Situata në veri, reagon kryeministri Rama: Kriminelët para drejtësisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për sulmin në Kosovë. Përmes një reagimi, Rama deklaroi se kriminelët, autorët e ngjarjes, duhet të dalin para drejtësisë.
“Tragjedia e humbjes së jetës së efektivit të Policisë së Kosovës është këmbana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur. Kriminelët që i morën jetën një njeriu të pafajshëm, i cili shërbente nën uniformën shtetërore të forcave të rendit të Republikës së Kosovës, duhet të dalin përpara drejtësisë”, ka shkruar Rama.
Tutje ka thënë Rama se komuniteti euroatlantik duhet të mbledhë të gjithë forcën e tij imponuese dhe të ulë pa kthim, Kosovën dhe Serbinë në tryezën e Dialogut të Normalizimit.
“Thirrja e një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikëqyrjen e garancinë e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, e njëkohësisht marrja e të gjitha masave të jashtëzakonshme me KFOR-in, për moslejimin e eskalimit të mëtejshëm të situatës, janë një domosdoshmëri strategjike jo vetëm për rendin e sigurinë në Kosovë sot, po edhe për paqen e të ardhmen e rajonit nesër, përpara sesa kriza e zgjatur në Veriun e Kosovës të dalë jashtë kontrollit e të kthehet në një zjarr destabilizues për krejt rajonin”, përfundon Rama.
Më shumë storie
Disa këshilla për drejtuesit e protestave patriotike rinore e qytetare
Nga Skënder Sadri KAPITI Rinia patriotike gjithshqiptare që po protestoni prej më shmë se dy muaj, mos lejoni që sakrificën...
Triumfi i Kombit/Askush nuk mund t’a pengojë Lëvizjen e Historisë
Nga Skënder Sadri KAPITI Askush, asnjë armik sado i madh nuk ka mundur të pengojë Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, Lëvizjen e...
Protestat për Triumfin e Kombit/News 24 krenari kombëtare
Nga Ilir Teki Skrapari Prej 51 ditësh në Shqipëri po mbahen protestat më të mëdha patriotike në Historinë e Shqipërisë.Janë...
Pa TV NEWS 24, Protestat e Lëvizjes për ‘Triumfin e Kombit’ do ishin në terr informativ
Nga Skënder Sadri KAPITI Po mbushen 50 dItë që në Tiranë rinia patriotike dhe qytetarët shqiptarë po mbajnë e zhvillojnë...
Lëvizja për Triumfin e Kombit: Protestat paqësore patriotiko-demokratike të Rinisë shqiptare
Skënder Sadri KAPITI Këtë shkrim të mëposhtëm po e dergoj për botim me rastin dhe në mbështetje të protestave patriotike të Brezit të...
Rama për DW: “Nuk ka humbje besimi në Shqipëri”
Shqiptarët po protestojnë çdo ditë kundër një projekti të planifikuar për turizëm luksoz të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e...

Average Rating