Kosova alarmon se procesi i regjistrimit të popullsisë në Serbi, po bëhet në dëm të shqiptarëve
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi deklaroi se procesi i regjistrimit të popullsisë në Serbi, po bëhet në dëm të shqiptarëve dhe kërkon që të ketë përfshirje urgjente të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Ai deklaroi se OSBE-ja duhet të jetë e përfshirë dhe prezent në procesin e regjistrimit të popullsisë në Serbi, në zonat ku jetojnë shqiptarët.
Një deklarim të tillë e ai ka bërë në llogarinë e tij në Twtter, duke theksuar se procesi i regjistrimit atje, po bëhet me manipulime në dëm të shqiptarëve.
“Ka pengesa agresive dhe të shënjestruara për regjistrimin e shqiptarëve në Serbi”, shkroi Bislimi në llogarinë e tij.
“Sidomos në Medvegjë, janë vetëm tre komisionarë që flasin shqip dhe të gjithë janë të vendosur në zona të pabanuara nga shqiptarët”, saktësoi në deklarimin tij, Zëvendëskryeministri Bislimi.
“Ka nevojë urgjente për përfshirjen e OSBE-së për t’i parandaluar këto manipulime”.
Më shumë storie
Publicistit, e veprimtarit, Refik Hasanit, i ndahet Mirënjohje
Dje, në Takimin PanShqiptar, që u mbajt në Hotel ,,EMERALD’’, në Prishtinë. Të pranishëm ishin shumë mysafirë Nderi nga hapsira...
Tomas Szunyog: BE pret që Kosova e Serbia të zbatojnë marrëveshjen për normalizim
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të...
James O’Brien kërkon themelimin e Asociacionit dhe zbatimin e marrëveshjeve
Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përparim...
Emanuel Macron bisedë telefonike me Kurtin: Zbatim të plotë të marrëveshjeve
Presidenti i Francës, Emanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Albin Kurti, ka bërë të ditur Presidenca franceze...
Veprimtari dhe Profesori Ibrahim KADRIU, nga Presheva i Ftuar Nderi në ,,Takimi i Madh i Prishtinës, i 27 prillit 2024″
Ish-Kryetar i Kuvendit për Autonomi të Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit, në Referendumin e mbajtur më datën 1 e 2 mars të...
Dështoi iniciativa qytetare për largimin e kryetarëve në veri të Kosovës
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, në konferencën e katërt me radhë, për procesin e votimit për apo...
Average Rating