mbi këtë sajesë antikombëtare të BE-së sipas planit serbo-sllav, formimin e Asosacionit të Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Formimi i Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe në Kosovë do ishte shpërblim për genocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Avancimi i Kosovës në NATO, Lancaster: Aleatët duhet të konsultohen
Next post Srebrenica kujtesë për historinë tonë kombëtare!