
Vuçiqi dhe Petkoviqi dramatizojnë situatën pas vendosjes së reciprocitetit
Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka thënë se vendimi i Kosovës për vendosjen e masave reciproke për letërnjoftime dhe që pas datës 30 shtator të anulojnë vlefshmërinë e targave “KM”, paraqet “goditje të drejtpërdrejtë për të gjithë serbët”.

“Është e papranueshme që përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të heshtin dhe të pretendojnë se janë të ngathtë ndaj këtij kërcënimi, konflikti dhe hakmarrjeje, ndërsa Albin Kurti përgatit fillimin e një konflikti të madh dhe sulmin ndaj serbëve në fund të shtatorit”, citohet Petkoviq nga mediat serbe.
Ndërsa, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se ka një ndryshim të plotë të situatës në Ballkanin Perëndimor.
“Ne jemi gjithmonë të gatshëm për dialog, ndërsa disa të tjerë nuk kanë qenë kurrë të gatshëm për një bisedë thelbësore dhe kanë mbështetjen e fuqive perëndimore”, tha ai.
“Ata (qeveritarët në Kosovë) janë plotësisht të mbështetur nga Britania e Madhe dhe Gjermania”, tha Vuçiq.
“Ata morën dy vendime. Njëri ka të bëjë me ndalimin e hyrjes me letërnjofime, dhe tjetri është një vendim me qëllimin e vetëm “për të dëbuar serbët nga veriu”, për të krijuar “një stuhi të re””, tha ai.
“Këtu është e qartë se nuk ka dialog dhe bisedime. Do të ketë shumë probleme. Ne gjithmonë do të përpiqemi ta ruajmë paqen, por këtë nuk e duan të tjerët, jo vetëm shqiptarët nga Kosova, por edhe mentorët e tyre”, tha Vuçiq.

Më shumë storie
Serbia paraburgos një muaj ish-policin nga kosova
Ish-zyrtarit policor të Njësisë Speciale Operative, Arbnor Spahiut i cili u ndalua në Serbi, i është caktuar masa e paraburgimit...
Vlerësime dhe refleksione rreth librit të Prof.dr. Eshref Ymerit “Rezonanca magnetike” për Rusinë dhe rusët”
Akademik Prof.dr. Beqir Meta Profesor Eshref Ymeri na sjell një botim të ri jashtëzakonisht interesant për botën shqiptare, i cili...
`Defender 25`, Osmani e Kurti: Kosova e gatshme për anëtarësim në NATO
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kanë vizituar nga afër ushtarët e FSK-së dhe...
NJË LIBËR ME TË VËRTETA TRONDITËSE I PROF. DR. ESHREF YMERIT
SHPENDI TOPOLLAJ (Rreth librit “Rezonanca magnetike” për Rusinë dhe rusët”) Fill pas 24 shkurtit të vitit 2022, kur për...
Gjykata Kushtetuese e Serbisë refuzon të ja rikthejë adresën e pasivizuar qytetarit nga Medvegja
Safet DEMIRIT, nga Medvegja i mohohet e drejta për të kthyer adresën edhe nga Gjykata Kushtetuese e Serbisë. Spastrimin etnik-diskriminimin...
Deklarimi i Kurtit nxit reagime në Kosovë e Maqedoni të Veriut
Deklarimit të kryeministrit Kurti, se çështja e gjuhës i takon Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut dhe se duhet të...
Average Rating