Jens Stoltenberg: NATO dhe BE po punojnë për Ballkanin dhe Kosovën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian ka folur edhe për Kosovën.
Derisa po fliste për bashkëpunimin mes BE-së dhe NATO-s, ai e përmendi edhe Kosovën, duke thënë se si NATO-ja po ashtu edhe BE-ja, ‘po punojnë dorë për dore në Ballkanin Perëndimor dhe në Kosovë.
“Është mirë që të shohësh që vit për vit ne kemi qenë në gjendje të forcojmë bashkëpunimin mes NATO-s dhe Bashkimit Evropian, në kibernetikë, në hapësirë, në infrastrukturën kritike, në lëvizshmërinë ushtarake dhe ne punojmë dorë për dore në Ballkanin Perëndimor, në Kosovë”, tha Stoltenberg, gjatë adresimit në PE.
Ndryshe, shefi i NATO-s gjatë ditës do të takohet edhe me të presidentën e Kosovës Vjosa Osmanin, me të cilën do të realizojë takim bilateral.
Osmani dhe Stoltenberg do t’u adresohen gazetarëve në një konferencë të përbashkët për media, pas përfundimit të takimit.
Më shumë storie
Letër falenderimi Presidentit amerikan Bush, 17 Shkurt 2008 nga “Drenica” Durrës
Shpallja e Pavaresise se Kosoves diten e djeshme ka bere qe qytetaret e Durresit dhe me gjere te fillojne festimet...
28 Nëntori: Shqiptarët në mbarë botën festojnë ditën e Flamurit Kombëtar
113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët sot kremtojnë ditën e Flamurit Kombëtar, ditë kjo që ka hyrë...
28 Nëntori: Vjosa Osmani, iu bashkuan festimeve për 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, iu...
Mal Berisha Jeta e nje ambasadori
Mal Berisha Herman Bernstein Tiranё Edualba 2017 Gjatё panairit tё librit 2025 nё Tiranё, m’u dha rasti ta takoja autorin...
Nuk votohet qeveria Konjufca, Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme
Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër formimit të qeverisë me kryeministër Glauk Konjufcën. Pro formimit të propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje...
Kuvendi i Kosovës: Nesër dy seanca, financimi i RTK-së në seancën e jashtëzakonshme
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë nesër dy seanca plenare, ku një nga pikat kryesore të rendit të...

Average Rating